[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Jeta: detajim, pasurim, thuktezim
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 69:
Më pas, Delvina mbështeti luftën kundër bandave esatiste më 1920 dhe ndihmoi në përfundimin me sukses të luftës së Vlorës kundër pushtuesve italianë. Po kështu si kryetar i qeverisë nënshkroi protokollint italo-shqiptar të datës [[2 gusht]] [[1920]] për zbrazjen e Vlorës nga ushtria italiane. U çmua shumë për ndihmesën e tij në këtë luftë dhe mbylljen që iu bë këtij fërkimi. Në nëntor, për shkak të një "krize nervore", u detyrua të heqë dorë nga posti i kryeministrit<ref name=":1">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E]]., [[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)|''Kujtime 1885-1925'']], Tiranë: IDK, fq. 449-451, fq. 579.</ref>.
 
Qe deputet i prefekturës së Gjirokastrës i zgjedhur dy herë më 1921 dhe 1923<ref>Estrefi, D., [http://www.parlament.al/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf ''Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005''] - Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2005 fq. 13-17.</ref>, nga 1921 deri më 1925<ref name=":0">[[Kastriot Dervishi|Dervishi K]]., [[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet|''Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet'']], Tiranë: "55", 2012. fq. 1110110. ISBN 978 9943 56 22 5</ref>.
 
U thirr prapë në detyrë si Ministër i Brendshëm në qeverinë e Iljaz bej Vrionit, [[11 korrik]] [[1921]] deri më [[16 tetor]] 1921. Në këtë detyrë ndenji 3 muaj e 5 ditë.
Rreshti 75:
Mori pjesë në [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjen e qershorit]] 1924 dhe në qeverinë e kryesuar nga [[Fan Noli]] u emërua ministër i Punëve të Jashtme për periudhën nga [[16 qershor]] 1924 - [[24 Dhjetor|24 dhjetor]] 1924.
 
Pas dështimit të këtij revolucioni, Delvina u largua nga [[Shqipëria]] për në Itali, pak vite pas mërgimit mësoi se kishte një sëmundje të rëndë. Ahmet Zogu pagoi të gjitha shpenzimet e duhura për ta kuruar, më 1928 rikthehet në Shqipëri, por sëmuret sërish në fillim të 1932. Për shkak të sëmundjes shkon në Vlorë, ku edhe vdiq më 1 gusht 1933.<ref name=":0" />
 
U varros në qytetin e lindjes ku qe varrosur edhe vëllai i tij pak muaj më parë, Namiku.