Giorgio Bassani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Giorgio Bassani (1974).jpg|parapamje|Shkrimtari Giorgio Bassani në vitin 1974.]]
'''Giorgio Bassani''' ([[Bolonja]], 4 mars 1916 - [[Roma|Romë]], 13 prill 2000) ka qenë një shkrimtar, skenarist, publicist, dhe politikan italian, një prej autorëve më të vlerësuar të atij vendi pas Luftës së Dytë Botërore. Vinte nga një familje hebrenjsh italianë të shtresës së mesme nga Ferrara--i ati ishte mjek gjinekolog.<ref name=":2">{{Cite web|url=http://www.giorgiobassani.it/Biographical%20Notes.htm|title=Faqja Giorgio Bassani e mirëmbajtur nga partnerja e tij Portia Prebys|url=http://www.giorgiobassani.it/Biographical%20Notes.htm|url-status=live|language=en}}</ref><ref>{{Cite web|title=Biografia e Bassanit në faqen Leonardo.it|url=https://cronologia.leonardo.it/storia/biografie/bassani.htm|titleurl-status=live|language=Biografia e Bassanit në faqen Leonardo.it}}</ref> U lind në Bolonja rastësisht--i ati gjendej atje me leje nga ushtria--por në Ferrara ai jetoi me pak shkëputje deri në vitin 1943, dhe ishte ai qytet që u bë subjekti i prozës së tij letrare.<ref name=":0">{{Cite journal|last=Stanley|first=Alessandra|date=14 prill 2000|title=Giorgio Bassani, Novelist of Italy's Fascist Era, Dies at 84|url=https://www.nytimes.com/2000/04/14/arts/giorgio-bassani-novelist-of-italy-s-fascist-era-dies-at-84.html|journal=The New York Times|language=en|volume=|pages=|via=}}</ref>
 
Megjithëse në adoleshencë u dha si pas letërsisë ashtu edhe pas pianos, studimet i kreu për letërsi italiane në Universitetin e Bolonjës në vitet 34-39.<ref name=":2" /><ref>{{Cite web|title=Artikulli Giorgio Bassani në Enciklopedinë Britanike|url=https://www.britannica.com/biography/Giorgio-Bassani|titleurl-status=Artikulli Giorgio Bassani në Enciklopedinë Britanikelive|language=en}}</ref>
 
Me kuintetin në prozë të cilit në vitin 1975 i vuri emrin ''Il romanzo di Ferrara''<ref>{{Cite web|title=Faqja e librit në sitin e shtëpisë botuese "Feltrinelli"|url=http://m.feltrinellieditore.it/opera/opera/il-romanzo-di-ferrara/|titleurl-status=Faqja e librit në sitin e shtëpisë botuese "Feltrinelli"live|language=it}}</ref> ("Romani i Ferrarës")--i quajtur nga të tjerë si ''opera omnia'' e tij--Bassani u përpoq të përshkruante dhe të reflektonte si mbi jetën e atij qyteti ashtu edhe atë të komunitetit të tij hebre gjatë sundimit fashist. Ferrara kishte rreth 300 hebrenj, një pjesë e mirë e të cilëve ishte larguar nga getoja në jug të qytetit dhe bënin pjesë në borgjezinë profesioniste: mjekë, avokatë, etj. Rreth 70 prej tyre u çuan në kampet e shfarosjes kur Ferrara u bë pjesë e Republikës Sociale Italiane të Mussolinit dhe nën kontrollin e nazistëve në vitin 1943. Një pjesë e mirë e hebrenjve ferrarezë--ashtu si mjaft hebrenj të tjerë italianë, dhe babai i Bassanit ishte një ndër ta--u përfshinë në fillim në lëvizjen fashiste, fakt që shkrimtari e thumboi pa mëshirë.
 
Bassani u njoh gjithashtu për trajtimin me guxim të tjetrit në letërsinë italiane, duke ndërthurur dhe paralelizuar në romanin ''Gli occhiali d'oro'' ("Gjyslykët e arta"), për shembull, historinë e një homoseksuali me atë të një mjeku hebre si pjesëtarë komunitetesh të ostracizuara gjatë fashizmit në Itali<ref name=":1">{{Cite journal|last=Keates|first=Jonathan|date=14 prill 2000|title=Giorgio Bassani: Italian writer whose novels - among them The Garden Of The Finzi-Continis - chronicled a century of liberty under threat|url=https://www.theguardian.com/news/2000/apr/14/guardianobituaries1|journal=The Guardian|language=en|volume=|pages=|via=}}</ref>.
 
