Ndryshimi mes inspektimeve të "Tempulli i Durgës në Ramnagar"

v
Rregullime automatike të gabimeve me referimet
(Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0)
v (Rregullime automatike të gabimeve me referimet)
 
==Legjenda e hyjneshës==
Sipas legjendave puranike tregohet se si hyjnesha e mori emrin Durga. I dituri Agastya donte të dinte nga hyjnia Kartikeya sesi hyjnesha e mori emrin. Kartikeya tregoi, se dikur ishte një demon i quajtur Durgasur që kreu lutje intensive për mjaft vite të gjatë dhe arriti fuqi që asnjë njeri nuk mund ta mundëte. Për shkak të kësaj dhe bazuar te arroganca e madhe ai filloi të shqetësonte të gjithë njerëzit fetarë, dhe mori nën kontroll mjaft botë. Ai shkatërroi Gurukulë të ndryshëm (shkolla rezidenciale), Yagya Shala (vende ku kryheshin rituale Yagya/zjarri), burgosi krerë të ndryshëm fetarë si dhe Rishi Patna të ndryshme (gra asketikësh). Lumenjtë filluan të rridhnin në drejtimin e gabuar, të korrat filluan të jepnin lloje të ndryshme prodhimesh. Të gjithë hyjnitë qiellore dhe qeniet njerëzore iu afruan perëndisë Shiva dhe kërkuan të strehoeshin. [[Shiva]] kuptoi fuqitë e Durgasuras, veçanërisht se ky i fundit nuk mund të vritej nga një burr. Ai i sugjeroi Devit ta bënte këtë. Devi dërgoi emisarin e saj, Kalratri, bashkë me disa zonja për të paralajmëruar Durgasurën. Kalratri arriti vendbanimin e Durgasurës dhe ia përcolli mesazhin. Ajo i kërkoi atij që të mos i shqetësonte njerëzit fetarë, të rikthente tokën dhe gjërat e tjera të rrëmbyera dhe të shkonte diku tjetër, ndryshe hyjnesha Devi do ta vriste atë. Me arrogancë të madhe Durgasura i kërkoi luftëtarëve të tij të kapnin Kalratrin dhe ta burgosnin atë.
Kur luftëtarët iu afruan asaj, Kalratri nxori një ulërimë që prodhoi topa flake dhe mijëra luftëtarë u vranë. Kjo e nxehu më tepër Durgasurën, që urdhëroi më tepër luftëtarë për të luftuar atë. Kalratri fluturoi menjëherë në qiell, arriti vendbanimin e hyjneshës pranë maleve Vindhyachal dhe i tregoi të gjithë ngjarjen asaj. Shpejt Durgasura arriti në vendin ku qëndronte hyjnesha dhe nisi një betejë të ashpër. Gjatë procesit, Devi lëshoi të gjitha shaktit e saj që morën forma luftëtaresh të ndryshme me fuqi të jashtëzakonshme. Hyjnesha me fuqitë e saj të jashtëzakonshme, e vrau Durgasurën dhe të gjithë ndjekësit e tij. Pati një gëzim të madh në të gjithë botën dhe paqja me lumturinë u rikthyen përsëri. Rrëfenja është përshkruar me hollësi te Kashi Khanda.<ref>{{cite book|author=Vinay|url=https://books.google.al/books?id=5nk6DQAAQBAJ|title=Kashi Khanda|chapter=71|publisher=Diamond Pocket Books Pvt Ltd|year=2016|id=ISBN 81-288-2277-2, 9788128822773|language=anglishten}}</ref>
Të gjitha hyjnitë qiellore dhe të tjerët mësuan për këtë dhe e lavdëruan hyjneshën duke recituar Vajra Panchakamin. Hyjnesha u kënaq dhe mori emrin Durga Devi (për shkak të vrasjes së Durgasurës).