[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullime teknike duke përdorur AWB
v Rregullime Markup-i duke përdorur AWB
Rreshti 1:
'''Tarikati Halveti''' e ka marre emrin nga sherbimi dhe nga udheheqesi i tij shpirteror. Ate sherbim qe e kane kaluar dhe Profetet me rradhe si:Hz.Musai (a.s) ne malin Turisina,Hz. Nuhi(a.s) ne varken e tij, Hz.Isa (a.s) ne pyll, Hz. Muhammed (a.s) ne shpellen e malit Hira, Aty i ka ardh dhe Profetesia (rivelata hyjnore) me ajetet e para “Ikre bi ismi rabike ledhi halek” Lexo ne emrin e Zotit tend i cili eshte Krijues. etj... Sherbim qe e bejne dhe Tarikatet e tjera pa perjashtim.
 
=== Tarikatet ===
Te gjithe Tarikatet posi lulet e bukura te Islamizmit, ndezen zjarrin per atdhedashuri tek njerezit. Perhapen misticizmin Islamik ne te gjithe vendin. Keshilla e Tarikatit dhe dashuria e Ehlibejtit jane nyja e bashkimit dhe vellazerimit te muslimaneve. Ishte mendësia jone liberale dhe filozofike qe gjeti nje perkrahje dhe mbeshtetje te gjere nder njerez. Dhe ishte pikerisht kjo mendësi fillesa e perhapjes se tarikateve edhe ne Shqiperi, ku nepermjet mesimeve te dashurise ne emer te Zotit dhe njeriut te ndihmohej njeri-tjetri, ku mëkohej dashuria per atdheun dhe besimin.
 
=== Fillesa në Ballkan dhe historiku në Shqipëri ===
[[Tarikati]] Halveti është tarikati më i përhapur në [[Ballkan]] gjate periudhës osmane. Në veçanti në shekujt XVdhe XVI nëpërmjet këtij tarikati në shumë vise të Ballkanit, e si pjesë e tij edhe në trojet shqiptare, është prezentuar botëkuptimi sufik i fesë islame. Tarikati Halveti duke filluar prej shekullit XV ka qenë rruga mistike më e përhapur në botën islame. Ky tarikat është themeluar nga ana e nxënësit dhe muridit të Ibrahim Zahid Gejlaniut, Omer el-Halvetiut (v.750/1349). Në [[Shqipëri]] gjatë diktaturës me ndalimin e besimit fetar dhe mbylljen e institucioneve të kultit ndaj Zotit në vitin 1967, pas rënies së sistemit komunist Tarikati Halveti u ringrit fillimisht nga [[Sheh Muamer Pazari]] në fillim vitet '90 me rihapjen e Teqeve në mbarë vendin.
 
=== Kuptimësia ===
Halveti (vetmia) ishte njëra nga trajtat më të preferuara në pastrimin dhe edukimin e unit nga ana e sufijve që nga periudhat më të hershme dhe pranohej si një nga parimet themelore të jetës askete. Mirëpo themeluesi i Tarikatit Halveti, Omer el-Halvetiu atë e ka bërë themel të jetës sufike dhe e ka sistematizuar në formë të tarikatit të veçantë. Edhe pse themelues i Tarikatit Halveti është Omer el-Halvetiu, vendosja e parimeve themelore dhe përhapja e këtij tarikati në të katër anët e botës është bërë nëpërmjet kryeplakut të dytë, piri thani, të këtij tarikati, Sejjid Jahja Shirvaniut (v.862/1457 ose 868/1463-64) dhe halifeve të tij.
 
=== Degëzimet ===
Tarikati Halveti pas Sejjid Jahja Shirvaniut është ndarë në katër degë kryesore:
 
Rreshti 39:
Duke i marrë për bazë këto katër degë dhe themeluesit e tyre, Tarikati Halveti është degëzuar edhe në shumë nëndegë të tjera, varësisht nga koha dhe vendi i veprimit.(411 Procesi edukativ-arsimor sufik (sejr-i suluk)
 
=== Mistiçizmi fetar ===
Ne Tarikatin Halveti bëhet nëpërmjet përkujtimit të shtatë emrave të Allahut xh.sh. (esmau‟s-seb‟a), edhe atë: La ilahe illallah, Allah, Hû, Hakk, Hajj, Kajjum, Kahhar.Shumica e studiuesve të Tesavvufit këtë tarikat e përkufizojnë si rrugë e pushtimit me dëshminë e njëshmërisë së Allahut nëpërmjet shtatë emrave me qëllim të pastrimit të shpirtit dhe unit. Halvetijtë përballë shtatë emrave të Allahut që i përkujtojnë në ritualet e zikrit, kanë vendosur shtatë cilësi të unit njerëzor (nefs). Shtatë cilësitë e nefsit janë:
 
Rreshti 50:
7. Nefs-i kamile - nefsi i përsosur.
 
=== Rituali i Zikrit ===
Proporcionalisht me zhvillimin dhe ngritjen e gradave të unit, ngrihen dhe zhvillohen edhe stërvitjet (rijada), ekzorcizmat (evrad), procesi edukativ (suluk), platforma ontologjike (mertebe-i vuxhud), gjendja shpirtërore (hal), drita (nur) etj. Disa sufij janë të mendimit se ndërmjet Allahut dhe njeriut ka shtatëdhjetë mijë perde, disa prej drite e disa të errëta. Secila prej shtatë gradëve përkon me nga dhjetë mijë perde dhe në fund të procesit edukativ sufik, muridi (dishepulli) arrin të shkrihet në njëshmërinë e Allahut xh.sh. dhe të ekzistojë vetëm me të (fena fil-lah ve beka bil-lah). Rituali i dhikrit me zë i cili bëhet në ditë të caktuara në teqetë halvetiane është i emërtuar si darb-i esma. Përveç përkujtimit në teqe, muridët halveti kanë edhe përkujtime dhe ekzorcizma individuale që i praktikojnë në çdo moment të jetës së tyre.
 
=== Referenca ===
*Studim i kryer nga Zamir Shehu përfaqësues i Tarikatit Âl-ijje Halvetîjje Rramazânîjje
*(412 - 411 Për ndarjen skematike të degëve dhe nëndegëve të tarikatit Halveti shih: