[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.209.55 (diskutimet) në versionin e fundit nga 185.67.177.47.
Etiketa: Rollback
Rreshti 16:
 
== Biografia ==
U lind në Shkodër më 20 nëntor 1866, i biri i Jakut të Zef Kryeziut dhe Luçijes së Shtjefën Thaçit,<ref>{{Cite book|title=Juvenilia dhe vepra të tjera|last=Gurakuqi|first=Mark|publisher=Ndërmarrja shtetërore e botimeve "Naim Frashëri"|year=1964|isbn=|location=Tiranë|pages=3}}</ref> banonin në një jerevi në rrugëzën "Krroqej".<ref name=":02">{{Cite book|title=Parathënie "Jeta dhe vepra" e ''Ndre Mjeda, vepra letrare 1''|last=Idrizi|first=Rinush|publisher=Shtëpia botuese "Naim Frashëri"|year=1988|isbn=|editor-last=Siliqi|editor-first=Llazar|location=Tiranë|pages=5-35}}</ref> I mbetur jetim nga i ati herët, me përkrahjen e jezuitit [[Jak Jungu|Atë Jungg]] u regjistrua me të vëllanë, [[Lazër Mjeda|Lazrin]],<ref name=":0">{{Cito web|url=http://www.regione.basilicata.it/giunta/files/docs/GIORNALE_FILE_2073680.pdf|title=Rebeli Ndre Mjeda: Përballjet me De Martinon, At Junggun e Gustav Mayerin|date=26 maj 2013|accessdate=11 mars 2018|publisher=Shqiptarja.com [Suplementi i së dielës]|last=Quku|first=Mentor|pages=14-15}}</ref> në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|kolegjin saverian]] të porsahapur; ku studjoi nga 5 prill 1877 deri më 1880. Në edukimin e tij patën ndikim [[Ndue Bytyçi]] dhe [[Leonardo de Martino]]. Shoqëria e Jezuit e dërgoi djaloshin Mjeda jashtë për studime e specializime.<ref name=":12" /> Më 27 mars 1880 ai kish hyrë në Shoqatën e Jezuitëve të Provincës së Venecias.<ref>{{Cito web|url=http://www.gsh.al/2017/08/02/dokumentet-e-panjohura-per-ndre-mjeden/|title=Dokumentet e panjohura për Ndre Mjedën|date=2 gusht 2017|accessdate=10 mars 2018|publisher=Gazeta shqiptare|last=Zissi|first=Leonard}}</ref> Në fillim ndenji tre muaj në pranverë 1880 në fshatin Cossé-le-Vivien, sot në [[Qarku Mayenne|qarkun Mayenne]] të [[Franca|Francës]], kurse më pas ndoqi një kolegj në manastirin Kartuzian "Porta Coeli" në veri të [[Valencia|Valencias]] në [[Spanja|Spanjë]], ku studioi për letërsi.<ref name=":12">{{Cito web|url=http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=Historia e Letërsisë Shqiptare|date=1997|accessdate=10 mars 2018|publisher=Dukagjini|last=Elsie|first=Robert|authorlink=Robert Elsie}}</ref>
ffufu
 
Më 1883 gjendej në [[Kraljevica|Porto Re]] duke studjuar retorikë, [[Gjuha latine|latinisht]] dhe [[Gjuha italiane|italisht]] në një institut jezuit. Nga 1884 deri në fillim të vitit 1887 u stërvit në kolegjin "Marco Gerolamo Vida" në Kremona<ref name=":02" /> që drejtohejnga Universiteti Gregorian i [[Roma|Romës]], kurse më 1887 u transferua në një kolegj Gregorian tjetër në Kieri (Chieri), në juglindje të Torinos, ku ndenji deri në fund të atij viti.<ref name=":12" />
 
Nga 1887 deri më 1891 Mjeda dha muzikë në kolegjin "Marco Girolamo Vida" në Kremona. Nga viti 1891 Mjeda studioi për disa vjet në fakultetin teologjik të kolegjit Gregorian të [[Krakovi|Krakovit]], ku dhe u njoh me veprat albanologjike të [[Gustav Meyer|Meyer]] e [[Holger Pedersen|Pedersen]]. Më 1893 gjendej në Goricia, kurse pas një viti përsëri në Kraljevica, ku dha mësim filozofi e teologji e ku shërbeu si bibliotekar në kolegjin Gregorian. U emërua profesor i logjikës e më pas i metafizikës. Më 1898 për arsye fërkimesh mes [[Vatikani|Vatikanit]] dhe [[Perandoria Austro-Hungareze|Perandorisë Austro-Hungareze]], Mjeda u përjashtua nga Shoqëria e Jezuit.<ref name=":12" />
 
