[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Përcjellim te Psalmet
Etiketa: Ridrejtim i ri
Rreshti 1:
#RIDREJTO [[Psalmet]]
==Libri i Psalmeve==
Psalmet gjenden në ndarjen e tretë të DhV/BV që quhet Shkrimet e (tjera), hebr. këtuvim). Thuhet se Perëndia flas me njeriun në ndarjet e parë (Tora) dhe në ndarjen e dytë (Profetët. hebr. nëviim), kurse në ndarjen e tretë njeriu i përgjigjet Perëndisë, kuptohet nën frymëzimin e Shpirtit të shenjtë. Për Davidin, autorin e shumicës së psalmeve, thuhet: Këtu vijon kënga e fundit që hartoi Davidi: Pa dëgjoni, sepse Davidi, biri i Jishait, tani flet! Perëndia më ngriti në nder më të lartë, Perëndia i Jaakovit më shuguroi mbret dhe më bëri hartues të këngëve të Izraelit. 2Nëpërmjet meje flet Shpirti i Zotit; Ai e ka vënë fjalën e tij në gojën time. 3Perëndia i Izraelit, shkëmbi i fortë, tek i cili mbështetet populli i tij, ai më ka thënë: «Mbreti që e sundon popullin e tij me drejtësi dhe zbaton me qejf udhëzimet e Perëndisë, 4është si dielli i ndritur i mëngjesit kur shkëlqen nga qielli pa re dhe bën që të mbijë gjelbërim i freskët pas shiut.» (2 Sam 23,1-4).
 
Psalmet ishin këngët fetare të Izraelit të lashtë dhe kështu liturgjia, shpeshherë në formë lutjesh, e caktuar për kultin e Tempullit. Kjo shpjegon udhëzimet e ndërlikuara për ekzekutimin e disave prej tyre nga koret e ndryshme. Përdorimi i tyre i përgjigjet: a) ceremonialit të shtetit, b) festave popullore, c) devocionit të individit (p. sh. në rastin e flijimeve të mirënjohjes, betimit, lutjes, ndërmjetësimit e të tjera). Si këngët fetare e Izraelit, ato na paraqitin një mikrobotë të preokupimeve fetare të Izraelit të lashtë. Kështu ato shërbejnë si hyrje në botën e Dhiatës së Vjetër.
 
Psalmet citohen më shumë herë (rreth njëqind) në DhR se ndonjë libër tjetër i DhV. Ato përmbajnë shumë lëndë profetike që ose u plotësua në kohën e Jezusit, Mesisë së Izraelit, ose do të plotësohet në të ardhmën e afërme. Kështu dëshmojnë për karakterin e tyre të frymëzuar nga Shpirti i Perëndisë. Mesia pasqyrohet te Psalmet si Mbreti i shuguruar (Mesia). Te Ps 110 dhe 145 flitet për Mesinë si për Perëndinë (shih zhvillimin e argumentimit tek Letra drejtuar Hebrenjve). Ai pasqyrohet, gjithashtu, si Shërbëtori i Zotit. Flitet për zelinë reformuese e Mesisë (69a), flijimin e vetvetes (40,6- 8), përjetimin e izolimit (69,8), tradhtinë, urrejtjen dhe mospranimin e tij (41,9; 69,4; 35,19; 118,22), pësimin e përbuzjes (69,9), talljen (22,7; 69,21), zveshjen e tij (22,18), dhe gozhdimin në kryq (22,16). Fjalët e tij të fundit ishin një citim nga Ps 22,1 dhe 31,5. Jezusi shihet, gjithashtu te Psalmet, si njeriu që zëvendëson njerëzimin (8,4), mbreti që është njëkohësisht edhe kryeprift (110,4), guri që hodhën tej ndërtuesit (118,22), mbi të cilin thyhet njeriu (shih edhe Jeshaj/Isaia 8,13-15) dhe guri që dërrmon perandoritë e botës (Dn 2,34). Shih edhe Lk 20,18.
 
Psalmet janë shkruar në formë poezie hebraike, sipas rregullave të poezisë orientale të lashtësisë. Kjo gjini letrare karakterizohet, jo nga rima, por nga ritmi, d.m.th. nga numri i rrokjeve të theksuara në çdo varg. Megjithëse s’është e mundshme të riprodhohet në përkthim një strukturë e tillë, mund të vihet re një tipar tjetër i poezisë hebraike, d.m.th. paralelizmi që shihet në përsëritjen e vargut si jehonë, si kontrast, sintezë, ose gradacion.
 
Mbishkrimet e shtypura në krye të psalmeve do të jenë meloditë, sipas këtyre duhej kënduar psalmet. Shënimet e shkruara në tekstin e psalmeve (p.sh. Sela) do të jenë udhëzimet për këndimin e psalmeve (si alegretto, fortissimo) ose ndoshta ndryshimet e celësit.
 
Psalmet janë ndarë në pesë libra që u përgjigjen të pesë librave të Ligjit (Torës): Libri i parë Ps 1-41 Libri i dytë Ps 42-72 Libri i tretë Ps 73-89 Libri i katërt Ps 90-106 Libri i pestë Ps 107-150
 
Sipas traditës së çifutëve, këto pesë ndarje janë përgjigjja e Izraelit, në formë lutjesh, të pesë librave të Torës. Një shpjegim tjetër i mundshëm është se librat e Psalmave pasqyrojnë disa mbledhje që qarkullonin para se të mblidheshin në një libër i vetëm. Kjo do të shpjegonte, p.sh. pse ka dublikata psalmesh.
 
Disa psalme janë shkruar në formë akrostike: çdo pjesë e këtyre psalmeve fillon me një shkronjë të alfabetit hebraik. Këto janë: 9-10, 25, 34, 37, 111, 112, 119, 145. Kjo formë duhet të ketë ndihmuar adhuruesin t’i mësojë përmendsh.