Ago Agaj
Ago Agaj (Ramicë, 7 mars 1897 – Clearwater, Florida, 24 dhjetor 1994) ka qenë inxhinier, nëpunës dhe ministër i Ekonomisë Kombëtare.
Ago Agaj | |
Ministër i Ekonomisë Kombëtare | |
5 nëntor 1943 – 16 qershor 1944 | |
Paraardhësi: | Nexhip Basha |
Pasardhësi: | Rifat Begolli |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 7 mars 1897 |
Lindi në: | Ramicë, Perandoria Osmane |
Vdiq më: | 17 prill 1945 |
Vdiq në: | Clearwater, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës |
Kombësia: | shqiptar |
Profesioni: | nëpunës |
Fëmijë | 5 vajza |
JetaRedakto
Leu më 7 mars 1897 në Ramicë të Mesaplikut,[1] i biri i Shero Emin Agajt, agë i Smokthinës, familje besnike dhe qehaja të oxhakut të Vlorajve.[2] Mësimet e para i mori në Vlorë. Studimet e mesme dhe të larta në Vjenë të Austrisë për inxhinieri Agrikulture, kthehet në Shqipëri më 1919. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe Luftën e Vlorës më 1920 ne çetën e Shullërit, punoi si praktikant në Silezinë e Sipërme, në Gjermani.
Gjatë viteve 1920 – 23 bashkëpunon me Prof. Dr. Ernst Nowack (1891 - 1946), të Universitetit të Kölnit (Gjermani), për hartimin e Kartës Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë, dhe më 1924 bën pjesë në Komisionin për caktimin definitiv të nomenklaturës së Hartës së Shqipërisë. Punon edhe dy vjet në Poloni e Moldavi dhe kur kthehet në Vlorë, emërohet agronom i zyrës së bujqësisë.[1]
Ishte ndër nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonitë e zhvilluara pas vrasjes së Avni Rustemit. Përkrahu Lëvizjen e qershorit.[3]
Prej vitit 1925-26 bashkëpunon me shkencëtarin svicerian, Dr. Miller, në kërkimet e shtresave vajgurore të nëntokës shqiptare, për llogari të Dutch Shell Oil Comp. Dhe ka fatin të jetë prezent në hapjen e pusit të parë vajguror shqiptar. Në fund të vitit 1926 emërohet agronom në Shkodër, më vonë në Xhafzotaj (Shijak), dhe Drejtor i Shkollës Bujqësore në Lushnjë dhe pas mbylljes se shkollës, shërben si agronom direkt në Berat, Gjirokastër dhe Delvinë.[1]
Më 1937 ndalohet për ngjarjet e kryengritjes së Delvinës[3] dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Dita 7 Prill 1939 kur Italia pushtoi Shqipërinë, Ago Agajn e gjen në burg.
Pas vitit 1941 shkon në Mitrovicë, ku emërohet prefekt, drejton organizimin e administratës shqiptare, atë të xhandarmërisë vendase dhe të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë organizon rezistencën kombëtare, se i duhet të mbrohet edhe nga sulmet e çetnikëve të Drazha Mihajloviçit, me të cilët ndërmerr edhe përpjekje direkte, derisa edhe plagoset. Në bashkëpunim me Vehbi Frashërin bën të mundur shpëtimin e jevgjve të Mitrovicës nga "zgjidhja përfundimtare" naziste. Qeveria Kruja e emëron Drejtor të Përgjithshëm të Nozullimeve, që varej nga Kryeministria.[1]
Më 1943-1944 ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë Mitrovica. Më 1944 inspektor epror në këtë ministri. Në qershor të vitit 1944, Ago Agaj mori pjesë në mbledhjen e Dytë të Lidhjes së Prizrenit, si dhe në Kongresi i Dytë të saj, që u mbajt më 15 janar 1944.
Pas vendosjes së regjimit komunist në atdhe, u largua fillimisht në Austri e Itali dhe më pas u vendos Egjipt së bashku me gruan dhe 5 vajzat. Qëndroi 20 vjet atje dhe punoi për administrimin e pasurisë së Aziz Izet Pashë Arnautit (Qiprilijve) dhe drejton sektorin «Vinicole e Viticole». Gjatë qëndrimit në Egjipt Ago Agaj, përgatiti dorëshkrimin e vëllimit «Lufta e Vlorës» të cilin e vuri në shtyp në vitin 1969, kur ishte në Amerikë.
Më 1969 vendoset në SHBA, ku dhe vdes në Florida në dhjetor të 1994.[3] [4].
VepraRedakto
- Lufta e Vlorës : tregimi i një pjesëmarrësi - 1969, 2002
- Xhafer Deva : Jeta dhe veprimtaria. 1979
- Miloshi:Heroi i Kosovës (Legjenda, kronika e përkthime) - 2002
Shih edheRedakto
ReferimetRedakto
- ^ a b c d Greca D.Ago Shero Agaj — "Dikushi", gazetadielli.com, 10 korrik 2015.
- ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. f. 186. ISBN 99927-780-6-7.
- ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 72. ISBN 9789994356225.
- ^ «Rreth shkaqeve të përçarjes së shqiptarëve»