Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2017/47: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[SkedaFile:VendimiAlbanian iAlphabet komisionitfrom përManastir alfabetin në mansitrCongress.jpg|thumb|130px||Vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe]]
'''Kongresi i Manastirit''' (apo '''Kongresi i Alfabetit''') është tubimi i dijetareve shqiptarë më [[14 nëntor]] - [[22 nëntor]] [[1908]] në [[Manastiri (Qyteti)|Manastir]], për përcaktimin e [[alfabeti]]t të [[Gjuha Shqipe|gjuhës shqipe]]. Gjatë rrugës së zhvillimit historik të letërsisë shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Njëri nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej [[Alfabeti i Stambollit]]. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes dhe bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më [[14 nëntor]] [[1908]] në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose ''Kongresi i Alfabetit''.