[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Vendosje Linqesh
v Vendosje Linqesh
Rreshti 11:
Në periudhën 2001 – 2002, ai ka punuar pranë Bankës Amerikane të Shqipërisë si Drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm dhe Përputhshmërisë, si dhe është angazhuar për hapjen e degëve të kësaj banke.
 
Në periudhën 2002 - 2004, zoti Sejko është rikthyer pranë [[Banka e Shqipërisë|Bankës së Shqipërisë]] në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Ekzaminimeve në Vend, në Departamentin e Mbikëqyrjes.
 
Në periudhën 2004 – 2010, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese pranë Bankës Raiffeisen si Drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Përputhshmërisë dhe Marrëdhënieve me Qeverinë, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Leasing sh.a., Drejtor i Divizionit të Korporatave Raiffeisen Bank; dhe ndër të tjera ka shërbyer edhe si anëtar i Komitetit të Kreditit të Bankës, anëtar i Komitetit të Menaxhimit të Aktiv-Pasiveve, Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Raiffeisen Leasing dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Fondit të Pensioneve.