Bombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe Nagasakit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Lagoon (diskuto | kontribute)
v 19 ka qene data e artikullit te revistes 'Times'
Rreshti 6:
Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e shumë personave (kryesisht civilë). Është pak e vështirë të jepet një shifër e saktë për viktimat e Hiroshimës duke marrë në shqyrtim të vdekurit nga impakti dhe të vdekurit nga rrezatimi. Sipas disa shënimeve zyrtare, rezultojnë 140 000 të vdekur në Hiroshima (gjatë dhe pas impaktit). Ndërsa për Nagasakin numërohen rreth 74 000 viktima. Nga të dy qytetet me një numër vdekjesh prej 210 000 jetësh, popullsia civile do të ishte ajo që do të vuante më shumë shpërthimet e dy bombave atomike.
 
Sot hedhja e bombës atomike në Hiroshima si edhe në Nagasaki, debatohet gjerë nga të dy palët në fjalë ([[ShBA]] dhe [[Japonia]]) dhe ndonjëherë debatohet edhe nga palët e tjera. Ky lloj sulmi ishte sulmi i parë nuklear në botë dhe shpërthimi i kësaj bombe do të përshpejtonte dorëzimin e Japonisë Imperialiste, duke i dhënë fund luftës. Japonia do të dorëzohej zyrtarisht më [[2 shtator]] [[1945]], duke i dhënë fund luftimeve në glob. Por ndërkohë që njëra palë e shikon këtë gjest (hedhjen e një bombe atomike) si të domosdoshme për kohën (pikëpamja e ShBA), pala tjetër (pikëpamja e Japonisë) e shikon si një krim të shëmtuar kundrejt njerëzimit. Në ShBA, debati merr një formë krejt tjetër dhe kjo palë insiston se hedhja e bombës atomike, i dha fund luftimeve shumë më shpejtë se sa do të mund të përfundonte në kushte normale. Në kushte normale, hamendësohet se lufta do të shkaktonte një numër shumë më të madh viktimash nga të dy palët. ''Operacioni Downfall'' parashikonte pushtimin e brigjeve japoneze duke rrezikuar një "Normandi tjetër" për amerikanët. Pala japoneze ndërkohë, pretendon se hedhja e bombës atomike, ishte një veprim i shëmtuar dhe aspak i domosdoshëm; një sulm ky që goditi kryesisht civilët. Për shembull më [[19 dhjetor]] [[2006]], një kompetent i partisë Demokrat Liberale në Japoni, Shoichi Nakagawa, do të deklaronte se hedhja e bombës atomike nga ana e ShBA, ishte një krim. Kjo deklaratë e Shoichit erdhi mbasi ai kishte vizituar një nga muzetë përkujtimorë të bombës atomike në Nagasaki. Të dielave, pak më vonë nga ky koment, Kjodo News Agensy dhe gazeta si Nihon Keizai e vlerësuan këtë koment, duke thënë përfundimisht se hedhja e bombës atomike ishte një krim ndaj njerëzimit. Megjithatë, Japonia nga ana e saj akoma duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për krimet e saj të luftës si [[Masakra e Nanjing|masakra e Nanjing]], tmerret e kryera nga [[Njësia 731|njësia famëkeqe 731]], vrasja dhe keqtrajtimi i robërve të luftës, e të tjerë.
 
Siç përmendet më lartë, debati vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ajo që dihet me siguri është që Japonia Imperialiste do të dorëzohej më [[15 gusht]] [[1945]], për të nënshkruar përfundimisht dorëzimin e saj më [[2 shtator]], që është edhe data zyrtare e fundit të luftës së dytë botërore. Përfundimisht, hedhja e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, nuk është cilësuar zyrtarisht si krim lufte.