[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 5 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8.1
Rreshti 29:
{{kryesore|Historia e Dardanisë}}
=== Nga Mbretëria Dardane deri në dyndjet e popujve sllavë ===
Trualli i banuar sot nga [[shqiptarët]], ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (koha e gurit të vjetër), mbi 100.000 vjet më parë. Në lashtësi, Kosova filloi të njihej si [[Dardani|Dardaní]] (emërtim që u përdor herëpashere deri në shek. XIX;<ref name="Histori Evans">{{Cite web |url=http://www.albanianhistory.net/texts/AH1883.html |title=Arthur Evans, “Some Observations on the Present State of Dardania,” R. Elsie ed., ''Albanian History'' |accessdate=29 qershor 2009 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20080423101405/http://www.albanianhistory.net/texts/AH1883.html |archivedate=23 prill 2008 |url-status=dead |access-date=29 qershor 2009 |archive-date=23 prill 2008 |archive-url=https://web.archive.org/web/20080423101405/http://www.albanianhistory.net/texts/AH1883.html }}</ref> buron nga [[Shqip|fjala shqipe]] ''dardhë'' për pemën e përhapur në trevat dardane) dhe banohej nga fisi [[ilir]] i [[dardanët|dardanëve]].<ref name ="Malcolm Dardania">Noel Malcolm, ''Kosovo: A Short History'' (UP: New York, 2003) 31.</ref><ref name="Stipcevic">Aleksandar Stipcevic, ''Iliri'', 30.</ref><ref name="Mirdita">Mirdita, ''Studime dardane'', 7-46</ref><ref name="Papazoglu">Papazoglu, ''Central Balkan Tribes'', 210-69 & "Dardanska onomastika."</ref><ref name="Katicic">Katicic, ''Ancient Languages'', 179-81.</ref> Burimet historike përmendin Mbretërinë Dardane që në shek. IV p. K., e cila përfshinte Kosovën dhe hapësirat përreth.<ref name="Jubani">Bep Jubani, "Mbretëria Dardane," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 26-29.</ref> Mbretërit dardanë, prej të cilëve më të njohurit qenë Longari, Monuni dhe Batoja, zhvilluan luftëra kundër [[Maqedonia|Maqedonisë]] së Vjetër dhe korrën fitore të mëdha.<ref name="Jubani"/> Njëherësh, ekzistojnë shënime për luftëra kundër keltëve. Dardania ishte e njohur për burimet e arit, teksa shkrime të lashta i përshkruajnë dardanët si prodhues cilësorë të stolive. Qytetet kryesore përfshinin Damastionin, [[Nishi]]n, [[Shkupi]]n, si dhe [[Ulpiana|Ulpianën]].<ref name="HPSH Dardania">[http://www.shqiperia.com/kat/m/shfaqart/aid/71.html Historia e Shqipërisë, “Mbretëria e Dardanisë: Territori dhe popullsia,” ''Shqipëria.com'']</ref>
 
