Tahir Dizdari: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
+
Rreshti 17:
== Biografia ==
Leu në gjirin e një familjeje qytetare, i biri i [[Nasuf Dizdari]]t. Familja e tij e gjurmonte prejardhjen e vet nga një ushtarak prej Izniku, sot në Turqi.<ref>{{citation|title=Shkodra dhe motet|volume=II|page=292|location=[[Shkodër]]|year=1999|publisher=Idromeno|oclc=41096394|language=sq|last=Bushati|first=Hamdi|author-link=Hamdi Bushati}}</ref> Pas arsimit fillor vazhdoi Ruzhdijen, por studimet u ndërprenë, sepse shkolla u mbyll më 1912 për shkaqe lufte.<ref name="KMSH" /> Kaloi në bankat e [[Shkolla e mesme "Atë Pjetër Meshkalla"|kolegjit Saverian]] të [[Shoqëria e Jezuit|jezuitëve]] duke përfunduar mësimet më 1918.<ref name="Elsie" /> I prirun për nga gjuhët e huaja, kishte njohuri në gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe gjuhë lindore.
 
Vazhdoi studimet e larta në universitetin e Stambollit për shkenca politike gjatë viteve 1922–1925. U martua në Turqi me [[Makbule Dizdari|Makbule Fatmën]], që kishte mbaruar për mjeke gjinekologe, e cila pas mbërritjes në Shqipëri, bëhet mamia e parë në Tiranë dhe në të gjithë vendin.<ref>{{Cite web|last=Harri|first=Urtis|date=2015|title=Veçori të turqizmave në gjuhën shqipe përmes "Fjalorit të Orientalizmave" të Tahir Dizdarit|url=https://docplayer.org/98740819-Universiteti-i-tiranes-fakulteti-i-gjuheve-te-huaja-departamenti-i-gjuheve-sllave-e-ballkanike.html|url-status=live|page=11|language=sq}}</ref>
 
Punoi në administratë, iu kushtua krijimit dhe funksionimit të administratës së re shqiptare, më 1929 botohet “Ligja e katundarive dhe e komunave”, ku luajti një rol kryesor në përpilimin e saj, një vepër që, duke bërë fjalë mbi formimin, organizimin dhe funksionimin e organeve lokale, hedh bazat e strukturave administrative të qëndrueshme e moderne. Më vonë, më 1935 boton broshurën “Udhëhjekës për konferenca”. Më 1930 qe dalluar për organizimin e regjistrimit të popullatës. Për këtë mori një përgëzim të veçantë: “Duke iu transmetue mesazhin e N. M. Tij Mbreti, ju përgëzoj për gjithë aktivitetin e ndihmën që treguat në veprën e kryeme për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë”.<ref name="KMSH">{{citation|url=http://www.kmsh.al/al/2013/07/tahir-dizdari/|publisher=Komunitet Mysliman i Shqipërisë|language=sq|title=Tahir Dizdari|accessdate=12 janar 2021|archive-date=25 dhjetor 2015|archive-url=https://web.archive.org/web/20151225090321/http://www.kmsh.al/al/2013/07/tahir-dizdari/|url-status=dead}}</ref>