Qyprillinjtë
Qyprillinjtë ose Familja Kypriljoti/Qypërli (turqisht: Köprülü ailesi) ka qenë një familje fisnike me origjinë shqiptare nga Roshnik (Berat) në Perandorinë Osmane.[1][2] Familja i ka dhënë gjashtë Vezirë të mëdhenj (duke përfshirë edhe Kara Mustafa Pashë, i cili ishte një thjeshtër), dhe shumë oficerë të tjerë të rangut të lartë. Epokë gjatë së cilës këta vezirë të mëdhenj kanë shërbyer është e njohur si "epoka Qyprilliu" në Perandorinë Osmane.
Një anëtar tjetër i dalluar i familjes ishte Abdullah Pashë Qyprilliu (1684-1735), i cili ishte një gjeneral në luftërat osmano-persiane të kohës së tij dhe vepronte si guvernator në disa provinca të perandorisë. Pasardhësit moderne përfshijnë Mehmet Fuat Qyprilliu, një historian i shquar i letërsisë turke. Anëtarët e familjes vazhdojnë të jetojnë në Turqi dhe Shtetet e Bashkuara.
Vezirët e Mëdhenjë Qyprilliu
RedaktoEmri | Jeta | Vezir i Madh në | Sulltan(ët) |
---|---|---|---|
Mehmed Pashë Qyprilliu | 1583–1661 | 1656–1661 | Mehmed IV |
Fazil Ahmed Pashë Qyprilliu | 1635–1676 | 1661–1676 | Mehmed IV |
Kara Mustafa Pashë1 | 1634–1683 | 1676–1683 | Mehmed IV |
Abaza Siyavuş Pashë II2 | died 1688 | 1687–1688 | Suleiman II |
Fazil Mustafa Pashë Qyprilliu | 1637–1691 | 1689–1691 | Suleiman II Ahmed II |
Hysein Pashë Qyprilliu | 1644–1702 | 1697–1702 | Mustafa II |
Numan Pashë Qyprilliu | died 1719 | 1710–1711 | Ahmed III |
1 Kara Mustafa Pashë është birësuar nga familja Qyprilliu dhe ishte kunat i Fazıl Ahmed Pashë Qyprilliu-t.
2 Abaza Siyavuş Pashë ishte një shërbëtor i Mehmed Pashë Qyprilliut. Duke u martuar me vajzën e tij, Siyavuş bëhet dhëndër i familjes së fuqishme Qyprilliu.
Shih edhe
Redakto- Epoka Qyprilliu në Perandorinë Osmane
- Velesi, një qytet në Maqedoni i themeluar nga familja Qyprilliu
- Vezirköprü, një qytet në Turqi i emëruar sipas familje
- Lista e vezirëve shqiptarë në Perandorinë Osmane
Referimet
Redakto- ^ Stephen Schwartz, The other Islam: Sufism and the road to global harmony Doubleday 2008 ISBN 978-0-385-51819-2 page 100.
- ^ Ivo Banac, The national question in Yugoslavia: origins, history, politics, ISBN 0-8014-1675-2, ISBN 0-8014-9493-1 Cornell University 1988 page 292.