[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v vura linqet per disa emra autoresh,
No edit summary
Rreshti 4:
Viteve tridhjetë shfaqi ambicjet e para letrare<ref>https://books.google.ca/books?id=Y8jqAAAAMAAJ&q=%22Mark+Ndoja%22+Koliqi&dq=%22Mark+Ndoja%22+Koliqi&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjBkcCQ9tXYAhVNMd8KHRI9CAgQ6AEINjAD</ref> dhe pati formim në traditën klasike duke njohur mirë latinishten dhe greqishten e vjetër, italishten, dhe gjermanishten<ref>http://www.zemrashqiptare.net/news/id_3695/Sadik-Bejko:-Fabrikim-i-disident%C3%ABve-t%C3%AB-rrem%C3%AB-(II).html</ref>. Iu bashkua Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në krah të komunistëve, duke u bërë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare dhe duke marrë pjesë në luftë.<ref>https://books.google.ca/books?id=qUudBQAAQBAJ&pg=PA288&dq=Mark+Ndoja&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjJguyJ4tXYAhXmUN8KHTJnDnQQ6AEIPDAD#v=onepage&q=Mark%20Ndoja&f=false</ref>
 
Zgjidhet deputet në parlamentin e parë pas lufte,<ref>http://www.genchoti.com/artikuj/3-perse-lindi-desidenca-shqiptare/</ref> jep mësim letërsinë në Institutin Pedagogjik, në prill 1946 emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe më 28 janar 1947, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit të Shkencavet (Akademisë së sotme të Shkencave). Më 1950 emërohet Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve<ref name=":0" />. Por nis rënien në vitin 1954, kur shkarkohet nga funksionet, përjashtohet nga partia, dhe emërohet mësues në gjimnazin "Qemal Stafa". Megjithëse ishte anëtar i Partisë Komuniste, arrestohet në vitin 1955 për kritikë ndaj rolit të Partisë Komuniste Shqiptare në letërsi, dhe si pjesë e akuzës iu përmend përkthimi i një satire të poetit romantik gjerman Hajnrih Hajne mbi Kaizerin në poemën e vet "Gjermania, një përrallë dimri"<ref name=":0" />. Në 16 janar 1956 dënohet me gjashtë vjet burg "për agjitacion dhe propagandë" prej të cilëve bën katër, dhe nga viti 1960 deri në vitin 1964 bashkëpunoi si përkthyes i jashtëm i Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", duke përkthyer shkrimtarë shqiptarë në italisht.
 
Në fund të 1964-ës internohet në ishullin e Zvërnecit, prej ku në fillim të vitit 1968 goditet nga një ictus cerebral dhe pas gjashtë muajsh lirohet.<ref name=":0" />
Rreshti 10:
Një pjesë e botimeve të Ndojës u bënë mjaft pas vdekjes së tij, nga i biri, studiuesi [[Leka Ndoja]], prej dorëshkrimeve që Ndoja nuk mundi t'i botonte gjatë komunizmit.
 
Përveç përkthimit të plotë të Komedisë Hyjnore, Ndoja ka përkthyer gjashtë këngët e para të Iliadës së Homerit dhe një cikël satirash dhe epistulash të Horacit. Përkthimi i Komedisë është i dyti i plotë në shqip pas atij të Pashko Gjeçit në 1960, i vetmi që gjendet dhe në versionin taktil braille për ata që nuk kanë shqisën e të parit<ref>http://shqiptarja.com/kulture/2730/-komedia-hyjnore-perkthimi-i-ndojes-dhurate-per-te-verberit-321040.html</ref>.
 
Ka botuar përpara çlirimit ''Hode Mark Kapidanit'', (Bot. Françeskane: 1933), dy vëllime me poezi pas çlirimit, ''Vjersha dhe Poema'', (Tiranë, Naim Frashëri: 1951, ) dhe ''Roja: poemë'', (Tiranë, Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve: 1949), ka përgatitur dhe një tekst letërsie për shkolla, ''Letërsia e huej'', (Tiranë, Instituti pedagogjik:1947)
 
Pas viteve nëntëdhjetë iu botuan ''Ded Gjon Luli'', Tragjedi, 1994<ref>http://www.radiandradi.com/lazer-radi-dede-gjo-luli-permes-kujtimesh-dhe-vepres-se-mark-ndojes/dr-lazer-radi/arkivi-dr-lr-dr-lazer-radi/</ref>; ''Kritika Klasike dhe leksione greko-romake'', Tiranë, 2003; ''Antologji'' ''(nga Dante te D'Annunzio)'', Tiranë, 2012; ''Letërsia Botërore'', Tiranë, 2006-2013; 2 vëll, ''Lirika e Fishtës dhe tekste të tjerë'', Tiranë, 2006.<ref name=":0" />
 
Përkthime në shqip: ''Komedia Hyjnore'', ''Ferri'', Dante Alighieri (Dituria: 1998); ''Purgatori'', (Pakti: Tiranë: 2005); ''Parajsa'', (Pakti, Tiranë: 2016). Homeri, këngët I-VI, (tek Homerus: Iliada, poezia epike dhe përkthimi, Tiranë, 2011). Horaci, ''Satira dhe Epistula'', (Lezhë, Lisitan: 2004). Nga shqipja solli në italisht poezitë ''Andrra e jetës'' të [[Ndre Mjeda|Ndre Mjedës]], ''Nji gjethe vjeshtet'' të [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtës]] dhe [[Kënga e Sprasme e Balës|''Këngën e sprasme të Balës'']] të Zef Serembes. Në dorëshkrim i kanë mbetur dhe një vëllim me poezi, ''Jehe të mekuna'', dy vepra mbi Skënderbeun, dhe ''Lavdi e shekujve'', tragjedi, dhe trilogji kreshnike, roman në vargje.<ref name=":0" />
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]