[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 35:
Young filloi të luante në pozicione të avancuara si sulmues ose anësor i djathtë në sezonin 2005–06 nën drejtimin e trajnerit [[Aidy Boothroyd]]. Ai luajti 41 ndeshje si titullar dhe shënoi 15 gola, përfshirë një gol në gjysëm-finalen e play-off kundër [[Crystal Palace F.C.|Crystal Palace]]. Në këtë fazë, Watfordi u shpall fitues duke mposhtur [[Leeds United F.C.|Leeds United]] 3–0 për të siguruar ngjitjen në [[Premier League|Premier Ligë]]. Gjatë atij sezoni, Young shënoi disa gola spektakolar, përfshirë një gol nga rreth 30 metra distancë që përfundoi në trekëndësh kundër [[Coventry City F.C.|Coventry City]] si dhe një gol nga një gjuajtje me hark në ndeshjen ndaj [[Queens Park Rangers F.C.|Queens Park Rangers]]. Megjithatë, në atë sezon, Young u përjashtua me karton të kuq për herë të parë në karrierë në derbin lokal kundër [[Luton Town F.C.|Luton Town]].<ref>{{cite web|url=https://www.worldfootball.net/report/championship-2005-2006-luton-town-watford-fc/|title=Luton Town 1:2 Watford|publisher=World Football|language=en|date=2 janar 2006|accessdate=24 janar 2020}}</ref>
 
Young e nisi sezonin 2006–07 në Premier Ligë në një formë të mirë, duke shënuar tre gola, përfshirë një në minutën e fundit në barazimin 3–3 kundër [[Fulham F.C.|Fulham]] (ai kishte shënuar edhe golin e dytë të Watfordit) dhe një tjetër në fitoren ndaj [[Middlesbrough F.C.|Middlesbrough]], e para e Watfordit për atë sezon. Ai gjithashtu shënoi me goditje dënimi në Kupën e Ligës kundër [[Hull City A.F.C.|Hull City]], duke i dhënë ekipit fitoren 2–1.<ref>{{cite web|url=https://www.worldfootball.net/report/league-cup-2006-2007-3-runde-watford-fc-hull-city/|title=Watford 2:1 Hull City|publisher=World Football|language=en|date=24 tetor 2006|accessdate=24 janar 2020}}</ref> Në merkaton e dimit në janar 2007, Watfordi mori oferta 5 milion £ nga tre klube të pazbuluara për Young.<ref name="Bale">{{cite web|url=https://www.independent.co.uk/sport/football/premier-league/united-lead-chase-for-bale-as-young-attracts-1635m-bids-430672.html|title=United lead chase for Bale as Young attracts £5m bids|trans-title=United kryeson ndjekjen për Bale me Young që tërheq oferta 5 milion £|newspaper=The Independent|language=en|date=4 janar 2007|accessdate=28 prill 2017}}</ref> Watfordi i refuzoi të tre ofertat, edhe pse më pas erdhi një tjetër ofertë, këtë herë më e përmirsuar 7 milion £, sërisht nga një klub anonim.<ref>{{Cite web|url=http://news.bbc.co.uk/sport1/hi/football/teams/w/watford/6230073.stm |title=Watford reject £7m bid for Young|trans-title=Watford refuzon ofertën 7 milion £ për Young|publisher=BBC Sport|language=en|date=12 janar 2007|accessdate=12 janar 2007}}</ref> Një ofertë edhe më e përmirsuar te rreth 10 milion £ erdhi nga [[West Ham United F.C.|West Ham United]], duke bërë që Watford ta pranonte. Megjithatë, Young e refuzoi transferimin, duke vendosur që të priste oferta nga klubi që nuk rrezikonin rënjen nga kategoria.<ref>{{cite web|url=http://www.eurosport.com/football/premiership/2006-2007/sport_sto1055878.shtml|title=Young rejects Hammers move|trans-title=Young refuzon kalimin te Hammers|publisher=Eurosport|language=en|date=15 janar 2007|accessdate=15 January 2007}}</ref>
 
==Trofe==