Vepra e tij u vlerësua nga qarqet letrare italiane pas lufte. Përmbledhja e tij me tregime ''Cinque storie ferraresi'' (Pesë histori ferrareze) mori çmimin letrar Strega në vitin 1956.
 
Por fama e tij letrare kapërceu Italinë me ''Il giardino dei Finzi-Contini'' ("Kopshti i Finci-Kontinëve", 1962, çmimi Viareggio), një roman që ndërthur një romancë me fatin e një familjeje borgjeze hebreje të Ferrarës (''Bildungsroman-''i) nga emancipimi që u solli krijimi i Italisë deri në vendosjen e ligjeve diskriminuese kundër hebrenjve (të njohura si ligjet racore) prej [[Benito Mussolini|Mussolinit]] në vitin 1938, me [[Holokausti|holokaustin]] në sfond.<ref>{{Cite web|title=Giorgio Bassani - Il giardino dei Finzi-Contini|url=http://www.italialibri.net/opere/giardinodeifinzicontini.html|titleurl-status=Giorgiolive|website=Italia Bassani - Il giardino dei Finzi-ContiniLibri|language=it}}</ref> Suksesi i romanit bëri që 'kopshti' dhe 'pallati' i librit, vende të trilluara nga autori në veri të pjesës historike të qytetit, të kthehen në itinerare turistike letrare.<ref>{{Cite web|title=Una passeggiata alla scoperta della città di Bassani|url=https://www.estense.com/?p=386078|titleurl-status=Una passeggiata alla scoperta della città di Bassanilive|language=it}}</ref><ref>{{Cite web|title=Blogu La foresta incantata|url=https://laforestaincantata.blogspot.com/2009/04/passeggiando-tra-orti-ville-e-giardini.html|titleurl-status=Blogu La foresta incantatalive|language=it}}</ref> "Kopshti i Finzi-Kontinëve" u kthye në film nga Vittorio de Sica në vitin 1970, duke i dhënë de Sica-s një çmim Oscar si filmi më i mirë i huaj.<ref>{{Cite web|title=Faqja e filmit në IMDB|url=https://www.imdb.com/title/tt0065777/|titleurl-status=Faqja e filmit në IMDBlive|language=en}}</ref>
 
Përveç ''Kopshtit'' dhe ''Pesë historive'' (të cilat më vonë i ripunoi dhe i quajti ''Dentro le mura''--Brenda mureve), "Romani i Ferrarës" përfshin ''Gli occhiali d'oro'' (1958), ''Dietro la porta'' ("Pas portës" 1964), ''L’airone'' ("Çafka", 1968, vlerësuar me çmimin Campiello), dhe ''L’odore del fieno'' ("Aroma e sanës", 1972).<ref>{{Cite web|title=Bibliografia në faqen Giorgio Bassani|url=http://www.giorgiobassani.it/works.htm|titleurl-status=Bibliografialive|language=en, në faqen Giorgio Bassaniit}}</ref><ref>{{Cite web|title=Giorgio Bassani -- Il romanzo di Ferrara|url=http://www.italialibri.net/opere/romanzodiferrara.html|title=Giorgio Bassani url-- Il romanzo di Ferrarastatus=live|language=it}}</ref>
 
Pas luftës, Bassani u vendos në Romë, ku redaktoi një revistë të rëndësishme letrare, ''Le Botteghe Oscure,'' prej 1946-ës deri në 1960, dhe gjatë viteve pesëdhjetë punoi si redaktor letrar i shtëpisë botuese Feltrinelli. Gjatë punës si redaktor, atij iu atribua zbulimi dhe botimi i një romani klasik të letërsisë italiane të shekullit XX, ''Il Gatopardo'' ("Leopardi") të Giuseppe Tomasi di Lampedusa-s në vitin 1958, dhe një rol në botimin e "Doktor Zhivagos" së Boris Pastërnakut nga një kopje e nxjerrë ilegalisht nga Bashkimi Sovjetik.
 