Më 1899 e abatit [[Preng Doçi|Doçi]], u emërua famullitar në [[Vig]] dhe u anëtarësua në [[Shoqëria Bashkimi|shoqërinë "Bashkimi"]]. Por më pas u largua dhe me të vëllain, themeluan shoqërinë "Agimi" i përkrahur edhe nga [[Anton Xanoni|Xanoni]] e [[Mati Logoreci|Logoreci]].<ref name=":02" /> Shkurtin e 1902 i dërgon një letër apokrife konsullatave të huaja për kërkesat që kishin kryengritësit mirditorë në atë kohë.<ref name=":0" /> Nga 17 marsi i 1905 deri më 15 mars 1906 shërbeu si famullitar në [[Dajç (Lezhë)|Dajç]], dhe më pas në [[Kukeli|Kukël]]. Më 1908 si përfaqësues i shoqërisë "Agimi" mori pjesë në takimet që u bënë me rastin e [[Kongresi i Manastirit|Kongresit të Manastirit]].
 
Më 1913-1916, pas mbarimit të rrethimit të Shkodrës, vijoi të shërbente si famullitar i Kuklit, ku në mars të 1914 hartoi një projekt për krijimin e një ferme bujqësore moderne të cilin ia dorëzoi konsullit të përgjithshëm të Perandorisë Austro-Hungareze në Shkodër, Hallas.<ref>{{Cite book|title=Mjeda 4: Identitet (1912-1925)|last=Quku|first=Mentor|publisher=ILAR|year=2009|isbn=978-99956-07-60-9|location=Tiranë|pages=168}}</ref> Organizoi qëndresën kur serbët ripushtuan zonën dhe në ikje e sipër e arrestuan në janar të 1916.<ref>Quku 2009, p. 187.</ref>
 
Gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez, u thirr në Shkodër si anëtar i [[Komisia Letrare Shqipe|Komisís Letrare]] dhe më 11 dhjetor 1916 u emërtua ''mis veprues'' i Komisisë me rrogë.<ref>Quku 2009, p. 233.</ref> Në maj të 1917 ndërmori një ekspeditë shkencore trijavore në qytetin dhe krahinën e [[Elbasani|Elbasanit]] për të gjurmuar veçoritë e të folmes së elbasanishtes, që Komisia kishte vendosur të ishte baza e shqipes së njësuar.<ref>Quku 2009, p. 201.</ref>
 
Më 1921 u zgjodh deputet i [[Qarku i Shkodrës|prefekturës së Shkodrës]],<ref>[http://www.parlamenti.altirana.com/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005] - <code>Republika e Shqipërisë KUVENDI</code> . Tiranë 2005</ref> u rizgjodh në dhjetorin e 1923; në famullinë e tij në Kukël kishte lënë zëvendës Dom [[Ndre Zadeja|Ndre Zadejën]]. Gjatë veprimtarisë parlamentare, Mjeda në qershor 1921 u caktua në Komisionin parlamentar të Drejtësisë. Në korrik mbajti një fjalim të fuqishëm për çështjen e masakrave serbe në Kosovë.<ref>Quku 2009, pp. 123-126.</ref> Hartoi edhe pjesë nga rregullorja e brendshme e parlamentit të kohës, përkatësisht ligjin për formimin e komisionit për shqyrtimin e zgjedhjeve të deputetëve, si dhe funksionimin e tij.<ref>Quku 2009, p. 456-460.</ref> Pas vrasjes së Avni Rustemit, Mjeda bashkë me kolegët e vet përfaqësues të Shkodrës, u kthye në Shkodër dhe në maj të 1924 nxit fshatarët e Kuklit që të përkrahnin revoltimin e njësive të ushtrisë që çuan drejt Lëvizjes së qershorit dhe qe pjesë e shtabit të kryengritjes.<ref>Quku 2009, pp. 562-566.</ref>
 
Pas [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjes jetëshkurtër të qershorit]] dhe rikthimit të [[Mbreti Zogu I|Zogut]], tek po bëhej gati të shkonte me autobus në Tiranë që të merrte pjesë në punimet e Asamblesë, u arrestua dhe u burgos në Prefekturën e qytetit të Shkodrës nga 14 janari deri më 2 mars 1925.<ref>Quku 2009, p. 580.</ref> U tërhoq nga jeta politike dhe u kthye në Kukël. Nga viti 1930 qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në kolegjin jezuit në Shkodër.<ref name=":12" /> Ndërroi jetë më 1 gusht 1937 nga një atak në zemër.<ref name=":02" />
 
== Vepra ==