[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Rrugët e komunikimit: Nuk ka asnje reference ose projekt konkret per nje rruge te tille.
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 150:
Duke qënë një pikë takimi midis ultësirës perëndimore dhe fushës së [[Elbasani]]t, ashtu si midis veriut dhe jugut të vendit kanë mundësur që në kohë tepër të lashta ndërtimin dhe kalimin e rrugëvë të rëndësishmë nëpër zonën e Dumres. Në veri të saj ne vitin 146 [[p.e.s]] filloi ndërtimi i rrugës [[Egnatia]], me urdhër të konsullit roman te Maqedonisë Gaio Injacio, emrin e të cilit mori rruga më pas. Sot, përgjat rrugës së vjetër kalon rruga shtetërore qe lidh [[Porti Durrës|Portin e Durrësit]] me pikën kufitare të [[Kapshticë]]s, për të kaluar më tutje në [[Greqia|Greqi]].
Rrugët e para moderrne në brendësi të zonës së Dumres, janë ndërtuar pas shpyllëzimit te zonës, proces që filloi ne vitin 1951. Këto rrugë lidhin fshatrat me njëri-tjetrin, por edhe qytetet që rrethojnë zonën, e pikërisht duke kaluar nëpër territorin e Dumres.
Ne vitet e fundit është ndërtuar rruga që lidh [[Elbasani]]n me qytetin e [[Lushnja|Lushnjes]], duke zvogëluar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga një qytet ne tjetrin. Në vitin 2011 kanë filluar punimet për ndërtimin e [[autostradë]]s që lidh kryeqytetin e [[Shqipëria|Shqipëris]] me pjesën jugore të vëndit duke kaluar nëpër territorin e Dumres. Zona ka një numër të konsideruar rrugësh të brëndshmë, por shumica e të cilave nuk janë të asfaltuara edhe gjatë stinave me shira qarkullimi vështirësohet.
 
==Ekonomia dhe vënde për tu vizituar==