Aksioni i Gjakovës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 10:
Meqë në 1 shtator rrugët nga Gjakova deri në kufirin osmano-malazez ishin të bllokuara nga forcat vullnetare nën [[Ali Pashë Gucia|Ali Pashë Gucinë]], një udhëheqës i komiteteve të Plavës dhe Gucis, Mehmed Ali Pasha e zgjati qëndrimin e tij në Gjakovë që të presi pritur një batalion të katërt që duhet të mbërrinte në Gjakovë nga [[Mitrovica]] si dhe mercenarë nga Fandi. Ditën tjetër, 4,500 trupa vullnetare nën [[Ahmet Koronica|Ahmet Koronicën]] dhe [[Sulejman Vokshi]]n bllokuan të gjitha rrugët në rajon. Përfaqësues të Komitetit të Gjakovës i njoftuan Abdullah Pashë Drenit se në qoftë se ai nuk dorëzohet, Lidhja do e sulmojë dhe ai do të konsiderohet si osman. Më 3 shtator beteja filloi me humbje të mëdha në të dy anët dhe u ra dakord për një armëpushim 24-orësh për bisedime.<ref name="Frasheri2"/> Në mbrëmjen e 4 shtatorit beteja vazhdoi, po u fashit dhe ra në luftime të nivelit të ulët pasi shumë ushtarë osmanë u dorëzuan, ndërsa shumica e ushtarëve të batalionit të ardhur nga Mitrovica, të cilët ishin më së shumti shqiptarë, braktisi radhët dhe u bashkua me forcat vullnetare të Lidhjes.<ref name="Frasheri2">{{harvnb|Frashëri|2002|p=170}}</ref>
 
Në ditën e fundit të sulmit prona e Abdullah Pasha Drenit u dogj dhe Mehmed Ali Pasha u vra. Në total, rreth 280 u vranë dhe 300 u plagosën gjatë betejës.<ref name="Gawrych"/> Në mes të të vrarëve ishte edhe Shaqir Aga Curri, njeri i besuar i Abdullah Pashë Drenit dhe babai i [[Bajram Curri]]t.<ref>{{citation|url=https://books.google.com/?id=D3c6AQAAIAAJ&q=shaqir+aga+curri&dq=shaqir+aga+curri| title=Vilajeti i Kosovës më 1878-1912|page=61| author = Shukri Rahimi|year=1969| publisher=Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës|language=sq}}</ref> Pamundësia e osmanëve për të përfunduar dorëzimin e territoreve të Plavës dhe Gucisë Malit të Zi, theksoi ndërkombëtarisht nivelin e lartë të instabilitetit të Perandorisë Osmane edhe pas Kongresit të Berlinit. Fillimisht, kontingjente të mëdha trupash osmane u dërguan nga [[Selaniku]] në [[Shkup]] dhe [[Ferizaj]], por, më vonë, këto trupa u tërhoqën, pasi qeveria osmane e konsideroi shumë të lartë rrezikun e një revolte të përgjithshme, dhe vendosi të bënte një deklaratë zyrtare, ku ia atribuohet sulmin "elementeve të pandërgjegjshëm", të cilët do ndëshkoheshin pas pak kohe.<ref name="Frasheri3">{{harvnb|Frashëri|2002|p=172}}</ref> Sulltani gjithashtu ftoi në një takim [[Mustafa Tetova|Mustafa Tetovën]], atëherë president i komitetit qendror të Prizrenit, i cili, pas kthimit të tij në Prizren, organizoi një takim me delegatët e Lidhjes.<ref name="Gawrych2">{{harvnb|Gawrych|2006|p=50}}</ref> Brenda Lidhjes, suksesi i sulmit, i cili ishte edhe operacioni i parë ushtarak i Lidhjes, shkaktoi rritjen e faksionit independentist, i cili ishte nën influencën e [[Abdyl Frashëri]]t: ky i fundit kryesonte asamblenë e [[Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare|Komitetin e Stambollit]]. Më 27 shtator, vendimet e asamblesë, të cilat, ndër të tjera, përfshinin bashkimin e të gjitha zonave të banuara me shqiptarë në një vilajet të vetëm me autonomi maksimale, u botuan në Tercuman-i Sark, një gazetë në pronësi të [[Sami Frashëri]]t në kryeqytetin osman.<ref name="Frasheri3"/>
 
==Referime==