[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 46.99.80.38 dhe 185.67.177.176) dhe riktheu rishikimin 2101653 nga Tiimiii
Rreshti 58:
==== Morfologjia e pemëve, shkurreve dhe bimëve kacavjerrëse ====
* Pemët i përkasin që të gjitha Gimneospermeve ose Dythelboreve. Ekzistojnë raste të rralla që pemët i përkasin grupeve të tjera sistematike, si për shembull palmat. Karakteristika kryesore e një peme është masa e bollshme e indit drunor. Kjo do të thotë që pothuajse e gjithë bima përbëhet nga struktura dytësore që në bimët barishtore është e reduktuar ose mungon. Struktura e rrënjëve dhe e gjetheve gjendet dhe tek pemët, madje është thelbësore sepse përcakton rritjen në gjatësi. Dy indet kryesore të strukturës dytësore janë : barma dhe fellogjeni. Përveç masës drunore pema karakterizohet nga lloji i degëzimit. Në shumë pemë degët ndahen në [[makroblaste]] dhe [[brakiblaste]]. Pemët duke qenë bimë që jetojnë për vite të tëra kanë sythe të mirë organizuar për të kaluar stinët pa u dëmtuar. Kur afrohet dimri sythet flenë, që do të thotë që gjethëzat në ekstremet e majva shndërrohen në përule, marrin një pamje të lëkurezuar, vishen nga shtresë e trashë qimesh dhe lyejnë sipërfaqet e tyre me rrëshirë. Në pranverë përulet bien dhe sythi fillon aktivitetin e tij normal. Aparati i rrënjëve mund të jetë pak a shumë i gjerë, varet nga bima dhe ambienti ku ajo jeton. Gjithsesi është gjithmonë goxha i shtrirë duke marrë parasysh pafundësinë e rrënjëve të holla që nuk duken sepse ngelen në tokë kur bima çrrënjoset. Jetëgjatësia e gjetheve varjon ; ekzistojnë bimët gjetherënëse, gjethet e të cilave jetojnë vetëm një stinë bimore. Bimë të tjera, të quajtura me gjelbërim të përhershëm, i ruajnë gjethet gjatë gjithë vitit. Këto zakonisht jetojnë më shumë se një stinë bimore, po edhe ato vdesin dhe zëvendësohen, vetëm kur gjethet e reja janë formuar plotësisht, prandaj pema nuk duket kurrë e zhveshur.
* Edhe [[shkurret]] dhe [[bimët kacavjerrëse]] janë Gimneosperme dhe Dythelbore me sasi të madhe indi drunor por me përmasa më të voglavog sexhevi pemët. king on top
----