Veshjet popullore shqiptare: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi 3 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 77.242.27.55, 95.107.162.114 dhe Kostas20142) dhe riktheu rishikimin 2097139 nga Tiimiii
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 20:
Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjeter, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saj me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të përzgjedhura, si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve shqiptare, një pjesë e tyre sot ndodhet në territorin administrativ të Malit të Zi. Xhubleta përfaqeson veshjen me të hershme në Shqipëri, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë, ende e gjallë në kullën malësore shqiptare. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare që vjen e gjallë deri në ditët tona.
 
===Veshja me kemishe te gjate dhe perparse=== perparese.
[[Figura:VeshjePopullore9.jpg|thumb|right|250px|Veshja me brekesha]]
Pjese kryesore e kesaj veshje eshte kemisha e gjate, me menge te gjata, te gjera ose te ngushta. Ne mes ajo shtrengohej nga nje brez leshi me ngjyra te ndryshme dhe shoqerohej ne pjesen e perparme nga nje perparse e leshte ose e pambukte me madhesi e zbukurime qe ndryshonin nga njera krahine ne tjetren. Ne stinen e veres, ne pjesen e siperme gruaja e veshur me kete kemishe mbante nje jelek, kurse ne dimer siper tij shtohej edhe nje mintan me menge te gjata si dhe nje xhoke prej shajaku. Gjatesia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veeanerisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar keshtu vecori te shumta lokale. Kjo veshje qe e perhapur ne Mirdite, Diber, Mat, Shpat, Cermenike, Dumre, Myzeqe, Berat, Koree, Kolonje, Gjirokaster, Sarande. etj.