Sulltanesha Kosem: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kosem
vNo edit summary
Rreshti 3:
 
== Vitet e para të jetës ==
Sulltanesha Kosem lindi në një ishull të [[Greqi]]së që quhet [[Qefalonia]]. Ajo ishte vajza e një [[prifti]] [[Kisha Ortodokse Lindore|ortodoks]] që quajtur Enzo. Emri i saj i fëmijërisë ishte Anastasia. Anastasia ishte një vajzë tipike [[grek]]e e kohë, e cila merrej me bujqësi dhe blegtori por ngaqe ishte vajza e një intelektuali, ajo edhe studionte. Anastasia njihej për bukurinë e saj dhe sytë e saj me ngjyre, gojëdhënat tregojnë se ishte një pikturë e portretit të saj të cilen e kishte [[Sulltan]] Ahmeti që bëri këtë të fundit të dashurohej me të. Anastasia dinte të këndonte dhe kishte një zë të fuqishëm. Në moshën 14 vjeçare në 1603, ajo u grabit me forcë nga ushtarët osmanë me urdhër të sulltaneshës Safije, për tu dërguar në sarajet e sulltanit si [[Konkubinati|konkubinë]] e tij.[[Skeda:Kösem Sultana.jpg|parapamje|majtas|426x426px|Qësem Sulltana Hanëm me femi]]
 
== Jeta si sulltanesha e preferuar e sulltanit ==
[[Skeda:Kösem Sultana.jpg|parapamje|majtas|426x426px|Qësem Sulltana Hanëm me femi]]
Kur Sulltanesha Kosem atëherë me emrin Anastasia erdhi në haremin e Sulltan Ahmetit I, fillimisht Sulltanesha Safije i vëndosi emrin Mahpejqer. Ajo ishte e ndrojtur, e sinqertë dhe nuk ishte përballur kurrë me intrigat dhe jeten e sarajeve. E mërzitur nga kjo, Anastasia tentoi disa herë të arratisej deri kur u takua me sulltan Ahmetin. Ajo mendonte se sulltani ishte një burrë i vjetër që do ta përdorte si konkubinë dhe nuk e dinte se djali qe ajo filloi të dashuronte ishte vetë Sulltan Ahmeti. Anastasia apo Mahpejqer mbajti këtë emer deri kur Sulltan Ahmeti i vëndosi emrin Kosem, që do të thotë "udhëheqëse". Këtë emer Ahmeti ia vëndosi sepse ishte Kosem ajo që e shpëtoi atë kur ai u sëmur nga sëmundja e lisë dhe askush nuk e mendonte se do të shpëtonte. Në 1605 ajo lindi djalin e saj të parë dhe djalin e dytë të sulltanit, Mehmetin, duke u bërë kështu sulltaneshë e Perandorisë Osmane. Duke këshilluar Sulltan Ahmetin ajo filloi të ndikonte në politikat e perandorisë dhe jo vetëm, Sulltanesha Kosem bënte bamirësi dhe dëgjonte hallet e popullit dhe u bë kështu një sulltaneshë shumë e dashur nga populli. Fuqia e saj nuk mbeti me kaq, me një zgjuarsi që e karakterizonte, Sulltanesha Kosem arriti të rrisë influencën e saj në ushtri dhe në këshill, kjo bëri që fjala e saj të dëgjohej më shumë. Ajo "fitoi" luftën me kundërshtaren e saj të betuar Sulltaneshën Safije, duke e dërguar këtë të fundit në sarajet e vjetra për shumë vite.
 
Me 1617 Sulltan Ahmeti vdiç duke i lënë amanet Sulltaneshës Kosem fëmijët. Kjo e fundit për të ruajtur fëmijët e saj, ndryshoi ligjin 300 vjeçar të trashëgimisë duke i dhënë të drejten e fronit pasardhësit më të madh në moshë. Si rrjellojë, ishte princ Mustafai që u bë sulltan dhe jo djali i madh Sulltan Ahmetit princ Osmani. Sulltan [[Mustafa I|Mustafai I]] vuante nga paqëndrueshmeria mendore dhe ishte një sulltan kukull i cili drejtohej nga nëna e tij Sulltanesha Halime dhe veziri i dytë Davut [[Pasha]]. Sulltaneshë Halime për të treguar forcen e saj urdhëroi syrgjenosjen e Sulltaneshës Kosem në sarajet e vjetra dhe vrasjen e të gjithë princave, Osmanit, Mehmetit, Muratit, [[Bajaziti II|Bajazitit]], Kasemit dhe Ibrahimit. Kjo gjë nuk ndodhi pasi Sulltanesha
 
Kosem me mbështetjen e këshillit dhe jeniçerëve e ndaloi. Syrgjenosja e saj në sarajet e vjetra zgjati vetëm 3 mua pasi ajo do të rrëzonte Sulltan Mustafain I nga froni në 1618 për të vëndosur djalin e Sulltan Ahmetit princ Omanin, i cili u bë Sulltan [[Osmani II]]. Mosmarrëveshjet me Osmanin II filluan kur ky i fundit vrau vëllain e tij dhe djalin e Sulltaneshës Kosem princ Mehmetin. Sulltanati i Osmanit II do të zgjaste vetëm 4 vjet sepse ky i fundit do të rrëzohej nga jeniçerët me komplot nga Sulltanesha Halime për të vëndosur përsëri Sulltan Mustafain I. Regjimi i dytë i tij zgjati 1 vit e gjysëm me Sulltaneshën Kosem që në 1623 rrëzoi përfundimisht Sulltan Mustafain I nga froni dhe e mbylli në dhomen e izoluar. Ajo vëndosi në fron djalin e saj të dytë Sulltan Muratin IV që ishte vetëm 11 vjeç dhe u bë për herë të parë në historinë e Perandorisë Osmane një sulltaneshë që kishte të drejtë legjitime për të marrë vendime, në rolin e regjencës.
 
