Llapusha ose Prekorupa (serbisht: Прекорупље Prekoruplje) është trevë bregore-kodrinore, e cila shtrihet mes lumit Klina, Mirusha, Drini i Bardhë, mali Kosmaç dhe Gradinë.

Gjeografia Redakto

Llapusha është një tërësi gjeografike dhe etnografike që përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës qendrore dhe ka shtrirje VJ. Në aspektin gjeografik krahina e Llapushës (Llapushnikut) bënë pjesë në makroregjonin kodrinoro-malor të Drenicës. Lartësia mbidetare varion nga 400 - 1000 metra. Është trevë e rrethuar me male të ulëta 700-1060 metra, rrafshnalta dhe kodrina, si dhe gryka të thella. Kjo trevë ka një pozitë shumë të mirë gjeografikë pasi që gjendet në pjesën qendrore të Kosovës, përmes së cilës kalojnë rrugët kryesore që e lidhin Rrafshin e Dukagjinit dhe Fushën e Kosovës. Përmes Llapushës kalon magjistralja Prishtinë - Pejë (përkatësisht pjesa Llapushnik - Dollc). Në pjesën jugore të Llapushës kalon magjistralja Prishtinë - Prizren (përkatësisht pjesa Duhël - Suharekë).

Treva e Llapushës për nga aspektet gjeografike dhe fizionomia e terrenit ndahet në Llapushën Lindore dhe Llapushën Perëndimore.

Treva e Llapushës përfshin fshatra më rreth 100 mijë banorë që gravitojnë në komunën e Malishevës, Therandës, Klinës, Rahovecit, Drenasit dhe Istogut. Kjo trevë kufizohet me Podgurin e Pejës në veri, me Dukagjinin në perëndim, me Anadrinin dhe Podgurin e Prizrenit në jug dhe Drenicën në lindje.

Shtrirja Redakto

Treva e Llapushës si tërësi gjeografikë dhe etnografikë ka kufij shumë të qartë malesh e lumenjsh që e dallojnë nga krahinat përreth. Megjithëkëtë rreth kufijve të trevës së Llapushës ka pasur dhe ka mendime të ndryshme nga shumë studiues të fushave të ndryshme. Në kuptimin gjeografik Riza Çavolli në literaturën e Gjeografisë fizikë, trevën e Llapushës (Prekorupës) e vendosë në regjionin para malor të Rrafshit të Dukagjinit, ku kufirin verior të kësaj trevë e përbënë lumi Klina, atë perëndimor një pjesë e Drinit të Bardhë - Vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkozë (Millanovc). Kufirin jugor malet e Biraqës dhe Qafa e Duhlës dhe atë perëndimor vargmalet Carralevë-Drenicë (Berishë) dhe Kosmaq. Dr. R. Doqi trevën e Llapushës e vendosë në një territor shumë më të vogël që përfshinë kryesisht Rrafshnaltën e Llapushës në katërkëndëshin lumi Klina, Drini i Bardhë-malet Koznik-Zatriq-lumi Mirusha dhe mali Kosmaq. Z. Cana kufijtë e kësaj trevë i jep në mënyrë shumë të përgjithësuar duke përmendur anën e majte të Drinit të Bardhë dhe malet Koznik-Zatriq-Shkoze (Millanovc). L. Rushiti kur përmend lëvizjen kaçake ndër të tjera përmend kufijtë e Llapushës që fillojnë në fshatin Suhogerll dhe kufiri verior i kësaj trevë del Lumi Kujavq. Në përgjithësi shikuar në aspektet gjeografike si lartësia mbidetare, fizionomia e terrenit, klima, ujërat, vegjetacioni, llojet e tokës, vendbanimet etj, si dhe etnografike të popullsisë së kësaj trevë, përfshirë edhe mendimin e popullsisë që identifikohen historikisht me këtë trevë kjo trevë përfshin një territor shumë më të gjerë. Treva e Llapushës në kuptim kufirin verior dhe veriperëndimor të kësaj trevë me Podgurin e Pejës (Anamalin e Pejës) dhe Lugu i Drinit e formon Lumi Kujavqe, ose së paku malet e Kërrninës Stenjavec 671 m dhe Jashanicës, pastaj kufirin perëndimor me Lugun e Baranit dhe Dushkajën e formon Drini i Bardhë deri tek Guri i Zi prej nga ky kufij shkon vijës shkarëse të vargmaleve Kaznik-Zatriq-Shkozë (Millanovc) mbi Rahovec në drejtimi VP-JL deri në vendbashkimin e lumenjve Toplluha dhe Suhareka mbi Suharekë, duke e ndarë këtë trevë nga treva e Anadrinit (Podrimes). Nga këtu kufirin jugor dhe juglindorë të Llapushës e bëjnë malet e Biraqës dhe të Carralevës deri në majën Bretanec 1044 m. Në këtë pjesë treva e Llapushës kufizohet me Podgurin e Prizrenit (Anamalin e Prizrenit). Kufirin juglindore dhe lindor e formojnë vargmalet Carraleve-Drenice (Berishe) dhe Kosmaq në drejtimi VP-JL dhe malet e ulëta Resnik e Kerrnicë (Stenjavec 671 m) e deri në lumin Kujavq. E përcaktuar në këta kufij treva e Llapushës (Llapushnikut ose Prekorupes), përfshinë në vete tri tërësi kryesore : Llapushën Veriore mes lumit Kujavq, Drini i bardhë, lumi Klinë dhe malet Resnik-Stenjavec, Llapushën qendrore ose rrafshnaltën e Llapushës mes Lumit Klina, Drinit të Bardhë maleve Kaznik-Akavan-Gajark i Malishevës, Berishë-Kosmaq, si dhe Llapusha jugore (e njohur në popull edhe si Bajraku i Astrazubit) mes maleve Zatriq-Shkozë-Grab, Biraq, Carralevë -Berishë. Në aspektin e morfologjisë dhe fizionomisë së terrenit treva e Llapushës ndahet në Llapushën lindore dhe perëndimor.

