[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 55:
 
[[Skeda:Heqja e trarit të Kalimashit.jpg|parapamje|Djegia e kioskave të pagesës dhe thyerja e trarit në Rrugën e Kombit, Kalimash, Kukës, nga qytetarë të Kukësit dhe qytetarë të tjerë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. ]]
Qeveria Rama dha në vitin 2017 Rrugën e Kombit me konçesion me një kontratë të mbushur me parregullsi e akte të kundraligjshme, si p.sh. shënimi që pagesa është taksë dhe mblidhet e i shkon në llogari firmës private që merr rrugën me konçesion. Tarifat variojnë nga 5€-22,5€ për një kalim. Trari dhe mbledhja e pagesës fillon më datë 25 mars 2018, duke sjellë paralajmërim nga qytetarët shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që kjo do të sjellë dëme të mëdha për ekonominë e Republikës së Shqipërisë, si dhe izolimin e qytetit të Kukësit.
Më 27 mars, kuksianët paralajmëruan një protestë masive më datë 31 mars 2018. Ndërkohë, më 28 mars, 150 kamionë nga Republika e Kosovës protestuan duke bërë rrugën bosh deri në Kukës e kthehen përsëri në Doganën e Morinit. Më 31 mars, gati gjysma e popullsisë së qytetit të Kukësit, plus qindra të tjerë të ardhur nga Peja, Gjakova, Prizreni, Hasi e Tirana, tubohen për protestën e paralajmëruar. Kur afrohen te trari i pagesës në Kalimash, policia i qëllon me gaz lotsjellës dhe rrah me shkopa gome 5 të moshuar që ishin në krye të protestuesve. [[Skeda:Kalimash, Kukës, 2018.jpg|parapamje|Thyerja e trarit të Kalimashit, Kukës, 31 mars 2018]]
Kjo solli reagimin e turmës, e cila qëlloi me gurë forcat e policisë, theu barrikadën e tyre dhe sulmoi e dogji kioskat e pagesës, si dhe hoqi trarët. Protestuesit u larguan për në Kukës pasi iu dha fjala nga policia që nuk do të arrestohen. Me urdhër të kryeministrit Rama, në Kukës dërgohen rreth 60 autoblinda e makina policie me qindra policë të armatosur, duke vendosur qytetin në një shtetrrethim të paligjshëm, e duke rrëmbyer në orën 3 të mëngjesit 23 kuksianë nga shtëpitë e tyre. Gjyqi i tyre bëhet në Tiranë më 4 prill 2018, duke fallsifikuar edhe raportet e arrestimit dhe nën bllokimit e gjysmës së Tiranës nga mijëra forca policore që shumë tiranasve u kujtoi gjyqet e regjimit komunist para viteve '90. 12 kuksianë lihen të lirë me detyrim paraqitje ndërsa 11 prej tyre dënohen me burg.