[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 46.99.12.181) dhe riktheu rishikimin 1835828 nga Bibëri
v →‎Biografia: rregullime te pergjithshme duke përdorur AWB
Rreshti 16:
 
==Biografia==
Rrjedh nga një familje muhaxhirësh të dëbuar me dhunë nga [[Jabllanica]]. Gashi mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj të mesmen e vijoi në Shkup. Studioi në [[Universiteti i Stambollit|Universitetin e Stambollit]] ku u diplomua për histori e gjeografi.
 
U kthye në Prishtinë si mësues dhe me nxitjen e Hasan Prishtinës u zgjodh sekretar i Klubit Shqiptar të Prishtinës. Pas Kongresit të Manastirit, Gashi luftoi për të përhapur mësimin e gjuhës shqipe. Në vjeshtë të 1913 u emërua drejtor në shkollën qytetëse qendrore dhe profesor në [[Normalja e Elbasanit|Normalen]] e [[Elbasani|Elbasanit]]t, ku jepte histori, gjeografi, violinë dhe muzikë. U emërua drejtor Normales në vitet 1929-33<ref>M. Lalaj, ''Instituti Femnor "Nana Mbretneshë",'' Tiranë: Qendra Kombëtare e Artit dhe e Kulturës, 2013. fq. 37-41. ISBN 9789994351909</ref>. Shkoi në [[Selaniku|Selanik]], pastaj në [[Vlora|Vlorë]] për t’u bashkuar me [[Isa Boletini]]n dhe shqiptarët tjerë që kishin ardhur nga [[Kosova]].
 
Ahmet Gashi që në vitin 1908 jepte fshehurazi gjuhën shqipe në Prishtinë. Shkollat zyrtare në atë kohë ishin në gjuhën turke. Më vonë punoi si mësues në Normalen e Elbasanit, ku më pas u zgjodh edhe drejtor i saj. Më 1933 transferohet në Institutin e Vajzave ” Nëna Mbretëreshë” në Tiranë. Gjatë viteve [[1943]]–[[1944]] qe drejtor i fundit i Gjimnazit “ Sami Frashëri” të Prishtinës.