Zef Valentini: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 17:
 
== Biografia ==
U lind në Padova më 1 korrik 1900, fëmija i parë i një mermerpunuesi dhe një gruaje shumë fetare, aq sa edhe djalin e dytë e dorëzuan tek françeskanët.<ref name=":0">{{Cite web|url=https://www.scribd.com/book/304810313/Pagine-di-Albania-Padre-Giuseppe-Valentini-S-J-Albanologo-e-Bizantinista|title=Pagine di Albania. Padre Giuseppe Valentini S.J., Albanologo e Bizantinista|language=it|isbn=9788892570269|date=2016|accessdate=24 shtator 2019|last=Pisani|first=Caterina}}</ref><ref name=":radiovaticana">{{Cite web|url=http://www.archivioradiovaticana.va/storico/2013/11/15/atë_zef_valentini_sj_ndihmesa_e_misionarit_jezuit,_atë_zef/alb-746867|title=Atë Zef Valentini SJ: Ndihmesa e misionarit jezuit për kulturën shqiptare|website=archivioradiovaticana.va|language=sq|date=15 nëntor 2013}}</ref> Më 4 nëntor të vitit 1910 nisi studimet në Seminarin Ipeshkvnor e vendlindjes, por nga temperamenti dhe ligështitë e shëndetit që kishte, i dha mësim privat vetë rektori i Seminarit, Imzot Gaetano Sartori.<ref name=":0" /> Për gjashtë vite, Valentini nxuri me Sartorin në Crespano del Grappa.<ref name=":0" /><ref>{{Cite news|url=http://shekulli.com.al/39451/|title=Studiuesi italian që punoi për Shqipërinë: një udhëtim kulturologjik në rrugët e Padovas, vendlindja e albanologut të shquar At Zef Valentini.|last=Kulla|first=Ndriçim|date=30 janar 2014|work=[[Shekulli (gazetë)|Shekulli]]|language=sq|access-date=24 shtator 2019|issue=4214|pages=18-19|author-link=Ndriçim Kulla}}</ref> Sartori e përcolli edukimin e Valentinit deri në maturë më 1918.<ref name=":0" />
 
Shërbeu për gjashtë muaj në ushtrinë italiane në Pallatin Mbretëror të Caserta-s. Në periudhën kohore mars-korrik të vitit 1919, përfundoi studimet teologjike. Më 4 nëntor 1919, filloi rishtarinë në Gorizia, pranë Urdhërit të Jezuitëve. Pas dy vitesh rishtarie dhe një viti studimi pranë jezuitëve, shkoi për herë të parë në Shkodër në shtator të vitit 1922, si student në [[Kolegji Saverian|Kolegjin Saverian]].<ref name=":Peters">{{Cite book|title=Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë dhe kontributi i saj për Lëvizjen Kombëtare, arsimimin dhe kulturën|last=Peters|first=Markus W. E.|publisher=Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve|language=sq|year=2016|isbn=9789928433312|location=Tiranë|pages=534|ref=harvnb}}</ref>
 
Gjuhën shqipe, të cilën kishte filluar ta mësonte që në Gorizia, e nxuri më tej me gramatikën e [[Ndoc Busetti|Busettit]].<ref name="LinditaKazazi">{{cite web|last=Kazazi|first=Lindita|url=http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/05/Lindita-KAZAZI-Punimi-Doktoratura-min.pdf|title=Pikëtakime dhe ndikime të italishtes (punim doktorature)|publisherlanguage=sq|date=2014|page=105}}</ref> Pas dy viteve në Shkodër, u kthye në Chieri ku në vitet 1924-1926 studioi filozofi.<ref name=":Peters" />
 
Më 1928 Valentini u kthye përsëri në Chieri ku studjoi teologji dhe mbaroi kurse të specializuara të organizimit jezuit. U shugurua prift më 15 korrik të vitit 1930 dhe më 1932 laureoi për teologji. Pas përfundimit të studimeve u kthye sërish në Shkodër, ku qe aktiv edhe në shtyp ndër të përkohshmet ''Lajmtari i Zemrës së Krishtit'' dhe ''[[Leka (revistë)|Leka]].'' Nisi të jepte mësim në Kolegjin Saverian në lëndët [[Greqishtja e lashtë|greqisht]], [[Gjuha latine|latinisht]], [[Gjuha italiane|italisht]], letërsi, gjimnastikë, religjion, histori e natyrës dhe muzikë. Vitin akademik 1934/35 dhe pas 1935 u vendos "përfundimisht" në Shkodër.<ref name=":Peters" />
 
