Illyricum Sacrum: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Rregullime te vogla
v 50 vjet dhe nuk do ta botoje njeri.
Rreshti 1:
'''Illyricum Sacrum''' është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime dhe shkruar në latinisht. Në të flitet për historinë e ilireve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. [[Aleksander Stipcevic]], vepra Illyricum Sacrum është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rendësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin [[1751]], kurse i fundit në vitin [[1909]]. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga [[Daniele Farlati]], kurse dy vëllimet e fundit nga [[Jakobo Coleti]]. Vepra u përkthye në shqip nga Dom Frano Ilijaj në vitet 1960, por, nuk është botuar kurrë dhe përkthimi ekziston ende vetëm në dorëshkrim në arkivat e shtetit.<ref name="Nikolli">{{cite news|url=http://www.balkanweb.com/site/illyricum-sacrum-e-1700-es-vepra-qe-iu-sekuestrua-priftit-50-vite-e-pabotuar-ne-arkiv/|title=“ILLYRICUM SACRUM” e 1700-ës/ Vepra që iu sekuestrua priftit, 50 vite e pabotuar në Arkiv|last=Nikolli|first=Fatmira|date=14 October 2016 |publisher=Ballkanweb|language=Shqip|accessdate=17 July 2018}}</ref>
 
==Histori==
Treqind e dy vjet më parë, në vitin [[1702]], [[Papa Klementi XI]] i drejtohet ipeshkvit të [[Tivari|Tivarit]], imzot Vincenc Zvajevikut: "Dëshiroj të përmbushësh një vizite pastorale në trojet e Arbnise. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullitë. Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnise dhe të besimtareve dhe me në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshë ?" Duke i shkruar ipeshkevit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe '''Papa Albani''', për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizmi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.