Programimi i orientuar në objekte: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Historia: përmirësime teknike, zëvendësova: Gusht → gusht duke përdorur AWB
code
Rreshti 24:
; Metoda : Paraqet sjelljet dhe aftësitë e një objekti.Metodat mund t'i shohim si procedura ose funksione. Procedurat jane metodat qe nuk kane vlere kthese, ndersa funksionet jane metoda qe kthejne dicka si rezultat i ekzekutimit te asaj metode. Pra, objekti ka aftësinë për të lehur, dhe për atë arsye ky objekt përmban metodën <code>leh()</code>. Objekti mund të përmbaj edhe metoda tjera si p.sh. <code>ulu()</code>, <code>ec()</code>, etj.
; Dërgimi i mesazhit : Procesi me anë të cilit objekti dërgon të dhëna një objekti tjetër, ose kërkon nga një objekt tjetër që ta thërras një metodë<ref name="quarks_oop" />.
; Trashëgimi : Nënklasat paraqesin versione të veçanta të klasave, ku këto i ''trashëgojnë'' tiparet dhe sjelljet nga klasat e tyre prindërore. Nënklasat mund të përmbajnë tipare dhe sjellje shtesë, përsipër atyre që i kanë trashëguar nga klasat prindërore. Për shembull, klasa <code>Qeni</code> mundet ti ketë nënklasat <code>PitBull</code>, <code>Doberman</code>, etj. ku objekti <code>Peofi</code> do t'ishte instancë e nënklasës <code>PitBull</code>. Nëse në klasën <code>Qeni</code> e kemi të definuar metodën <code>leh()</code> atëherë të dy nënklasat <code>PitBull</code> dhe <code>Doberman</code> do ta trashëgojnë këtë metodë, ku kjo e bën të mundshme që programori ta shkruaj vetëm një herë këtë metodë.<br />Çdo nënklasë mund t'i ndryshoj tiparet dhe sjelljet e trashëguara. Për shembull, nënklasa <code>Doberman</code> mund ta ndryshon tiparin <code>ngjyraQimes</code> që ta ketë vlerën <code>zi-dhe-kafe</code>; ose nënklasa <code>PitBull</code> mund ta ndryshon metodën <code>leh()</code> që lehja të jetë më e fuqishme tek instancat e kësaj nënklase.<br />'''Trashëgimia e shumëfishtë''' paraqet rastin kur trashëgimia bëhet nga më shumë se një klasë, përderisa asnjëra nga klasat prindërore nuk është e trashëguar nga njëra tjetra.
; Abstraksioni : Është procesi i thjeshtëzimit dhe faktorizimit të detajeve me qëllim të përqendrimit në disa koncepte në krahasim prej përqendrimit në të gjitha konceptet përnjëheri. Pra, abstraksioni paraqet procesin në të cilin bëhet modelimi i klasave të përshtatshme për problemin, si dhe punimi me nivelin e përshtatshmën të trashëgimisë prej një aspekti specifik të problemit.
; Kapsulimi : Është njëri nga tre konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte (dy të tjerët janë '''Trashëgimi''' dhe '''Polimorfizmi''')<ref>{{ cite book | title= Pocket PowerBuilder Resource Guide and Reference | chapter= Chapter 1: Implementing Object-Oriented Programming Techniques | chapterurl= http://manuals.sybase.com/onlinebooks/group-ppb/ppbg0100e/pkresref/@Generic__BookTextView/301;pt=50 | publisher= Sybase, Inc. | year= 2003 | month= 07 | accessdate= 2009-01-27 }} - {{en}}</ref>. Ky koncept paraqet fshehjen e detajeve të implementimit të klasës si dhe ofrimin e qasjes vetëm nëpërmjet interfejsit të dokumentuar ( [[metoda ndryshuese|metodave qasëse]] dhe [[Metoda ndryshuese|metodave ndryshuese]])<ref>{{ cite web | url= http://www.java4all.info/corejava/interview-questions/java-interview-questions-4.html | title= Java Interview Questions: What is Encapsulation? | accessdate= 2009-01-27 }} - {{en}}</ref>.