Alexander Payne: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 5:
 
Në vitin 1996, nxjerr filmin e tij të parë komercial, ''Citizen Ruth'' ("Qytetarja Ruth") me aktoren Laura Dern, satirë mbi debatet mbi abortet në Amerikë. Filmi i tij i tre vjetëve më pas, Election ("Zgjedhjet"), një komedi mbi përpjekjen e dështuar të një mësuesi gjimnazi të sabotonte zgjedhjen e një studenteje ambicioze të egër, i dha kandidaturën e parë për çmim Oskar për skenar dhe popullaritet në qarqet profesionale. Filmi mbështetej në romanin me të njejtin titull të shkrimtarit amerikan Tom Perrotta.
 
Në vitin 2002, nxjerr filmin ''About Schmidt'' ("Mbi Shmidin"), mbështetur në romanin e shkrimtarit Louis Begley, me aktorin Jack Nicholson që luante personazhin e titullit të filmit, një pensionist kompanie sigurimesh nga Omaha i cili gjatë një udhëtimi me autobuzin-apartament të tij kuptoj se nuk arrin të kuptojë më gjërat që e rrethojnë. Në vitin 2005, përshkroi krizën e mesmoshës të dy shokëve, me Paul Giamattin në rolin kryesor. Të dy këta filma fituan çmimin [[Golden Globe]] për skenarin më të mirë, dhe patën qenë kandidatë për Oskar në kategori të ndryshme.
 
Një pjesë e mirë e filmave të Payne-it ndodhin në shtetin e tij të Nebraskës.
 
Në vitin 2002, nxjerr filmin ''About Schmidt'' ("Mbi Shmidin"), mbështetur në romanin e shkrimtarit Louis Begley, me aktorin Jack Nicholson që luante personazhin e titullit të filmit, një pensionist kompanie sigurimesh nga Omaha i cili gjatë një udhëtimi me autobuzin-apartament të tij kuptoj se nuk arrin të kuptojë më gjërat që e rrethojnë. Në vitin 2005, përshkroi krizën e mesmoshës të dy shokëve, me Paul Giamattin në rolin kryesor. Të dy këta filma fituan çmimin [[Golden Globe]] për skenarin më të mirë, dhe patën qenë kandidatë për Oskar në kategori të ndryshme.
 
Në vitin 2012, ai fitoi çmimin Oscar për skenarin e filmit ''The Descendants'' ("Pasardhësit") me George Clooney, film që mori çmimin Golden Globe si filmi më i mirë dramatik.<ref>https://www.omahamagazine.com/2018/02/13/302165/alexander-payne-s-homecoming</ref>
 
Një vit më vonë nxjerr filmin bardhë e zi ''Nebraska'', mbi rrugën e një të moshuari për të marrë paratë e një llotarie mashtruese, ndërsa në 2017-ën, filmin ''Downsizing'' ("Duke bërë shkurtime"), një komedi fantastiko-shkencore që zhvillohet në qytetin e tij të lindjes Omaha, me protagonist aktorin Matt Damon.
 
[[Kategoria:Regjisorë amerikanë]]