[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: en:Geography of Iran
Rreshti 4:
Element kryesor të relievit të Iranit është rrafshnalta , e cila përfshinë gati gjysmën e territorit të shtetit. Rrafshnaltën nga të gjitha anët e rrethojnë vargmalet e larta. Në veri Elbrusi dhe Kopet-Dag, ndërsa në jug vargmalet Zagros, të cila shtrihen që nga malet e [[Kurdistani]]t në veriperëndim deri te ngushtica Ormuz në jug.
===Klima===
Klima e Iranit është kryesisht është kontinentale. Vera është e thatë dhe e nxehtë dhe dimrat janë të ftohët. Veçori e klimës është dallimi i madh në temperaturat ditore. Reshjet ndryshojnë mes viteseve malore në veri e në perëndim dhe atyre të thata në brendi të shtetit.
 
===Hidrografia===
Irani është i varfër me rrjedha ujore, për shkak të kushteve klimatike në rrafshnaltën e Iranit. Lumenjtë derdhen në [[Liqeni Kaspik|Liqenin Kaspik]] dhe në [[Gjiri Persik|Gjirin Persik]]. Lumi më i rëndësishëm është Karun, i cili është i vetmi lum i lundrueshëm në Iran. Ai rrjedh në pjesën e ulët të fushës së [[Mesapotamia|Mesapotamisë]].