Dardania u pushtua nga [[Perandoria Romake|Roma]] në fund të shek. I p. K. dhe i dha Perandorisë Romake disa prej perandorëve më të shquar, përfshirë këtu [[Konstandini i Madh|Konstandinin e Madh]]. [[Krishterimi]] u përhap në vend në fazat fillestare, ndërsa individë si Niketë Dardani shkruan himnet e para kishtare. Më pas, gjatë dyndjeve [[Barbarët|barbare]] mes shek. V dhe VIII, Dardania u kthye në vatër të sigurt për ruajtjen e kulturës dhe [[Gjuha Ilire|gjuhës ilire]] si dhe trashëgimisë së popullsisë së romanizuar, duke mbetur pjesë e Perandorisë Romake të Lindjes ndryshe e njohur me emrin bizantine.<ref name="Illyrian Empire" /> Në shek. IX, Dardania u pushtua nga perandoria [[Bullgaria|bullgare]]. Më vonë, iu kthye shkurtimisht [[bizanti]]nëve, para pushtimit serb në fundin e shekullit XII. Në 100 vitet në vazhdim, [[serbë]]t vendosën sundimin e tyre në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, selia e [[Kisha ortodokse serbe|Kishës Ortodokse Serbe]] u zhvendos në Pejë,<ref name="Malcolm kisha">Noel Malcolm, ''Kosovo: A Short History'' (UP: New York, 2003) 50.</ref> ndërsa burimet natyrore mundësuan zgjerimin e mëtejshëm të shtetit serb. Me formimin e Perandorisë Serbe më 1346, Dardania u kthye në njësi qendrore gjeografike të shtetit serb. Ky fakt si dhe prania e ortodoksisë serbe në rajon janë përdorur si bazë për bindjen kulturore serbe se Kosova është "djep i qytetërimit serb".
Rreshti 35:
=== Beteja e Fushë-Kosovës dhe sundimi osman ===
[[Skeda:John Hunyadi - Johannes de Thurocz - Chronica Hungarorum, Brno 1488.jpg|majtas|parapamje|150px|Komandanti hungarez Huniadi u pengua nga vasali osman Brankoviq në Betejën e Dytë të Kosovës]]
Më 1389, në [[Beteja e Kosovës|Betejën]] e famshme të Kosovës, koalicioni ushtarak i krishterë, i përbërë nga serbë, shqiptarë, boshnjakë e hungarezë me në krye princin serb [[Lazar Hreblanoviqi]], u mposht nga [[Perandoria Osmane|turqit osmanë]], të cilët morën kontroll të plotë mbi territorin kosovar më 1455. Gjatë kësaj periudhe 1389–1455, disa prijësve serbë iu dha e drejta e sundimit si vasalë të sulltanit osman, i cili i përdori si vegla për shtypjen e lëvizjeve çlirimtare të popujve të Ballkanit. Në [[Beteja e Dytë e Kosovës|Betejën e Dytë të Kosovës]], vasali turk [[Gjuragj Brankoviqi]] e pengoi prijësin shqiptar [[Gjergj Kastrioti]] të bashkohej me ushtrinë hungareze të [[Janosh Huniadi]]t, i cili pësoi disfatë të rëndë.<ref name="Skenderbeu">{{Cite web |url=http://www.albaniainbrief.com/Famous%20Albanians/Skenderbeu.htm |title="George Kastrioti Skenderbeu--the national hero of Albanians," ''Famous Albanians'' |accessdate=30 qershor 2009 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20090725075625/http://www.albaniainbrief.com/Famous%20Albanians/Skenderbeu.htm |archivedate=25 korrik 2009 |url-status=dead |access-date=30 qershor 2009 |archive-date=25 korrik 2009 |archive-url=https://web.archive.org/web/20090725075625/http://www.albaniainbrief.com/Famous%20Albanians/Skenderbeu.htm }}</ref>
 
[[Skeda:Kosovo02.png|parapamje|Vilajeti i Kosovës, 1875-1878]]
Pushtimi i Kosovës ishte arritje e madhe për turqit, të cilët përfituan nga xehet kosovare një burim të sigurt financiar. Ngritja e institucioneve osmane në Kosovë solli një epokë të re, gjatë së cilës tatimi i rëndë në baza fetare dhe arsimimi i aristokracisë kosovare në shkollat osmane çoi në konvertimin masiv të popullatës së krishterë në islam. Feja e re e përqafuar nga afro dy të tretat e shqiptarëve dhe një pjesë e sllavëve, ndonëse solli përparime në status dhe mënjanoi rrezikun e asgjesimit, nuk e pengoi luftën kundër regjimit osman.<ref name="Duka feja">Ferid Duka, "Ndryshime në strukturën fetare të popullit shqiptar," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 117-118.</ref> Në sajë të sfidave të shumta që i sollën perandorisë, krahinat malore ruajtën një lloj të drejte për vetëqeverisje dhe iu lejua të zbatonin ligjin dokësor (kryesisht Kanunin e Lekë Dukagjinit). Megjithatë, shembuj të përpjekjeve osmane për t'a ndërprerë këtë praktikë ishin të shumta; trimëresha Nora e Kelmendit dallohet në historinë e Kosovës për vrasjen e udhëheqësit osman në Kosovë.<ref name="Duka Nora">Ferid Duka, "Lufta çlirimtare kundër sundimit osman (shek. XVI-XVII)," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 111.</ref>
 
Gjatë periudhës osmane, pati një sërë përpjekjesh për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Kleriku katolik që shkroi librin më të vjetër të njohur në gjuhën shqipe, [[Gjon Buzuku]], besohet të ketë qenë me prejardhje kosovare. Po ashtu, peshkopi katolik [[Pjetër Bogdani]], i lindur në Kosovë, botoi kryeveprën e tij ''Çeta e Profetëve'' më 1686 dhe më vonë i priu lëvizjes antiosmane. Angazhimi i tij në çështjen kombëtare kulmoi më 1689, kur krijoi ushtri prej 20 mijë luftëtarësh shqiptarë, të krishterë dhe myslimanë, të cilët iu bashkëngjitën [[austria]]këve në luftë kundër Turqisë. Fushata përfundoi me çlirimin e përkohshëm të Kosovës, por pas murtajës së përhapur mes austriakësh e kosovarësh, turqit i rikthyen trojet e humbura. Vetë Bogdani vdiq nga murtaja në dhjetor 1689, ndërsa eshtrat e tij u nxorën me egërsi nga varri prej turqve dhe tartarëve dhe u përdorën si ushqim qensh.<ref name="Elsie Bogdani">{{Cite web |url=http://www.albanianliterature.net/authors1/AA1-01.html |title=Pjetër Bogdani, biography by R. Elsie, ''Albanian Literature'' |accessdate=30 qershor 2009 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20070928010944/http://www.albanianliterature.net/authors1/AA1-01.html |archivedate=28 shtator 2007 |url-status=dead |access-date=30 qershor 2009 |archive-date=28 shtator 2007 |archive-url=https://web.archive.org/web/20070928010944/http://www.albanianliterature.net/authors1/AA1-01.html }}</ref> Disfata pati pasoja negative në mirëqenien e të gjithë banorëve të Kosovës, çlirimi i të cilëve nuk u arrit as në mësymjen austriake të shek. XVIII.
 
