Gjon Markagjoni: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Jeta: rregullime shume te vockla
vNo edit summary
Rreshti 4:
Gjon Marka Gjoni lindi pinjoll i derës kapidanore të [[Familja e Gjonmarkajve|Gjonmarkajve]], dhe ishte djali i vetëm i Mark Gjon Markut i njohur ''Marka Gjoni''<ref name=":1">Koliqi E., ''Gjon Marka Gjoni Kapidan'i Mirditës'', Romë: "[[Shêjzat]]" vj. X, nr. 5-6, fq. 152-156.</ref> dhe Davës të Kolë Radës<ref name=":0" />''. '' U mbrua përmes rragatave që ia përshkuan krahinën e prirë prej derës së tij. Mbas vdekjes së të atit, më 1925, i doli prija dhe trashëgoi përgjegjësinë për të udhëhequr Mirditën sipas tagrit historik të derës si autoritet moral.
 
Më 1904 mu martua me Mrikën e Gjokë Pjetrit, nga fisi i Pervizëve të [[Rrethi i Kurbinit|Kurbinit]], dhe patën pesë djem e pesë vajza.<ref>Nakovics B., ''Kapidan Gjon Marka Gjoni'', gjonmarkagjoni.com, marrë më 16 janar 2015.</ref>
 
Prej vitit 1926 deri në vitin 1928 ndërmori bajrak për bajrak pajtimin e gjaqeve dhe ndreqjen e ngatërresave. Kësodore, pas dy pajtimeve të familjeve të rëndësishme, iu rrit zëri anekënd krahinës. Shprehja fjalëpake që diktonte apelimin përfundimtar "Në mos të pelqefët gjygji, tek a' Gryka e Oroshit"<ref>Gjeçovi Sh., ''Kanuni i Lekë Dukagjinit'', Shkodër: Botime françeskane, 2010.</ref> gjeti pikëmbështetje të themeltë e jehonë të mëtejme me veprimtarinë e gjerë të Kapidanit përgjatë vjetëve që pasuan. Më 28 gusht të 1937 mblodhi popullin në Abacinë e Oroshit për të jetësuar ripërcaktimin e disa nyjeve për t'iu përshtatë nevojave që afronin kohët e reja.<ref>''Lajme rrokull Shqypnís'', Shkodër: "[[Hylli i Dritës]]" vj. XIII, korrik-gusht 1937, nr. 7-8. fq. 417-418.</ref>