Vendbanimi prehistorik i Dunavecit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Kulturën e vendbanimit të Dunavecit mund ta ndajmë në dy faza zhvillimi, Dunavec I dhe Dunavec II. Secila nga këto forma ka njohur disa horizonte jete. Ai më i hershmi është i lidhur me një vendbanim të tipit palafit kurse horizontet e tjera të mëvonshme me banesa të ngritura direkt mbi tokë. Faza Dunavec II paraqet ngjashmëri të plotë me kulturën e Cakranit. Kjo vihet re në një tokë elementësh që janë karakteristike për dy vendbanimet. Po rrjeshtojm këtu qeramikën e zezë e gri me lustër, qeramikën me brumë të kuq, qeramikën barbotine, përsëritjen e të njëjtave forma të enëve e të onamenteve plastike, sidomos të asaj në formë të bërthamës së kumbullës, të zbukurimeve me gërvishje dhe ritonet me 4 këmbë, të cilat riprodhojnë formra identike dhe kanë edhe ato Ornamente etj. Ne këtë mënyrë neolitin e mesëm të vendit tonë e njohim sot nga dy faza zhvillimi: Dunavec, të cilën do ta quajmë Proto Cakran dhe Cakran (dhe Dunavec II). Gërmimet e këtij viti në Dunavec hodhën dritë mbi një problem të rëndësishëm dhe pikërisht në atë të raporteve midis Dunavecit dhe fazës Maliq II. Këto dy kultura i përkojnë kohëve të ndryshme, njëra neolitit të mesëm e tjetra epokës se bakrit, megjithatë vihen re disa elementë të rëndësishëm kulturorë që i venë në raport me njëra tjetrën. Së pari është qeramika e zezë dhe gri me lustër, e cila nga përpunimi i saj nuk paraqet asnjë ndryshim. Ajo është e shoqëruar me të njëjtat forma dhe është e zbukuruar me të njëjtat ornamente si kanelyrat dhe pikturimi gri, zbukurime këto që paraqesin një identitet të plotë. Në përgjithësi në zbukurimin e enëve ka po të njëjtat koncepte si në përdorimin e gjerë të zbukurimeve plastike dhe të gërvishjes (në Dunavec e Maliq II), pavarësisht nga variantet që mund të konstatohen në zgjedhjen e motiveve, të cilat janë të ndryshme. Së fundi duhet të përmendim edhe ngritjen e banesave palafite si në Dunavec ashtu edhe në Maliq II, e cila nuk është një gjë e rastit, por një fakt tjetër i rëndësishëm që dëshmon për ruajtjen e një tradite që shpreh edhe një herë këtë lidhje kulturore midis tyre. Natyrisht kjo tërësi elementësh të përbashkëta nuk është e rastit, ajo dëshmon më së miri për ruajtjen e elementit etnik. Këto fakte na japin të drejtë të mendojmë për origjinën autoktone të kulturës së eneolitit, e cila u formua si ringjallje ose ripërtëritje e elementëve autoktone të neolitit të mesëm, të cilat gjatë epokës se neolitit të vonë, në rrethana të caktuara historike, pothuajse u zhdukën, u bënë minoritet.<ref name="Dunaveci">{{cite book|author=Myzafer Korkuti|title=Mbi rezultatet e gërmimeve të vitit 1973 në vendbanimin neolitik të Dunavecit . In: Iliria, vol. 3, 1974. pp. 383-387|url=http://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1974_num_3_1_1159|language=shqip}}</ref>
 
==Referencat==
{{reflist}}
 
 
{{Code4CultureAlbania}}