[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 80.80.170.124 (diskutimet) në versionin e fundit nga Puntori.
v lidhje
Rreshti 15:
'''Millosh Gjergj Nikolla''' i njohur si '''Migjeni''' lindi më [[13 tetor]] [[1911]] në [[Shkodër]] në një familje të varfër qytetare; vdiq më [[26 gusht]] [[1938]] në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë [[Torino]]s në [[Torre Peliçe]]. Ishte një poet dhe prozator.
 
Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në [[Manastiri (qytet)|Manastir]]. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
 
Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.