[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 146:
===Euro 2008===
[[Skeda:Robben Oranje.jpg|thumb|upright|Robben në 2009 para një ndeshjeje miqësore me Japoninë.]]
Gjatë [[UEFA Euro 2008|Euro 2008]], trajneri i kombëtares Marco van Basten ndryshoi modulin e skuadrës duke kaluar në 4–2–3–1; ai preferoi treshen [[Rafael van der Vaart]], Wesley Sneijder dhe [[Dirk Kuyt]] në mesfushë duke lënë Robben të duelonte me [[Robin van Persie]]n për një pozicion si anësor. Në ndeshjen e fazës së grupeve kundër [[Kombëtarja franceze e futbollit|Francës]], të cilën Holanda e fitoi 4–1,<ref>{{cite news|url=https://www.uefa.com/uefaeuro/season=2008/matches/round=15093/match=300694/postmatch/report/index.html|title=Dominant Oranje progress in style|trans-title=Portokallinjtë dominues avancojnë me stil|publisher=UEFA.com|language=en|author=Simon Hart|date=14 qershor 2008|accessdate=1 dhjetor 2018}}</ref> Robben u aktivizua në fillim të pjesës së dytë; ai i mori topin një mbrojtësi kundërshtar dhe filloi një inkursion, duke bërë që të ndiqej nga tre lojtarë, dhe më pas krosoi tek van Persie, i cili lëshoi një gjuajtje të fuqishme duke mposhtur [[Grégory Coupet]]. Megjithatë, [[Thierry Henry]] shkurtoi shifrat në 2–1, por menjëherë pas rifillimit të ndeshjes, Sneijder kombinoi me Robben në afërsi të zonës, me këtë të fundit që lëshoi një gjuajtje të fuqishme, që pavarësisht këndit të vështirë, përfundoi në trekëndësh duke mposhtur edhe një herë Coupet.
 
===Kupa e Botës 2010===