Bassani ka bashkëpunuar si skenarist me kineastë si Michelangelo Antonioni, Luchino Visconti, Mauro Soldati dhe Pier-Paolo Pasolini.<ref>{{Cite web|url=http://www.cinetecadibologna.it/bassani_cinema|title=Cineteca di Bologna, GIORGIO BASSANI E IL CINEMA|url=http://www.cinetecadibologna.it/bassani_cinema|url-status=live|language=it}}</ref>
 
Veprimtar i Partisë Socialiste Italiane pas luftës, ka qenë zëvendëspresident i radiotelevizionit italian RAI<ref name=":1" /> dhe themelues i ''Italia Nostra''-s, një shoqate për mbrojtjen e trashëgimisë së Italisë prej abuzimeve ndërtimore që shoqëruan boom-in ekonomik të pasluftës.<ref>{{Cite web|title=Zëri Giorgio Bassani në Enciclopedia biografica degli italiani|url=http://www.treccani.it/enciclopedia/giorgio-bassani_%28Dizionario-Biografico%29/|titleurl-status=Zëri Giorgio Bassani në Enciclopedia biografica degli italianilive|language=it}}</ref><ref name=":0" /><ref>{{Cite web|url=http://www.italianostra.org/chi-siamo/una-storia-lunga-oltre-50-anni/|title=Historia e shoqatës "Italia Nostra"}}</ref>
 
Bassani u martua në vitin 1943 me Valeria Sinigallian,<ref>{{Cite journal|last=|first=|date=2 dhjetor 2013|title=È morta la vedova di Bassani, Valeria Sinigallia aveva 95 anni|url=http://lanuovaferrara.gelocal.it/ferrara/cronaca/2013/12/02/news/e-morta-la-vedova-di-bassani-valeria-sinigallia-aveva-95-anni-1.8222013|journal=La Nuova Ferrara|language=it|volume=|pages=|via=}}</ref> një vajzë hebreje nga qyteti i tij, me të cilën pati dy fëmijë. Jetoi i ndarë prej saj që prej vitit 1958, megjithëse martesa e tyre nuk u zhbë asnjëherë ligjërisht. Prej vitit 1978 bashkëjetonte me studiuesen amerikane të artit Portia Prebys.<ref>{{Cite journal|last=|first=|date=22 shtator 2000|title=Treasure seized in Bassani battle|url=https://www.timeshighereducation.com/news/treasure-seized-in-bassani-battle/153586.article|journal=Times Higher Education|language=en|volume=|pages=|via=}}</ref>
 
Vitet e fundit të jetës, i prekur nga sëmundja e Alzheimerit dhe e Parkinsonit, dhe një demence senile progresive, iu shmang vëmendjes së publikut, por pronësia mbi dorëshkrimet e tij u bë subjekt i një beteje të ashpër ligjore mes ish-të shoqes dhe fëmijëve nga njëra anë, dhe partneres me të cilën jetonte nga ana tjetër.<ref>{{Cite news|last=|first=|date=11 korrik 1998|title=GIORGIO BASSANI: L'EX MOGLIE, NON L'HO FATTO PER I SOLDI|language=it|work=ADN Kronos|url=http://www1.adnkronos.com/Archivio/AdnAgenzia/1998/07/11/Cultura/GIORGIO-BASSANI-LEX-MOGLIE-NON-LHO-FATTO-PER-I-SOLDI_125300.php|titleurl-status=GIORGIO BASSANI: L'EX MOGLIE, NON L'HO FATTO PER I SOLDI|last=|first=|date=11 korrik 1998|work=ADN Kronoslive|access-date=10 qershor 2018}}</ref><ref>{{Cite journal|last=Garbesi|first=Marina|date=14 prill 2000|title=Un triste epilogo in tribunale|url=http://ricerca.repubblica.it/repubblica/archivio/repubblica/2000/04/14/un-triste-epilogo-in-tribunale.html|journal=La Repubblica|language=it|volume=|pages=|via=}}</ref><ref name=":0" />
 
== Referimet ==