Kostandin Kristoforidhi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 22:
 
== Biografia ==
U lind në Elbasan më 1827,<ref name=":1">{{Cite book|last=Elsie|first=Robert|title=A Biographical Dictionary of Albanian History|publisher=Bloomsbury Academic|year=2012|isbn=9781780764313|pages=257|language=en|author-link=Robert Elsie}}</ref> ndër burime të tjera figuron më 1830,<ref name=":0" /><ref name=":2">{{Cito web|last=Ermenji|first=Abaz|date=prill 1950|title=Kostandin Kristoforidhi punëtori i parë i gjuhës shqipe|url=http://www.ermenji.org/?f=artikuj&id=kristoforidhi.html&ctitle=Kostandin+Kristoforidhi|url-status=live|access-date=8 mars 2021|website=ermenji.org|language=sq}}</ref> i biri i tregtarit e kujunxhiut Anastas Ndelkas/Nelkos dhe Vasilijes së Josifit. Familja e tij përmendet për herë të parë më 1723.<ref name=":6">{{Cite journal|last=Bartl|first=Peter|author-link=Peter Bartl|date=1976|title=Kristoforidhi, Konstandin|url=https://biolex.ios-regensburg.de/BioLexViewview.php?ID=1201|journal=Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas|language=de|volume=2|pages=506-507}}</ref> Kur ishte 14 vjeç, mbaroi mësimet e shkollës qytetëse greqishte të qytetit dhe i ati e dërgoi në gjimnazin [[Zosimea]] të [[Janina|Janinës]].<ref name=":6" />
 
Në Janinë u njoh me zv/konsullin austro-hungarez [[Johann Georg von Hahn|Hahn]] (me shërbim 1847-1850), i cili merrej me studimin e gjuhës shqipe dhe i mësoi shqipen për të studjuar Dhiatën e përkthyer nga [[Vangjel Meksi]] dhe [[Grigor Gjirokastriti]]t.<ref name=":3">{{Cite web|last=Lloshi|first=Xhevat|date=26 shkurt 2016|title=Enigmat dhe befasitë e Kristoforidhit në Maltë|url=http://telegraf.al/dosier/xhevat-lloshi-enigmat-dhe-befasite-e-kristoforidhit-ne-malte|url-status=live|access-date=8 mars 2021|website=telegraf.al|language=sq}}</ref> Ndihmoi po ashtu për [[Studime Shqiptare|''Studimet Shqiptare'']] të konsullit.<ref name=":1" /> Vitet që vijuan e gjetën mësues në shkollat greke në [[Tirana|Tiranë]] më 1852, Elbasan e [[Berati|Berat]]. Më 1853 i vdesin prindët, detyrohet të shesë gjithçka dhe u vendos në [[Durrësi|Durrës]] ku punoi te nuni i tij Mimi Xhufka. Udhëtoi mbarë Shqipërinë për tregti dhe në fillimin e 1857 e gjejmë në [[Smirnë|Izmir]] ku me gjasë u takua për herë të parë me misionarët protestantë amerikanë, ku u rekrutua nga filologu dr. Rigzi. Shoqëria Biblike porsa po interesohej për Shqipërinë dhe ishte në kërkim të një përkthyesi. E fitoi këtë vend pune dhe më pas u regjistrua, më 1 mars ndoqi për katër muaj kurse në [[Robert College|''Robert College'']] në lagjen Babek të Stambollit.<ref name=":6" /> Më tej iu ofrua që të vijonte studimet në kolegjin e Shoqërisë Biblike në [[Malta|Maltë]] (fund korriku 1857-1860), ku përfundoi përkthimin e [[Besëlidhja e Re|Dhjatës së Re]] në të dy dialektet e shqipes. Dorëshkrimet e tij u dërguan në Londër më 15 mars 1860, por nga Londra nuk erdhi ndonjë përgjigje inkurajuese.<ref name=":3" /> U vendos në [[Tunis]] ku u martua dhe dha mësim në një shkollë greke nga 1861 deri më 1865.<ref name=":1" /> Në fund të majit 1865 u kthye në Stamboll me përkthimin e kryer të Dhiatës së Re në [[Gegë|gegnishte]]. Aleksandër Tomson i Shoqërisë Biblike përmes një njohtësie me një riosh shkodran të shkolluar, Nikollë Serreqin, i cili me të shkuar në Stamboll e ndihmoi Kristoforidhin me redaktimin dhe sugjeron alfabetin latin me të cilin qe shkruar gegërishtja në Shkodër si traditë e autorëve të vjetër. Në nëntor të 1869 u zgjodh anëtar i Komisionit për Alfabetin e Shqipes.<ref>{{Cite book|last=Lloshi|first=Xhevat|title=Rreth alfabetit të shqipes: me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit|publisher=Logos-A|year=2008|location=Shkup|pages=14-15|language=sq}}</ref> Qëndroi në Stamboll deri nga marsi i 1870, ku ishte i angazhuar me përkthime dhe botimin e tyre. Më 1870 kreu një udhëtim të gjatë rreth e përqark Shqipërisë dhe vitet në vijim i çoi mes Stambollit, Shqipërisë dhe Tunizit, ku jetonte familja e tij.<ref name=":6" />