[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 25:
* 1. ''aḥādīṯ mutavātira'': Në këtë kategori futen të gjithë ''aḥādīṯ'', të cilët në kohën e të treguarit janë rrëfyer nga aq shumë persona saqë ky numër i madh rrëfyesish e bën të pamundur ose të paktën shumë të pagjasë falsifikimin e tyre (qoftë për rastësi, qoftë duke u marrë vesh bashkë). Edhe pse sot kjo vlerësohet si një nga faktorët më të rëndësishëm për vlerësimin e një ''ḥadīṯ''-i, provat historike për të janë relativisht të vona.<ref>Yuynboll, G. H. A.: ''(Re)Appraisal of Some Technical Terms in Hadith Science'', në: Islamic Law and Society, Vol. 8, Nr. 3, Leiden: Brill, 2001, f. 326.</ref> Ky përkufizim është natyrisht i paqartë në këtë këndvështrim, ku numri i trashëguesve që duhet për të përmbushur këtë kusht nuk përcaktohet saktësisht. Nga kjo dalin në praktikë disa vështirësi pasi teologët ngrenë pretendime shumë të ndryshme (nganjëherë me karakter arbitrar) në lidhje me numrin e trashëguesve (''rrëfyesve'').
* 2. ''aḥādīṯ ʾaḥādīyya'': Kjo kategori është përkufizuar shpesh sidomos e ndarë nga e para e lartpërmendur. Ajo përfshin atë aḥādīṯ që për shkak të numrit të pakët të trashëguesve të tij nuk mund të klasifikohet si ''mutavātira''. Paqartësia e përkufizimit e skicuar më lart përçohet detyrimisht edhe tek kjo kategori. Kështu që kufijtë ndërmjet këtyre dy kategorive janë të rrjedhëshme.<ref>Birgit Krawietz (2002), f. 143.</ref>
* 3. ''aḥādīṯ mašhūra'': Në këtë kategori futen të gjithë ato ''aḥādīṯ'', të cilët janë trashëguar nga persona të vetëm të brezave pas vdekjes së Muhametit por që në vazhdim të historisë së mëvonshme kanë gjetur përhapje dhe akseptancë (''pranim, miratim'') tek [[Ummeti|umma]] (''umeti'') duke bërë si pasojë që të rritet edhe numri i trashëguesve. Statusi i rrëfimit ndryshon pra në një moment të caktuar nga ''ʾaḥād'' në ''mutavātir''.
 
=== Klasifikimi sipas mënyrës së ndërlidhjes së ''isnad''-it ===