Johan Georg fon Han: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
DEFAULTSORT
duplikat, përcjelluar
Etiketa: Ridrejtim i ri
 
Rreshti 1:
#RIDREJTO [[Johann Georg von Hahn]]
'''Johan Georg fon Han''' (Johann Georg von Hahn, 1811-1869)shkenctarë gjermaan, konsiderohet si babai i albanologjisë. Ai ka lindur në Frankfurt am Main dhe studioi drejtësi në Gisen (Giessen) dhe në Hajdëlberg (Heidelberg). Nga viti 1834-1843 punoi për ministrinë e drejtësisë së Mbretërisë së re Greke. Nga 1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte shqip. Në fund, më 1851, u emërua konsulli austriak në ishullin Siros.
 
Gjatë viteve të qëndrimit në Janinë, Hani bëri tre udhëtime në Shqipëri dhe mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar. Ky material u botua në veprën e tij themelore në tre vëllime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), Jena 1854, e cila i hodhi themelet e albanologjisë. Shquhet gjithashtu per vëllimin “Griechische und albanesische Märchen” (Përralla greke dhe shqiptare), Lajpcig 1864, dhe për rrëfimet e ekspeditave të tij në Ballkan: “Reise von Belgrad nach Salonik” (Udhëtim nga Beogradi në Selanik), Vjenë 1861, dhe “Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar” (Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit), Vjenë 1867, 1869.
 
Në ekspeditën e fundit nga gushti në nëntor 1863 Hani dhe bashkudhëtarët e tij udhëtuan nga Durrësi dhe Shkodra nëpër lumin Drin për në Prizren në Kosovë, në Maqedoninë perëndimore. Pastaj duke kaluar luginën e Vardarit erdhën në Selanik në detin Egje. Interesat e Hanit në Shqipëri dhe në Ballkanin jugperëndimor ishin të shumëllojshme dhe, gjatë këtij udhëtimi, përveç albanologjisë, i hodhi, mbase paditur, edhe themelet e historisë së fotografisë në Ballkanin jugperëndimor. Ekspedita e vitit 1863 rezultoi në një koleksion prej pesëdhjetë fotografish – nga më të hershmet në rajon.
 
Hani kishte filluar ta përgatiste ekspeditën në lumin e Drinit në fillim të viteve 1860, kur tha: “…është më pak i njohur se të gjithë lumenjtë e Evropës megjithëse derdhet në Adriatik jo më shumë se dhjetë milje nga kufiri jugor i territorit perandorak (të Austro-Hungarisë). Askush para meje nuk ka kryer udhëtimin njëzetditësh midis bregdetit dhe pikës ku bashkohet degat e lumit.” Kryeduka Maksimilian (1832-1867), i cili më vonë do të bëhej Perandori i Meksikës (mbretëroi 1864-1867), u entuziazmua me projektin dhe premtoi t’ia siguronte mjete të thjeshta të lundrimit për atë. Më 23 qershor 1863, Hani i dërgoi një letër Akademisë së Shkencave në Vjenë, duke kërkuar një fotograf kompetent i cili do ta shoqëronte dhe do të bënte fotografi të qyteteve dhe të terrenit malor. Akademia propozoi njëzetepesëvjeçarin Jozef Sekeli (Josef Székely) dhe dha në dispozicion fondet e duhura për ekspeditën.
==Burimi i të dhënave==
*[http://szekely.albanianphotography.net/index_al.htm/ Koleksioni Fotografik i Jozef Sekeli-t]
 
{{DEFAULTSORT:Han, Johan Georg fon}}
[[Kategoria:Albanologë]]