[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Rregullime automatike të gabimeve me referimet
Rreshti 2:
 
== Jeta ==
Leu më 7 mars 1897 në Ramicë të [[Mesaplik|Mesaplikut]],<ref name=":0">Greca D.[http://gazetadielli.com/ago-shero-agaj-dikushi/ Ago Shero Agaj — "Dikushi"], gazetadielli.com, 10 korrik 2015.</ref> i biri i Shero Emin Agajt, agë i Smokthinës, familje besnike dhe [[Qehajai|qehaja]] të [[Familja Vlora|oxhakut të Vlorajve]].'''<ref name=":122">{{Cite book|title=[[Lebenserinnerungen|Kujtime 1885-1925]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|publisher=IDK|year=2003|isbn=99927-780-6-7|location=Tiranë|pages=186|ref=harvnb|translator=[[Afrim Koçi]]|language=sq}}</ref>''' Mësimet e para i mori në [[Vlora|Vlorë]]. Studimet e mesme dhe të larta në [[Vjena|Vjenë]] të [[Austria|Austrisë]] për inxhinieri Agrikulture, kthehet në [[Shqipëria|Shqipëri]] më 1919. Mori pjesë në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjes]] dhe [[Lufta e Vlorës|Luftën e Vlorës]] më [[1920]] ne çetën e Shullërit, punoi si praktikant në Silezinë e Sipërme, në [[Gjermania|Gjermani]].
 
Gjatë viteve 1920 – 23 bashkëpunon me Prof. Dr. [[Ernst Nowack]] (1891 - 1946), të Universitetit të Kölnit (Gjermani), për hartimin e Kartës Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë, dhe më 1924 bën pjesë në Komisionin për caktimin definitiv të nomenklaturës së Hartës së Shqipërisë. Punon edhe dy vjet në Poloni e Moldavi dhe kur kthehet në Vlorë, emërohet agronom i zyrës së bujqësisë.<ref name=":0" />
 
Ishte ndër nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonitë e zhvilluara pas vrasjes së [[Avni Rustemi|Avni Rustemit]]. Përkrahu [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjen e qershorit]].<ref name=":12">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=72|ref=harvnb|language=sq}}</ref>
 
Prej vitit 1925-26 bashkëpunon me shkencëtarin svicerian, Dr. Miller, në kërkimet e shtresave vajgurore të nëntokës shqiptare, për llogari të Dutch Shell Oil Comp. Dhe ka fatin të jetë prezent në hapjen e pusit të parë vajguror shqiptar. Në fund të vitit 1926 emërohet agronom në [[Shkodra|Shkodër]], më vonë në [[Xhafzotaj (Xhafzotaj)|Xhafzotaj]] (Shijak), dhe Drejtor i Shkollës Bujqësore në [[Lushnja|Lushnjë]] dhe pas mbylljes se shkollës, shërben si agronom direkt në [[Berati|Berat]], [[Gjirokastra|Gjirokastër]] dhe [[Delvina|Delvinë]].<ref name=":0" />