=== Lëvizja kombëtare shqiptare ===
Rreshti 71:
Në kushtet e pushtimit serb, më [[2 korrik]] [[1990]], deputetët e Kuvendit të KSA të Kosovës, të ndaluar të hyjnë në godinën zyrtare, nxorën para dyerve të saj [[Deklarata e Pavarësisë|Deklaratën e Pavarësisë]], duke e shpallur Kosovën republikë anëtare të federatës jugosllave. Më [[7 shtator]] të po këtij viti, u miratua në [[Kaçanik]] [[Kushtetuta e Kaçanikut|Kushtetuta e Republikës]], e para kushtetutë demokratike e shtetit kosovar. Në pamundësi për të ushtruar pushtet efektiv dhe e përndjekur nga forcat pushtuese serbe, qeveria e Kosovës u tërhoq në ekzil në [[Gjermani]]. Rol kyç në ngjarjet vijuese luajti [[Lidhja Demokratike e Kosovës]], e themeluar më 1987 fillimisht nën udhëheqjen e Jusuf Buxhovit dhe e kryesuar më pas nga Dr. [[Ibrahim Rugova]]. Më tetor 1991, u zhvillua referendumi mbarëpopullor që zyrtarisht e shpalli Kosovën të pavarur e sovrane, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh njëzëri Kryetar i Republikës në zgjedhjet e vitit pasues dhe organizoi rezistencën paqësore kundër pushtimit serb.<ref name="LMjeku2">[http://www.trepca.net/2006/01/060123_lm_evropiani_i_pare_i_rajonit.htm Lulzim Mjeku, "Evropiani i parë i rajonit," ''Gazeta Lajm'' (23 janar 2006)] n. 16.07.2009</ref> Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua edhe fushata për pajtimin e gjaqeve nën kryesimin e veprimtarit [[Anton Çetta]].
 
Gjendja e popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë viteve ’90 mbeti jashtëzakonisht e vështirë. Gati të gjithë të punësuarit në sektorin publik u dëbuan, u mbyll universiteti dhe shkollat e mesme në gjuhën shqipe, shtypi dhe radiotelevizioni. Për t’u përballur me këtë sfidë, shqiptarët lëshuan shtëpitë e tyre për të zhvilluar arsimin dhe ndihmuan në hapjen e klinikave mjekësore. Ndërkohë, u burgosën, u keqtrajtuan e u vranë me mijëra shqiptarë, ndërsa me qindra e mijëra u detyruan ta lëshojnë vendin dhe të kërkojnë azil në Evropën Perëndimore. Protestat studentore, ndonëse ishin ndërprerë në fillim të ’90-, u rinisën më 1 tetor 1997 të organizuara nga [[Albin Kurti]] e [[Bujar Dugolli]] dhe vazhduan edhe gjatë vitit 1998, ndërsa policia serbe brutalisht iu kundërpërgjigj kërkesave të shqiptarëve për liri.<ref name="Bekaj">{{Cite web |url=http://www.ks.undp.org/repository/docs/HDR_final_eng_small.pdf |title=Armend Bekaj, "The History of Civil Society in Kosovo," ''Civil Society and Development: Kosova Human Development Report 2008'' (UNDP & SDCO: Prishtinë, 2008), 35 |accessdate=16 korrik 2009 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20111206215725/http://www.ks.undp.org/repository/docs/HDR_final_eng_small.pdf |archivedate=6 dhjetor 2011 |url-status=dead |access-date=16 korrik 2009 |archive-date=6 dhjetor 2011 |archive-url=https://web.archive.org/web/20111206215725/http://www.ks.undp.org/repository/docs/HDR_final_eng_small.pdf }}</ref><ref name="Protestat 97">[http://pashtriku.beepworld.de/files/albinkurti/tetor08/albin_kurti_ejup_statovci_prtotestat_3.10.8.htm Albin Kurti, "Ejup Statovci kishte një detyrë titanike, ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe nga LDK-ja" (1 tetor 2008)] n. 13.07.2009</ref>
 