Relievi Redakto

Vargmalet Carralevë - Drenicë Redakto

Malet përfshijnë kryesisht zonat përreth trevës në jug të Llapushës dhe në lindje, kurse rrafshnaltat zënë pjesën qendrore të kësaj trevë. Malet në trevën e Llapushës kryesisht përfshijnë sisteme të vargmaleve me drejtimin VP- JL dhe këto vargmale ndahen në tri tërësi që mbulojnë Llapushën Lindore dhe Llapushën Perëndimore. Në Llapushën Lindore gjenden edhe vargmalet më të larta të kësaj trevë të quajtura vargmalet Carraleve-Drenicë, ku në këtë tërësi malore dallohen malet e Luzhnicës me majën Bretanec 1042 m, malet e Duhlës dhe Bllacës me lartësi 940 m, malet e Javorit e Ngucatit me 1020 m, malet e Klqekës e Ladroviqit me majën më të lartë të Llapushës, Gradinë 1056 m, malet e Novosellës dhe Lladrovcit me 1010 m dhe malet e Tërpezës e Berishës me majën më të lartë në Berishë 1028 m. I gjithë ky sistem malor që fillon nga Gryka e Carralevës dhe formon rrafshnalta në kurrizet malore me lartësi 700 -1000 m dhe zbret në Grykën e Llapushnikut, shtrihet rrëpishem në të dy anët duke krijuar vijën shkarese të luginës së lumit Mirusha në trevën e Llapushës dhe grykat e thella dhe vijën shkarëse të lumit Drenica në trevën e Drenicës jugore. Kjo tërësi malore bashkë me malet e Kasmaqit e formon kufirin natyror ndarës të trevës së Llapushës me trevën e Drenicës.

Malet Kamaq-Gjurgjicë Redakto

Po në Llapushën lindore në pjesën verilindore të saj në nga Gryka e Llapushnikut e deri në gryken e lumit Klina në Murg vazhdon tëresia e dyte malore e Maleve të Kosmaqit me majën Kosmaq 970 m, në të cilën përfshihen malet e Negrovcit, Vuqakut e Gjergjices.

Vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkozë Redakto

Në Llapushën perëndimore dhe jugore gjendet sistemi i dyte i rëndësishëm malore i njohur si Vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkoze me drejtimin VP-JL me lartësinë mesatare 700-1000 m. Kjo tërësi malore fillon nga Gryka e lumit Mirusha në veri e përfundon në luginën e lumit Toplluha në Reshtan të Therandës. Në këtë tërësi malore dallohen malet e Mrasorit e të Llapqevës me lartësi 790 m, Kaznikut e të Panorcit me majën Bajrak 1007 m, malet e Zatriqit (Razhdollit, Akavanit) me lartësinë më të madhe në Dellë 1046 m, pastaj malet e Gurbardhit e Turjakës me lartëson në Kike 9003 m deri në Bllatë dhe Gryke të Zhdrllës. Nga Gryla e Zhdrellës vazhdon tërësia e madhe malore në drejtim të JL e vargmaleve të Shkozës (ish Millanovcit), me malet e Ostrozubit e Rahovecit me lartësinë 870 m, malet e Shkozës me majën më të lartë Kryeguri me lartësi 900 m, malet e Ceri i Shkozës, Pagarushës dhe Doberdelanit me lartësinë më të madhe në Gumnishte 840 m, si dhe nga qafa e Pagarushës e deri në Reshtan malet e Grapit me lartësi 760 m. Ky sistem malore në mënyrë të rrepishme lëshohet në pjesën perëndimore dhe jugore duke krijuar vijën shkarëse të trevës së Llapushës me trevën e Anadrinise, kurse në pjesën lindore këto tërësi malore lëshohen në mënyrë të valëzuara në veri dhe lindje në luginën e lumit Mirusha dhe në jug në luginën e thelle të lumit të Breshancit. Poashtu kjo tërësi malore e formon kufirin natyror ndarës mes Llapushës dhe Anadrinisë (Podrimës).

Vargmalet Gajrak-Gallushë-Biraq Redakto

Po në Llapushën jugore paralel me vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkoze dhe vargmalet Carraleve-Drenice shtrihen vargmalet e ulëta Gajarak-Gollushe me lartësi mesatare 600-800 m. Ky sistem malor fillon mbi qytezën e Malishevës në VP dhe përfundon në Grykat e Dragaqinës e Reqanit në JL. Në këtë tërësi malore dallohen malet e Gajrakut me lartësinë më të madhe Gajrak 793 m, pastaj Gajraku i Malishevës me 742 m, Gajraku i Kervasërisë, 720 m, Gajraku i Bellanicës 730 m, Gajraku i Gariqit 700 m. Me në jug dallohet tërësia malore e Gallushës me lartësinë më të madhe 793 m mbi fshatin Nishor, ku dallohen malet e Nishorit dhe Kastercit, Semetishtit dhe Sllapuzhanit. Kurse nga fshati Sllapuzhan deri në grykat e lumit të Dragaqinës vazhdojnë kodrinat e Biraqës me lartësi mbidetare më të madhe 658 m.

Vargmalet Gremnik - Gjurgjevik Redakto

Vargmalet Gremnik - Gjurgjevik kanë shtrirje VJ dhe janë male kryesisht të ulëta me majën më të lartë 720 m mbi fshatin Perqeve. Këto vargmale fillojnë nga lugina e thelle e lumit Klina në veri dhe vazhdojnë drejt jugut deri në luginën e thelle të lumit Mirusha. Në këtë tërësi malore dallohen për nga lartësia malet e Sferrkës e të Perqevës, malet e Gremnikut, malet e Dollcit e të Gjurgjevikut.

Vargmalet Resnik - Kerrninë- Vuqak Redakto

Vargmalet Resnik-Kerrnine poashtu janë male të ulëta që mbulojnë pjesën më veriore të Llapushës nga lumi Kujavq deri në lumin Klina në jug dhe shikuar në aspektin e fizionomisë së relievit ato janë kryesisht terrene kodrinore, ku dallohen kodra Stannjevac 671 m, kodrat e Resnikut 620 m etj.

Relievi kodrinoro- fushor Redakto

Në trevën e Llapushës relievi kodrinoro - fushor është shumë më prezent dhe atë në formë të pllajave të larta ose rrafshnaltave të thyera, kurse ai fushor paraqitet vetëm në disa lugina të ngushta. Në këtë trevë shikuar nga ky këndvështrim në trevën e Llapushës dallohen si rajone më të rrafshëta këto zona : Rrafshlarta e Llapushës, Lugina e Drinit të bardhë dhe Lugina e Pagarushës.

Rrafshlarta e Llapushës dhe Lugina e Mirushës Redakto

Kjo rrafshnaltë përfshin pjesën qendrore të Llapushës mes lumit Klina në veri, maleve të Gremnikut në perëndim, maleve Kaznik-Zatriq-Gajrak në jug dhe maleve Carraleve-Berishe-Kosmaq në lindje. Për nga fizionomia e terrenit është një rrafshnalte shumë e veçante me lartësi mes 500-600 m që në përbërjen e vete ka lugina të cilat kryesisht kanë drejtim L-P që lëshohen poshtë duke formuar rrafshet e vogla aluviale të lumit Mirusha. Në këtë zonë janë të vendosura mbi 60 % e vendbanimeve të Llapushës dhe nëpër të kalon magjistralja Peje-Prishtine si dhe rruga tjetre e rëndësishme Kijeve-Malisheve-Duhel që lidhe shumicën e fshatrave të Llapushës. Në këtë zonë nihen tri tërësi kryesore : mali i madh në perëndim, Dubrava në lindje dhe lugina e Mirushës në jug.