== Vdekja ==
[[Skeda:640xauto.jpg|parapamje|280x280px|Vrasja e Kosem Sulltan, 1651]]
[[Skeda:640xauto.jpg|parapamje|280x280px|Vrasja e Kosem Sulltan, 1651]]Sulltanesha Kosem vdiq ne moshën 51 vjeçare më 2 shtator 1651. Ajo vdiq ne gjendje te mjerueshme duke u ekzekutuar ose duke u vrarë me litar, ose me flokët e saj. Por shkaqet e vdekjes së saj ishte armiqësia mes Turhan Sulltanit nënës së [[Mehmeti IV|Mehmed IV]]. Atë kohë Kosem i kishte vrarë të gjithë fëmijët të saj deri tek [[Ibrahimi (sulltan)|Ibrahimi]]. Turhan Sulltan kërkonte që të bëhet Nënë Sulltanesh. Pasi Kosem u plak në moshë ajo tentoi që të helmonte Padishahun Mehmed IV sepse asaj nuk i kishte pelqyer qe ne fron ishte djali i Turhan edhe ajo nuk mund te bente asgje sepse nuk lejonte Turhan qe ajo të udhëheqte vendin. Kosem donte qe ai te vdiste duke u helmuar me qumësht por Turhan e morri vesh atë ne momentin e fundit. Edhe qe aty filluan armiqesite midis te dy Sulltanëve[[Sulltan]]ëve. Sulltanesha Kosem para 2 shtatorit, mbledhi të gjithë Pashallarët[[Pasha]]llarët dhe njerëzit besnik fshehtë, për të bërë bastisje dhe për ta vrarë Sulltan Turhanin dhe të birin Mehmedin, por njëri nga pashallarët e tradhëton Kosemin, dhe e informon Turhan Sulltanin. Pas [[Namazi i Sabahut|namazit të sabahut]] të 2 shtatorit filloi beteja në [[Pallati Topkapi|Pallatin Topkapi]], të cilën së pari u ekzektutua [[Haxhi|Hagji]] Aga (njëri nga burrat më besnik të Kosem Sulltanit të cilën kishte shkuar në kullën e Sarajit Topkapi për ta ndezur flakën për ti informuar [[jeniçerët]] për të hyrë). Më pas burrat besnik të Turhanit kërkojnë që ta dorëzojnë Kosemin Turhanit dhe Mehmedit por ata nuk e duan ta dorëzojnë dhe luftojnë mes vete. Pasi të gjithë ishin vrarë kishte mbetur vetëm Kosem Sulltan, burrat e Turhan fillojnë kërkimin e saj, Kosem Sulltan ishte fshehur në dollapin e saj, por që diktohet nga agallërt pasi fustani i saj kishte mbetur jashtë. Pasi e gjejnë Kosemin të vetëm, ata e ekzekutojnë Sulltaneshën me flokët e saj, apo me perde. Pas vdekjes së Kosem Sulltanit në [[Stamboll]] u mbajt 3 ditë e netë bukë zi, të gjithë [[Xhamia|xhamitë]], [[Hani|hanet]], pazaret, çarshitë u mbyllën. Ata akuzuan jeniçerët për vrasjen e qëllimshme, dhe mijëra turma njerëzish ishin duke protestuar para Pallatit Topkapi. Udhëpërshkruesi i famshëm Osman Evliya[[Evlia Çelebi]] përshkruan: "Nëna e botës, gruaja e Sulltan [[Ahmeti I|Ahmedit (I)]]; nëna e Osmanit (II), Orhanit[[Orhani]]t, Bajazidit, [[Murati IV|Muradit (IV)]] dhe Ibrahimit; e madhërishmja Kösem [[Valide Sulltana|Valide Sultan]] - u mbyt nga Kara Süleyman Aga. Ai e mbyeti atë duke i lidhur flokët e saj rreth qafës. Kështu që ajo bamirëse e hirshme ra shehite (dëshmore). Kur populli i Stambollit dëgjoi për këtë, ata i mbyllën xhamitë dhe pazaret për tre ditë e net. Kishte trazira të mëdha. Qindra njerëz u vranë, fshehurazi dhe publikisht, dhe [[Stambolli]] ishte në një gjendje trazirash". Pas vdekjes së saj, trupi i saj u mor dhe u dërgua nga Topkapi në Pallatin e Vjetër ''(Eski Sarayı)'' dhe pastaj u varros pranë burrit të saj Ahmed I.
 
== Në kinematografi ==
Një film serial [[Turqia|turk]] nga kompania Tims Production për jetën e Sulltaneshës Kosem i titulluar ''Muhteşem Yüzyil: Kösem''. Në rolin e Anastasia, vajzës greke është Anastasia Tsilimpiou, në rolin e të preferuares së sulltanit është [[Beren Saat]] dhe në rolin e nënës sulltaneshë [[Nurgül Yeşilçay]].
 
[[Kategoria:Sulltanesha]]