=== Lufta Çlirimtare dhe ndërhyrja veriatlantike ===
Rreshti 189:
Papunësia e lartë në Kosovë ka bërë që PVB të përqendrohet në sektorin e shërbimeve (60%), ndërsa pjesa tjetër është në mënyrë të barabartë e ndarë mes bujqësisë dhe industrisë. Për dallim nga shtetet e zhvilluara, ku sektori i shërbimeve ngërthen përqindje të lartë të të punësuarve në korporata të mëdha financiare, të teknologjisë informative dhe shëndetësore, shërbimet në Kosovë përfshijnë kryesisht veprimtare të vogla private, të përqendruara në tregti me pakicë dhe ndërtimtari. Vetëm 0,25% e të punësuarve në vitin 2006 punonin për sipërmarrje të mesme dhe të mëdha me më shumë se 49 punëtorë.<ref name="OEK">[http://www.oek-kcc.org/web/index.php?page=594 Oda Ekonomike e Kosovës, “Economic structure,”] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20110829114140/http://www.oek-kcc.org/web/index.php?page=594 |date=29 gusht 2011 }} n. 11.07.2009</ref> Në vitin 2007, 74.366 persona kanë qenë të punësuar në sektorin buxhetor.{{cito}}
 
Shkalla e lartë e papunësisë sillet rreth 40%,<ref name="CIA"/> ndërsa pati arritur kulmin prej 50% më 2006.<ref name="ecicks">{{Cite web |url=http://www.eciks.org/english/lajme.php?action=total_news&main_id=386 |title=Ecicks, “May finds Kosovo with 50% unemployed,” 2006. |accessdate=11 korrik 2009 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20081216112026/http://www.eciks.org/english/lajme.php?action=total_news&main_id=386 |archivedate=16 dhjetor 2008 |url-status=dead |access-date=11 korrik 2009 |archive-date=16 dhjetor 2008 |archive-url=https://web.archive.org/web/20081216112026/http://www.eciks.org/english/lajme.php?action=total_news&main_id=386 }}</ref> Në vitin 2007, numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë 334.595 persona, shumica të moshës 25 deri në 39. Vetëm 1.5% e tyre janë me universitet apo shkollë të lartë të kryer. Të punësuarit, ndërkaq, vuajnë nga pagat e ulëta që mesatarisht sillen rreth 190 eurove në sektorin publik dhe 211 eurove në atë privat.{{cito}} Në këto kushte vazhdon të lulëzojë ekonomia e zezë, duke pamundësuar mbledhjen e statistikave precize. Sondazhe të reja tregojnë se janë shënuar humbje të vendeve të punës për shkak të krizës dhe popullata ndjehet tejet e shqetësuar.<ref name="UNDP2">UNDP, “Economy” dhe “Problems and Worries” Fast Facts: Early Warning Report 24 (prill 2009)</ref>
 
Shkalla e [[Varfëria|varfërisë]] mbetet e rëndë — 42 % jetojnë në varfëri, ndërsa 15% në varfëri të skajshme<ref name="Varfëria">[http://www.ks-gov.net/mpms/Lajmet/Mbahet-Konferenca---Politikat-Sociale-ne-Kosove-Pr.aspx Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, "Mbahet Konferenca 'Politikat Sociale në Kosovë-Pritjet, rezultate dhe ngecjet', në patronatin e MPMS-së," (15 qershor 2009)]{{Lidhje e thyer}} n. 13.07.2009</ref> — dhe nevoja për programe të mirëqenies sociale sfidon qeverinë, e cila më 2006 ndau asistencë për 40.569 familje me gjithsej 174.131 anëtarë.{{cito}} 127.356 pensionistë filluan të përfitojnë nga pensione mujore në fundvitin 2006; në janar 2008 pensionet u rritën nga 40 euro në 75 për muaj, ndonëse fondet e pensioneve u vodhën nga Serbia gjatë luftës<ref name="Pensionet">[http://www.dw-world.de/popups/popup_printcontent/0,,2872472,00.html Ajete Beqiraj, "Kosovë: Pensionistët në vështirësi sociale," ''Deutsche Welle'' (6 nëntor 2007)] n. 13.07.2009</ref> dhe së fundi u tkurrën në skema të dështuara të kursimit.{{cito}} Në vitin 2007, Kosova ka filluar edhe me pensionet e posaçme për invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, fillimisht me 7.500 përfitues, numër ky që u rrit bashkë me sasinë e pensionit. Në Prishtinë ndodhet shtëpi e pleqve, ku më 2006 ishin të vendosur 106 individë (81 shqiptarë, 11 serb dhe 14 të tjerë). 136 vetë të tjerë (57 serb, 55 shqiptar dhe 24 të tjerë) ishin të vendosur në Institucionin e Shtimes për personat me kërkesa të veçanta.{{cito}} Vetëm gjatë vitit 2006, shteti mori nën kujdes 66 fëmijë të braktisur (39 vajza, 27 djem).{{cito}}