Në kohën e pushtimit italian u emërua anëtar [[Instituti i Studimeve Shqiptare|Institutit të Studimeve Shqiptare]] më 5 dhjetor 1940,<ref>{{Cite book|title=Il sogno di un'opera monumentale: Fonti per la storia d'Albania|language=it|last=Martucci|first=Donato|issue=1|volume=5|issn=2280-4250|ref=harvnb|publisher=Palaver|year=2016|isbn=|location=|pages=21}}</ref> më 1941 u vendos në [[Tirana|Tiranë]], ku u caktua edhe sekretar i këshillit të Institutit.<ref name=":Kamsi" /> Me ardhjen e trupave gjermane më 1943,<ref name=":Peters" /> u largua drejt [[Roma|Romës]], vijoi punët në Institutin Oriental Papnor.<ref name=":Kamsi">{{Cite news|url=http://komente.soup.io/since/90524901?newer=1|title=Botimi i veprave të At Zef Valentinit, një iniciativë që i nderon botuesit|language=sq|last=Kamsi|first=Vili|date=30 nëntor 2010|work=|access-date=24 shtator 2019|author-link=Vili Kamsi}}</ref>
 
Vjeshtën e 1946 i ftuar nga kardinali Schuster në [[Milano]], iu besua drejtimi i revistës katolike ''Letture.''<ref name=":radiovaticana" /> Gjatë viteve në vijim, ushtron dhe detyrën e “Presidente dell’Associazione Internazionale delle Riviste Cattoliche di Critica Letteraria,” si dhe emërohet: “Presidente dell’Associazione Cattolica dei preti scrittori,” pastaj e gjejmë edhe në detyrën e “Assistente Generale dell’Unione Librai Cattolici Italiani.” etj. Valentini gjen mbështetjen e kardinalit Montini, më vonë [[Papa Pali VI]].
 
Pas vdekjes së [[Gaetano Petrotta|Petrottës]],<ref name=":1">{{Cite news|url=http://www.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=1672|title=Vjen At Zef Valentini, jezuiti i madh italian që iu kushtua Shqipërisë|last=Andoni|first=Ben|date=22 dhjetor 2004|work=[[Korrieri]]|language=sq|access-date=24 shtator 2019|issue=304|pages=14-15}}</ref> më 15 dhjetor 1955 mori ndër duar drejtimin e Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të [[Palermo|Palermos]], që u bë një nga kështjellat e kulturës së vërtetë shqiptare jashtë Shqipërisë. Ndërkaq vijoi të drejtonte edhe Katedrën e Filologjisë Bizantine dhe atë të Letërsisë së Lashtë të Krishterë.<ref name=":newsgesuiti" /> Pas kontributit të tij ndaj studimeve mbi arbëreshët, në mes të viteve ’60 i kërkoi Kongregacionit Shenjt mbi Kishat Lindore që të kalonte në ritin bizantin.<ref name=":Kamsi" /> Më 1969 botoi “Domus Ecclesiae” mbi arkitekturën e kishave të hershme bizantine.<ref name=":radiovaticana" />
 
Më 1975 doli në pension dhe pas një viti u shtrua në klinikë,<ref name=":radiovaticana" /> në përkujdesjen e murgeshave.<ref>{{Cite journal|last=Kulla|first=Ndriçim|date=mars-prill 2015|title=At Zef Valentini, në Shqipëri si misionar kulturor|language=sq|url=https://www.kishakatolikeshkoder.com/media/1257/mars-prill-2015.pdf|journal=Kumbona e së Diellës|issue=3-4|pages=18-20|via=}}</ref> Vijoi të bashkëpunonte me revistën “Letture” dhe të studionte ikonat bizantine. Më 5 nëntor 1979 përkujtoi në dhomën e spitalit 60-vjetorin e jetës si rregulltar jezuit me një Meshë në gjuhën latine, të kremtuar nga Eprori i Shoqërisë dhe tre jezuitë, që punonin për botimin e “Letture”.<ref name=":radiovaticana" />
 
Natën ndërmjet 15 e 16 nëntorit gjendja e tij shëndetësore u rëndua. Sivëllezërit jezuitë e morën në shtëpi, ku ndërroi jetë më 16 nëntor, në orën 13.<ref name=":radiovaticana" />
 
== Veprat ==