Ariel Pink: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
No edit summary Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
vNo edit summary |
||
Rreshti 18:
'''Ariel Marcus Rosenberg''' (i lindur më 24 qershor 1978), gjithashtu i njohur si '''Ariel Pink''', është muzikant dhe kantautor amerikan, veprimtaria e të cilit merr shumë nga [[pop]]-i i viteve 1970 dhe 1980. Estetika e tij [[lo-fi]] dhe albumet e inçizuara në shtëpi ndikuan në shumë muzikantë [[indie]] që nga fundi i viteve 2000. Ai shpesh përmendet si "kumbara" i lëvizjeve [[hypnagogic pop]] dhe [[chillwave]], dhe merret si nxitësi i një trendi më të madh që përfshin thirrjen e mediave, tingujve, dhe teknologjive të vjetëruara të dekadave të mëparshme.
Një vendas i [[Los Angeles]], Pink filloi të eksperimentonte me inçizimin e këngëve në pajisjen Portastudio tetë-linjëshe gjatë adoleshencës.
Në vitet 2000, tingulli i pazakontë i Pink nxiti një diskutim kritik të përtërirë të fenomeneve hauntologjike, në të cilin ai ishte figurë qendrore. Deri në vitin 2004, inçizimet e tij zakonisht janë lansuar me emrin "Ariel Pink's Haunted Graffiti", një solo projekt nganjëherë i bashkuar me grupin e tij për turne. Fama dhe njohja e tij eskaluan pas suksesit të albumit ''Before Today'' (2010), i cili ishte albumi i parë i inçizuar në studio profesionale. Që nga ajo kohë, ai ka inçizuar edhe tri albume tjera: ''Mature Themes'' (2012), ''Pom Pom'' (2014), dhe ''Dedicated to Bobby Jameson'' (2017). Pink ka bashkëpunuar me një larmi artistësh të tjerë.
|