Paketa e protokolleve të internetit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 9:
Sikurse telefonat që në rrjetin telefonikë lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo llogaritës që kyçet në internet ka një numër të quajtur '''Adresa IP'''. Llogaritësit të lidhur në rrjetë quhen '''Host''' ose '''Llogaritës Host'''. Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra në terminologjinë e përdorur sot i quajnë '''Provider'''. Qendra ka llogaritës Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një ''Adresë IP statike'' me të cilën lajmëroheni në llogaritës tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamikë. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri lajmëruar në qendër, porse për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP. Në sistemin operativ ''MS Windows'' p.sh. është nënë regjistrin e ''Windows'' dokumenti ''winsock.dll''.
 
{{internetiTCP/IP}}
[[Category:Informatikë]]