[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 11:
| webfaqja =
}}
'''Sadik Kaceli''' ([[Tirana|Tiranë]], [[14 Mars|14 mars]] [[1914]] - [[24 Dhjetor|24 dhjetor]] [[2000]]) ka qenë arsimtar dhe piktor shqiptar, i nderuar me titullin "Artist i Merituar". Qe autori i kartëmonedhës se pare shqiptare të stampuar në vitet e para të çlirimit, i stemës së Republikës së Shqipërisë (1946) dhe i dizajnit të flamurit kombëtar shqiptar.
 
Ka qenë piktor realist, nuk u përshtat kurrë me realizmin socialist dhe prandaj u mënjanua nga diktatura. Mbahet mend për portretet dhe peisazhet.<ref name=":2">{{Cite book|url=https://books.google.al/books?id=6inIiCF_930C&pg=PA12&lpg=PA12&dq=Sadik+Kaceli+Harry+Fultz&source=bl&ots=Q1ra32C4Dl&sig=ACfU3U1zCmuDW0LYB-ClgbKZWbHRxSziuw&hl=en&sa=X&ved=2ahUKEwian9mTht7uAhUQhRoKHUiCA1c4ChDoATAIegQIBRAC#v=onepage&q=Sadik%20Kaceli&f=false|title=Historical Dictionary of Albania|author=Robert Elsie|authorlink=Robert Elsie|language=en|pages=219-220|publisher=Rowman & Littlefield|date=2010|isbn=9780810861886}}</ref>
 
== Biografia ==
U lind më 1914 në gjirin e një familjeje qytetare zanatlinjsh tiranas, i biri i Osman Kacelit. I ngelur jetim herët, i ati ndërroi jetë nga një e ftohur që kishte marrë në [[Rrethimi i Shkodrës (1912-13)|mbrojtjen e Shkodrës]].<ref name=":0">{{Cite web|url=http://gazetashqiptare.al/2021/02/08/intervista-familja-kaceli-nje-institucion-arti-vete/|title=Familja Kaceli, një institucion arti më vete|date=8 shkurt 2021|journal=Gazeta shqiptare|interviewer=Fatmir Terziu|language=sq|author=Buron Kaceli}}</ref> Ekonominë e shtëpisë e mbarështuan të vëllezërit, Ismaili (vd. 1932), Aliu, Ramazani dhe [[Jonuz Kaceli]], i të cilëve ishte më i vogli.<ref>{{Cite web|url=http://www.radiandradi.com/familja-tironase-kaceli-nga-marsida-t-najdeni/|title=Familja tironase Kaceli|author=Marsida T. Najdeni|website=radiandradi.com|date=10 shkurt 2020|language=sq}}</ref> Në pazarin e vjetër të Tiranë, pas [[Kulla e Sahatit, Tiranë|sahatit]] pranë [[Xhamia e Et'hem Beut|xhamisë së Et'hem Beut]] kishin dyqanin e kartolerisë në godinën e ngritur në vitet '20 "Vllazën Kaceli".<ref>Eli Xoxa, Kaceli : 1914 - 2000 : monografi / red. Arben Xoxa. - Tiranë : Botimet Enciklopedike, 2008. - 138 f : me il ; 28 cm</ref>
 
Më 1929 nisi arsimin e mesëm në shkollën vokacionale amerikane.<ref name=":2" /> Në vitet 1932-1936 ndoqi në Tiranë "Shkollën e Vizatimit", ku kishte mësues [[Andrea Kushi|Andrea Kushin]], [[Mario Ridola|Mario Ridolan]] dhe [[Abdurrahim Buza|Abdurrahim Buzën]]. Më 1934 u zgjodh ndër nxënësit e shkëlqyer të “Shkollës së Vizatimit” dhe sëbashku me një grup nxënësish të Gjimnazit të Shtetit u shpërblyen me një udhëtim në [[Stokholmi|Stokholm]], ku u pritën nga Konsullata Shqiptare atje.<ref name=":1">{{Cite web|url=https://sot.com.al/kultura/%E2%80%9Csadik-kaceli-retrospektiv%C3%AB%E2%80%9D-gka-ekspozon-krijimtarin%C3%AB-70-vje%C3%A7are-t%C3%AB-artistit|title=“Sadik Kaceli- Retrospektivë”, GKA ekspozon krijimtarinë 70 vjeçare të artistit|author=Julia Vrapi|journal=Sot|date=16 tetor 2014|language=sq}}</ref>
 
Më 12 prill 1936 pasi i kishte shkruar një letër [[Henri Matisse]], për ta ndihmuar që të fillonte akademinë në [[Parisi|Paris]], piktori i moshuar e orientoi tek një shkollë private e drejtuar nga miku i tij André Lhote.<ref name=":1" /> Kaceli shkoi në Paris me mbështetjen e familjes, por nuk shkoi tek akademia e Lhote, por u regjistrua në “Ecole Superieure des Beaux Arts” në Paris.<ref name=":0" />
 
U kthye në Tiranë më 1941,<ref>{{Cite interview|url=https://shqiptarja.com/lajm/i-biri-buroni-nje-rrefim-per-veprat-e-panjohura-te-sadik-kacelit|title=I biri, Buroni: një rrëfim për veprat e panjohura të Sadik Kacelit|author=Dhurata Hamzai|date=31 janar 2019|website=shqiptarja.com|language=sq}}</ref> me disa metodika për mësimdhënien dhe pasi u hap Liceu Artistik "Jordan Misja", dha mësim aty deri në pension.<ref name=":0" />