[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 0 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 1) #IABot (v2.0.8
Rreshti 50:
Thuhet se vendbanimi i parë i Gjilanit ishte më në veriperëndim, në lagjen e sotme Dardania I, por që në vitin 1830 e përfshiu një zjarr dhe u dogj tërësisht. Familja e Gjinollëve pastaj qytetin e zhvendosi më në lindje, në mes të shtëpisë së sotme të mallrave dhe të tregut, lagje kjo që është quajt edhe Begler mëhallë.
Gjilani në kohën e sundimit të Perandorisë Otomane, një herë i takonte sanxhakut të Vushtrrisë në Vilajetin e Kosovës e pastaj edhe Vilajetit të Prizrenit, sipas rregullimit të atëhershëm administrativ të shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjë vendbanim i madh për t’u bërë qendër administrative.
Rrita më e hovshme e Gjilanit fillon pas sëmundjes së murtajës që e përfshiu Gjilanin në vitin 1836 dhe me Shpërnguljet e mëdha me 1877/1878, kur popullëzohet me të ardhurit nga Sanxhaku i Nishit, ku pos Gjinollëve, Novobërdalit, Cërnicajt, Karadakët, Varoshit erdhen edhe Klaiqët me të tjerat familje të dëbuar prej trekëndëshit të Toplicës me ta edhe zejtarët. Lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin ajo e Bejlerëve, Atik Xhami Mahalla dhe Çifllak mëhalla, pastaj u zgjerua edhe në lagjet: Mëhalla e Varoshit, Mahalla e romëve, Baçevina, Dere mëhalla, mëhalla e muhaxhirëve e kështu me radhe.<ref>’’’Gjilani në të kaluarën e shekullit e 14 përmendet nga dikush si vend po ashtu edhe udhëpërshkruesi turk (Katib Çelebi lindur më 1609-1657 ) - gjeograf, enciklopedis dhe udhëpërshkrues nga '''Perandoria Osmane''''' <nowiki/>''^ '''Qelebi''' gjatë udhëtimve të tija, rreth viteve '30 të shekullit XVII, vizitojë edhe teritorin e Kosovës së sotshme. Në shënimet e tij ndër tjera shkruan për Moravën si kadillëk në sanxhakun e Prishtinës <tt>Shevki Sh. Voca, për amzën [http://www.islamgjakova.net islamgjakova.net] në [http://www.islamgjakova.net/histori/mitrovica_ne_udhepershkrimet_e_branislav_nushiqit.htm]{{Lidhje e vdekur}}{{Lidhje e thyer}}^ Ky kronisti turk e citon edhe më kur udhëpërshkroi Luginën e Moravës (Romelisë))sikur edhe më 1342, citon Kostiç. 1922 , f . 126.''<nowiki/>''</ref>Qyteti i sotëm i Gjilanit u themelua nga familja e Gjinollët, me prejardhje shqiptare , nga fshati Gjinaj i Lumës. Ata në shekullin e XVIII morën pushtetin në Kosovë duke përfshirë edhe Gjilanin, Bujanocin dhe Preshevën. Selia e tyre ka qenë (Vushtri)Prishtina. Një kusheri i tyre më mire të thuhet , një pjesë e kësaj familjeje feudale shqiptare sundonte mbi tërë Moravën e Kosovës.<ref>Dr.Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 83. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,</ref>.
 
==Gjilani ndërmjet dy luftërave botërore==