Lugina e Drinit të bardhë Redakto

Zona më e ulet dhe më fushore e trevës së Llapushës me lartësi mbidetare 350-450 m, është pjesa perëndimore e kësaj trevë përgjatë lumit Drini i bardhë që njëkohësisht është e përbërë me shtresa aluviale dhe më e përshtatshmja për bujqësi dhe vijës shkarëse të vargmaleve të Gjurgjevikut e Gremnikut. Kjo lugine ka drejti VJ dhe fillon nga venderdhja e lumit Kujavq në lumin Drini i bardhë në veri dhe përfundon në venderdhjën e lumit Mirusha në jug. Kryesisht në popull nihet si fusha e Dresnikut dhe e Gremnikut.

Lugina e Pagarushës Redakto

Lugina e Pagarushës është një lugine që në veri ka formën e rrafshnaltës në veri me lartësi deri 650m dhe pastaj në jug shkon duke u thelluar dhe formon gryken e Semetishtit ku lartësia zbret deri në 400 m. Kjo lugine gjendet mes maleve vargmaleve Zatriq -Shkoze-Grab në perëndim dhe jugperëndim dhe maleve Gajrak dhe Gollushe në verilindje dhe juglindje. Përmes kësaj lugine kalon lumi Pagarushës që pastaj merr emrin lumi i Breshancit. Kjo lugine është mjaft e thate dhe vetëm në ojesen jugore është zone më e butë dhe aluviale.

Hidrografia Redakto

Treva e Llapushës është e pasur me lumenjtë dhe përrenj. Rreth saj dhe nëpër të kalojnë disa lumenj mjaftë të rëndësishëm të Kosovës si Drini i bardhë në perëndim që e përshkon kufirin e Llapushës nga venderdhja e lumit Kujavq në veri e deri të venderdhja e lumit Mirusha në jug. Pastaj lumi Klina në veri nga fshati Murge e deri tek venderdhja e këtij lumi në Drinin e bardhë tek qyteza e Klinës. Lumi Kujavaq që vjen nga bjeshkët e Suhogerllës dhe kalon duje e formuar kufirin verior të Llapushës përgjatë fshatit Kerrnine deri në venderdhjën në Drinin e bardhë. Lumi Mirusha si lumi më i rëndësishëm i kësaj trevë që përshkon përmes këtë trevë nga malet e Bllacës e deri në venderdhjën në Dri të bardhë tek Guri i zi pranë Volljakës. Lumi i Breshancit që i mbledh përrejte luginës së Pagarsushës deri në vendebashkimin me lumin e Suharekës për të formuar lumin Toplluha në afërsi të Reshtanit. Megjithëse kjo trevë është e pasur edhe me përrenjve shumica e përrenjve sidomos gjatë verës kanë prurje shumë të vogla ose edhe thahen, kështu që pjesa më e madhe e fushave të kësaj trevë nuk mund të ujiten tokat. Fushat që mund të ujiten janë kryesisht fusha e Gremnikut dhe fusha aluviale nga Banja deri në Bubel, përgjatë lumit Mirusha.

Klima Redakto

Klima e trevës së Llapushës është kryesisht klime subkontinentale. Megjithatë kjo trevë duke qenë e hapur përmes luginave lumore dhe rrafsheve dhe duke qenë pjese e basenit të Dukagjinit, për disa nuanca ka klime më të butë se krahinat në lindje. Krejt kjo falë Drinit të bardhë që sjell nuanca të klimës mesdhetare. Sasia e reshjeve kryesisht nuk dallon shumë nga sasia e reshjeve mesatare të Rrafshit të Dukagjinit, megjithëse për disa nuanca mund të jenë më të pakta. Shkëlqimi i diellit në këtë trevë duhet të jetë shumë më i gjatë në kohë se sa në viset më të ulëta të Dukagjinit dhe Drenicës dhe falë kësaj kjo trevë dallohet për sasinë më të vogël të mjegullave që bien atje.

