[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
vNo edit summary
Rreshti 11:
'''Gjon Buzuku '''ka qenë një [[Prifti|prift]] [[Kisha Katolike|katolik]] [[shqiptarët|shqiptar]] (vetëquhet ''arbënesh''). Ai jetoi në shekullin e XVI, vitet e sakta nuk dihen. Buzuku është autori i librit të parë të shtypur shqip që njihet. Ai e ka ndërtuar vetë, ashtu si e ka menduar, duke pasur si qëllim që të përmbushte disa synime, jo vetëm si meshar. Meshari nuk është libër i mirëfilltë liturgjik kishtar, largohet prej një tipi të tillë kanonik. Buzuku është idealisti i parë i librit shqip, i gjuhës shqipe.
 
== JetaaJeta dhe vepra ==
Buzuku u lind në fshatin [[Ljarja|Ljarje]] të [[Kraja|Krajës]] në [[Shqipëria osmane|sundimin]] e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], trevë shqiptare ende sot në [[Mali i Zi|Malin e Zi]], i biri i Bdekut - siç e shkruan në pasthënien e përkthimit.<ref>{{Cite book|title=Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore|last=Rrota|first=P. Justin|publisher=Botime Françeskane|year=2006|origyear=1960|isbn=99943-696-9-5|location=Shkodër|pages=97}}</ref> Me gjasë jetoi pranë ose afër [[Venecia|VeneciesVenediku]]t, asokohe në [[Republika e Venedikut|Republikën e Venedikut]]. Ka mëtime që ka qenë ipeshkëv i dy dioqezave në Shqipërinë Veriore ose që ka qenë murg.
 
Veprën "Meshari", Buzuku nisi ta shkruante më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555, në një moshë kur ka qenë burrë i pjekur.<ref name=":Çabej">{{Cite journal|last=Çabej|first=Eqrem|date=1977|title=Gjon Buzuku dhe gjuha e tij|journal=Studime gjuhësore|volume=VI|pages=25|via=}}</ref> Nga kjo vepër njihet vetëm një kopje e cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Asaj i mungojnë fletët e para, titulli dhe vendi i botimit, por supozohet se u botua në Venedik. Gjuha e veprës është gegërishtja e shekullit XVI, e shkruar me alfabetin latin të tipit gjysmë gotik. "Kemi të bëjmë pikësëpari, pohon Çabej, me një gjuhë letrare, prodhim i një zhvillimi të mëparmë të shkrimit dhe të përpunimit nga ana e këtij shkrimtari".<ref>{{cite book|title=Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë|last1=Anamali|first1=Skënder|last2=Prifti|first2=Kristaq|publisher=Toena|year=2002|place=Tiranë|isbn=9992716223|page=697}}</ref>
Rreshti 19:
 
Meshari është botuar me alfabetin latin të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë veriore. Kryesisht për tingujt e [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] që nuk i ka [[latinisht]]ja (g, gj, th, dh, z, x, i) ka edhe pesë [[shkronja]] të posaçme, që kanë përngjasim me disa shkronja të [[alfabeti cirilik|alfabetit cirilik]]. Autori shihet se ndjek një traditë mjaftë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, të cilën do ta vijojnë edhe autorët pasardhës të Shqipërisë veriore. Qenia e një tradite letrare të mëparshme shfaqet edhe në gjuhën relativisht të përpunuar të veprës. Në pasthënie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashëse që e kanë frymëzuar, dëshira e tij për të ndritur mendjen e bashkatdhetarëve. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare me vlera letrare, të shkruara me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Bie në sy puna e tij, ose e traditës së mëparshme, për pasurimin e shqipes me fjalë të reja, në mes të cilave ka mjaft fjalë të sferave të jetës mendore. Si vepër e parë shqipe e njohur, "Meshari" ka rëndësi të madhe për historinë e kulturës, në mënyrë të veçantë për historinë e shqipes së shkruar dhe të letërsisë shqiptare. Është dëshmi e shqipes në shek. XVI, në një fazë kur nuk ishin zhvilluar ende një pjesë e dallimeve [[Dialekti|dialektore]] të mëvonshme. Me gjuhën në një masë të mirë të standardizuar e të kodifikuar, si koine letrare që u ngjit e u zhvillua me veprat e autorëve të Veriut në shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar kulture.
 
== Referimet ==
{{reflist|2}}
 
== Lidhje të jashtme ==
 
* [http://www.albasoul.com/letersia/Doreshkrime/meshari.htm Pasthënia e "Mesharit" të Gjon Buzukut (1555)]
* [https://web.archive.org/web/20031226134330/http://www.shkoder.net/en/buzuku.htm Meshari në anglisht]
Line 30 ⟶ 26:
*[https://wiki.shqipopedia.org/buzuku-gjon Gjon Buzuku - Shqipopedia]
*[https://forum.shqipopedia.org/threads/meshari-i-gjon-buzukut.572/ Meshari i Gjon Buzukut - Orgjinali në pdf - Shqipopedia]
 
== Referimet ==
{{reflist|2}}
 
{{Autorë shqiptarë|state=collapsed}}
 
{{DEFAULTSORT:Buzuku, Gjon}}
 
[[Kategoria:Përkthyes prej latinishtes në shqip]]
[[Kategoria:Priftërij katolikë shqiptarë]]