[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 7:
== Gjeografia==
Llapusha është një tërësi gjeografike dhe etnografike që përfshinë pjesën perëndimore të [[Kosovë]]s qendrore dhe ka shtrirje VJ. Në aspektin gjeografik krahina e Llapushës ( Llapushnikut ) bënë pjesë në makroregjonin kodrinoro - malor te [[Drenicë]]s. Lartësia mbidetare varion nga 400 - 1000 metra . Është trevë e rrethuar me male të ulta 700 -1060 metra , rrafshnalta dhe kodrina , si dhe gryka të thella. Kjo trevë ka një pozitë shumë të mirë gjeografike pasi që gjendet në pjesen qendrore të Kosovës , përmes së cilëës kalojnë rrugët kryesore që e lidhin Rrafshin e Dukagjinit dhe Fushën e Kosovës. përmes Llapushës kalon magjistralja Prishtinë - Pejë ( përkatesisht pjesa Llapushnik -Dollc). në pjesën jugore të Llapushës kalon magjistralja Prishtinë -Prizren ( përkatesisht pjesa Duhël - Suharekë ). Treva e Llapushës për nga aspeketet gjeografike dhe fizionomia e terrenit ndahet në Llapushën Lindore dhe Llapushën Perëndimore. Treva e Llapushës përfshin fshatra me rreth 100 mij banorë që gravitojnë në komunën e Malishevës, Therandës,Klinës, Rahovecit, Drenasit dhe Istogut. Kjo trevë kufizohet me Podgurin e Pejës ne veri, , me Dukagjinin në perëndim , me Anadrinin dhe Podgurin e Prizrenit në jug dhe Drenicen në lindje.
 
'''Kufijtë'''