Ahmet Gashi (Prishtinë, 1888[1] - Tiranë, 1977) ka qenë arsimtar, autor tekstesh shkollore, gjeograf dhe historian shqiptar.[2] Në shenjë nderimi i është dhënë titulli Mësues i Popullit.

Ahmet Gashi
(1888 - 1977)
Portret nga Ahmet Gashi
U lind në1888
Prishtinë, Kosovë
Vdiq1977
Kombësiashqiptar
ProfesioniProfesor, gjeograf

Biografia Redakto

Rrjedh nga një familje muhaxhirësh të dëbuar me dhunë nga Jabllanica. Gashi mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj të mesmen e vijoi në Shkup. Studioi në Universitetin e Stambollit ku u diplomua për histori e gjeografi.

U kthye në Prishtinë si mësues dhe me nxitjen e Hasan Prishtinës u zgjodh sekretar i Klubit Shqiptar të Prishtinës. Pas Kongresit të Manastirit, Gashi luftoi për të përhapur mësimin e gjuhës shqipe. Në vjeshtë të 1913 u emërua drejtor në shkollën qytetëse qendrore dhe profesor në Normalen e Elbasanit, ku jepte histori, gjeografi, violinë dhe muzikë. U emërua drejtor Normales në vitet 1929-33.[3] Shkoi në Selanik, pastaj në Vlorë për t’u bashkuar me Isa Boletinin dhe shqiptarët tjerë që kishin ardhur nga Kosova.

Ahmet Gashi që në vitin 1908 jepte fshehurazi gjuhën shqipe në Prishtinë. Shkollat zyrtare në atë kohë ishin në gjuhën turke. Më vonë punoi si mësues në Normalen e Elbasanit, ku më pas u zgjodh edhe drejtor i saj. Më 1933 transferohet në Institutin e Vajzave ” Nëna Mbretëreshë” në Tiranë. Gjatë viteve 19431944 qe drejtor i fundit i Gjimnazit “ Sami Frashëri” të Prishtinës.

Është autor i shumë teksteve mësimore të gjeografisë e të historisë së parë të Shqipërisë, i hartës së Shqipërisë së vërtetë e i një tok hartave të tjera tematiko-historike për lëvizjet shqiptare kombëtare. Pushteti komunist i pas Luftës së Dytë Botërore nuk i dha vend të merituar. E caktoi mësues të thjeshtë në një shkollë shtatëvjeçare, profesorin që ishte anëtarë nderi i Shoqatës Kombëtare Gjeografike të Amerikës më 1936.[4] Vdiq në Tiranë , më 1977.[5]

Vepra Redakto

Tekste shkollore Redakto

  • Gjeografia e Shqipnis - Për shkollat normale e të mesme, (1933)
  • Gjeografia e përgjithshme, (1935)
  • Shqipëria (ribotim më 1937)
  • Harta fizike e Shqipërisë (me 80 klishe)

Punime Redakto

  • Shqipëria në vitet 1908 - 1910
  • Shqipëria në luftat ballkanike 1912 - 1913
  • Kryengritjet e mëdha të viteve 1909 - 1912[6]

Literatura Redakto

  • Fjalor enciklopedik shqiptar, (vëllimi I). AKademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë. 2008.
  • Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar. Libri Shkollor. Prishtinë. 2002.
  • Shefik Osmani: Fjalor i pedagogjisë. 8 Nëntori. Tiranë. 1983.
  • Vehbi Bajrami: Shqiptarët e Amerikës, Albanian Publishing, New York, 2003.

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Për vitin e tij të lindjes ka të dhena kontradiktore. Deri sa në Fjalorin enciklopedik shqiptar, botuar në vitin 2008, në Tiranë, nga ana e ASHSH, në faqe 754 shkruan se u lind në vitin 1888, në Fjalorin e Pedagogjisë, botuar në Tiranë, në vitin 1983, shkruan se ai u lind në vitin 1891.
  2. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, (vëllimi I). AKademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë. 2008. fq. 754 - 755
  3. ^ M. Lalaj, Instituti Femnor "Nana Mbretneshë", Tiranë: Qendra Kombëtare e Artit dhe e Kulturës, 2013. fq. 37-41. ISBN 978-99943-51-90-9
  4. ^ Vehbi Bajrami: Shqiptarë e Amerikës, Albanian Publishing, New York 2003
  5. ^ Shih edhe në: Shefik Osmani: Fjalor i pedagogjisë. 8 Nëntori. Tiranë. 1983. fq. 217 - 218
  6. ^ Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar. Libri Shkollor. Prishtinë. 2002. fq. 371. ISBN 9951-07-084-1