Demografia dhe vendbanimet Redakto

Treva e Llapushës është një rajon mjaft i populluar me përafërsisht 115 banore në 1 km². Kjo trevë në vete përfshin komplet vendbanimet e komunës së Malishevës gjithsejtë 43 fshatra, pastaj vendbanimet e pjesës lindore të komunës së Klinës, vendbanimet veriperëndimore të komunës së Rahovecit, vendbanimet veriore të Komunës së Suharekës dhe disa vendbanime perëndimore të Komunës së Drenasit, Istogut dhe Lipjanit. Qendra kryesore gravituese e kësaj trevë është qyteza e Malishevës, por për pjese veriore dhe perëndimore të kësaj trevë është edhe qyteza e Klinës, pastaj Rahoveci dhe Suhareka.

Pjesa kryesore e vendbanimeve të trevës së Llapushës kryesisht vendbanimet Malishevës, Rahovecit dhe Suharekës gravitojnë në qendrën regjionale të Prizrenit, kurse vendbanimet e Klinës në atë të Pejës dhe disa vendbanime të Drenasit dhe Lipjanit në qendrën regjionale të Prishtinës. Në këtë trevë janë të dalluara kryesisht dy lloje vendbanimesh të tiput të grumbulluar dhe shpërndare të cilat për nga fizionomia e terrenit kanë veqorit e tyre dhe dallohen ato të Llapushës perëndimore nga ato të Llapushës lindore. Kryesisht në Llapushën perëndimore si zone me krastike dhe me malore me zona fushore të pakta dominojnë vendbanimet e tipit të grumbulluar, kurse në Llapushën lindore dhe veriore kryesisht ato të tipit të shpërndare.

Vendbanimet Redakto

Vendbanimet e Llapushës të komunës së Malishevës janë gjithsejtë 44 : Gollubovci, Pllaqica, Mleqani, Balinca, Llazica, Vermica, Shkarashniku, Drenovci, Kijeva, Bubaveci, Burimi(Stapanica), Lumnishta (Lubizhda), Damaneku, Bubli, Panorci, Llapqeva, Garaqeva, Qypeva e Damanekut, Turjaka, Gurbardhi (Carravrana), Burimi (Joviqi), Mirusha, Malisheva, Carralluka, Terpeza, Lladrovci, Berisha, Fshati i ri, Seniku, Bardhi (Lladroviqi), Ngucati, Temeqina, Bellanica, Banja, Gajraku, Kervaseria, Goriqi, Pagarusha, Janqisti, Shkoza (Millanoviqi), Maxharra, Astrazubi (Ostrozubi), Dragobili dhe Maralia.

Vendbanimet e Llapushes që i takojnë komunës së Klinës janë gjithsëjt 26 fshatra : Sferrka e gashit, Perqeva, Gllareva, Rigjeva, Zabergja, Qabiqi, Doberdoli, Shtarica, Ceraviku, Ujmiri, Gjurgjeviku i madh, Qypeva e poshtme, Qypeva e Sipërme, Volljaka, Gremniku, Dollci, Dresniku, Pograxha, Resniku, Jashanica poshtme, Jashanica e Epërme, Grabovci, Binxha, Siqeva, Jellovci dhe Kerrnica.

Vendbanimet e Llapushës të komunës së Suharekës janë gjithsejtë 11 fshatra : Javori, Luzhnica, Bllaca, Duhela, Sllapuzhani, Nishori, Kasterci, Breshanci, Semetishti, Peqani dhe Ilironi (Doberdelani).

Vendbanimet e Llapushës të komunës së Rahovecit janë gjithsejtë 8 fshatra : Mrasori, Guri i Kuq (Petkoviqi), Kazniku, Potoku, Pastaseli, Senovci, Drenovci dhe Zatriqi.

Vendbanimet e Llapushës që i takojnë Komunës së Drenasit janë gjithsejtë 4 fshatra : Arllati, Gjergjica, Negrovci, Vuqaku dhe Llapushniku. Tani me këto fshatra nihen si fshatrat të trevës së Drenicës (nuk numërohen).

Poashtu edhe fshatrat e komunës së Istogut deri në lumin Kujavq si : Shalinovci, Polani, Osojani, Tuqepi, Banja, shtupeli, Bellqa dhe Kërrnina, dikur janë njohur si pjesë e trevës së Llapushës, por tani me shumë pak njerëz i njohin si pjese të kësaj trevë (pra nuk numërohen).

Në baze të kësaj renditje del së treva e Llapushës i ka 89 fshatra të cilat edhe sot e kesja ditë nihen si trevë e Llapushës me rreth 100 mije banore.