[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.4
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.5
Rreshti 29:
 
[[File:Nalanda Monastery 4 ei7-02.jpg|thumb|left|327px|Manastiri 4 në [[Nalanda]]]]
Manastire të tjera të shquara të periudhës Pala ishin Traikuta, Devikota (i identifikuar me Kotivarsa-n e lashtë, ''Bangarhu modern'') dhe Pandita Vihara. Gërmimet e bashkuara të drejtuara nga '''Archaeological Survey of India''' (ASI) dhe '''University of Burdwan''' nga vitet 1971-1972 deri në vitet 1974-1975 zbuluan një kompleks monastik në '''Monorampur''', afër Bharatpurit në pazarin Panagarh të distriktit Burdwan të Bengalit Perëndimor. Datimi i manastirit mund ti atribuohet periudhës së hershme mesjetare. Gërmimet e fundit në Jagjivanpur (distrikti Malda i Bengalit Perëndimor) treguan një tjetër manastir budist (''Mahavihara Nandadirghika-Udranga'')<ref>{{cite web|url=http://www.tathyabangla.org.in/publiçi_cadeprt/archeology/arch3.asp|title=Jagjivanpur, A newly discovered Buddhist site in West Bengal|publisher=Information & Cultural Affairs Department, Government of West Bengal|archiveurl=https://web.archive.org/web/20090809033739/http://www.tathyabangla.org.in/publi%C3%A7i_cadeprt/archeology/arch3.asp|archivedate=9 gusht 2009|access-date=19 gusht 2020|url-status=livedead}}</ref> i shekullit të nëntë.
Asgjë nuk ka mbijetuar nga superstrukturat. Janë gjetur një numër qelash manastirore të drejtuara nga një oborr drejtëkëndor. Një veçori e shquar është prania e qelave rrumbullake në kënde. Besohet se plani i përgjithshëm i kompleksit monastik në Jagjivanpur është mjaft i ngjashëm me atë në [[Nalanda]]. Nga burimet epigrafike dhe dëshmi të tjera janë gjetur referenca të shpërndara edhe për disa manastire të tjera. Midis tyre mund të përmendet Pullahari (në Magadhan perëndimore), Halud vihara (45 km në jug të Paharpurit), Parikramana vihara dhe Yashovarmapura vihara (në Bihar).
Komplekse të tjera të rëndësishme strukturore janë zbuluar në Mainamati (distrikti Comilla në Bangladesh). Këtu janë zbuluar mbetjet e vetëm pak viharave dhe më e rafinuara është [[Shalban vihara]]. Kompleksi konsiston në një vihara mjaft të madhe me një plan të pazakontë prej katër radhë qelash monastike rreth një oborri qendror, me një tempull me planë në formë kryqi i vendosur në qendër. Sipas një legjende mbi një vulë (të zbuluar në sit) themeluesi i manastirit ishte Bhavadeva, një sundues i Dinastisë Deva.