Xhamia e Plumbit, Shkodër: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rregullim drejtshkrimor
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{ky artikull|Ky artikull ka lidhje me Xhaminë e Plumbit në [[Shkodër]]. Për artikuj të ngjashëm kliko [[Xhamia e Plumbit (kthjellim)|këtu]].}}
{{coord|42|2|47|N|19|29|58|E|scale:10000_type:landmark_source:sqwiki|display=title}}
[[Skeda:XhamiaXhami e PlumbitPellumb.jpg|250px|thumbparapamje|Xhamia e Plumbit në pamje ajrore]]
[[Skeda:XhamiXhamia Pellumbplumbit.jpg|250px|thumbparapamje|XhamiaIsh-xhamia eme Plumbit[[Minareja|minaren]]]]
'''Xhamia e Plumbit''' ose '''Xhamia MehmedMehmet Pashëpashë BushatlliBushatit''' është një [[Lista e objekte fetare në Shqipëri që janë monumente kulture|monument kulture]] i kategorisë së parë në [[Shkodër]]. Ndër veprat e shumta të ndërtuara në Shkodër nga trashëgimtarët e njëpasnjëshëm e sundimtarë të mëdhenj siç ishin [[Bushatllinjtë]], është dhe Xhamia e Plumbit, e cila njeh si vit të ndërtimit të saj vitin 1773. Kjo vërtetohet edhe me shqipërimin e shkrimit të gdhendur në pllakën e vendosur mbi derën kryesore të kësaj xhamie, ku thuhet: ''"Viti 1187 Hixhri është data e ndërtimit të xhamisë së madhërishme prej Mehmet Pashës, zot i bamirësive."'' Dhe më poshtë: ''"Viti 1280 është data e riparimit të xhamisë prej kujdestarit të saj Mahmut Berberi"''. Respektivisht, këto dy data të [[Kalendari hixhri|kalendarit islamik]], përkojnë me vitet 1773 dhe 1863.
 
Ajo çka është për t'u shënuar mbi jetën e kësaj [[Xhamia|xhamie]], krahas asaj se ky institucion i rrallë kulti tipik i stilit turko-arab është tregues i një stadi të lartë mirëqënieje të lagjes së vjetër Tabake në gjysmën e dytë të shekullit të 18 dhe gjatë shekullit të kaluar, është historia e dhimbshme e kubeve prej plumbi, të cilat, më se një herë u bënë objekte vjedhjesh e grabitjesh.
 
Kështu, menjëherë pas shpërthimit të kufijve të qytetit të vjetër drejt asaj zone ku sot shtrihet Shkodra, xhamia ra prè e individëve të ndryshëm, të cilët, për arsye tregtie, hoqën shtresat e konsiderueshme të plumbit nga kupolat e xhamisë. Megjithatë, viti 1913 e gjeti Xhaminë e Plumbit me disa shtresa plumbi të mbetura, por ushtria e Vjenës e vazhdoi edhe më tej shkretimin e objektit, duke i hequr dhe mbetjet e fundit. Është plotësisht e vërtetë se Xhamia e Plumbit është "fundosë", veçse kjo "fundosje" - siç i thonë shkodranët - nuk ka ardhur për arsye të zhytjes së ndërtesës në thellësi shkaktuar nga paqëndrueshmëria e shtresave të dobëta me përbërje kryesisht gëlqerore. E vërteta flet me gjuhë tjetër: Ajo fushë ku kalon Drini, në kohën e ndërtimit të Xhamisë ishte shumë me e thellë nga ç'është sot. Mjafton të thuhet se Xhamia e Plumbit kishte 8 "dhëmbë" shkallë për të kuptuar se prurjet e Drinit në këtë fushë e kanë ngritur nivelin e tokës, por jo se kanë ulur atë të xhamisë, minarja e së cilës, pas riparimit të fundit rreth vitit 1920 nga Xhelal Pasha, nipi i Vezirit Plak të Bushatllinjve të Shkodrës, u shemb prej një rrufeje në vitin 1967. Po në këtë vit, Xhamia e Plumbit u mbyll, por për çudi, ajo është ndër të paktat xhami në krejt Shqipërinë që nuk u shkatërrua nga ateizmi i çmendur komunist.
 
E tërë Shqipëria, por sidomos Shkodra, është dëshmitare e shkatërrimit të mjaft objekteve të kultit [[mysliman]], mes të cilave, edhe ndërtime të jashtëzakonshme, si [[Xhamia e Parrucës]], e Kirasit, e Selvisë, etj... Ndërsa po ndërtohej xhamia, vetë [[Mehmed pashë Bushatlliu|Mehmet Pasha]] mori pjesë në punime; ky gjest shpjegohet me përkushtimin e tij fetar dhe me qëllim t'i tregonte popullit se puna është e madhërishme, aq më tepër në vepra publike. Në lidhje me pjesëmarrjen e Mehmet Pashës në këto punime ka një anekdotë: Një fshatar donte t'i paraqiste një ankesë personale Pashës; mori vesh se ndodhej mes punëtorëve, por nuk e dallonte, sepse ai ishte i veshur thjeshtë. Rastisi që vetë personi ta pyeste vetë (vetë Pashën) se ku gjendej [[Pasha]] dhe mori përgjigje që të priste pak. Pas përfundimit të punës, Pasha u vesh zyrtarisht dhe i doli para hallexhiut që mbeti i prekur nga thjeshtësia e tij.
 
==Shiko edhe==
* [[Lista e objekte fetare në Shqipëri që janë monumente kulture]]
 
==Lidhje të jashtme==