[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v roboti shtoj: la:Luneburgum; cosmetic changes
Rreshti 23:
 
== Historia ==
[[FiguraSkeda:Hans Borneman 001.jpg|thumb|290px|left|Vitet 1444-1447. Dënimi i I´parit Aegeas]]
[[FiguraSkeda:Lueneburg-1654-Merian.jpg|thumb|left|290px|Matthäus Merian, "Lyneburgu më shek. XVII]]
Sipas dëftesave<ref>Monumenta Germaniae Historica D O1,183</ref>, Lyneburgu përmendet më 956. Si bëthamë ishte kështjella dhe manastiri i Shën Mikelit (St.Michaelis) në Kalkëberg si dhe Salina (kriporja). Përreth kësaj bërthame deri në mesin e shekullit XIII-të, nën udhëheqjen e [[Fürst|I´parëve]], në fillim Billunger e më vonë Welfen, formohet qyteti të cilit tani i bashkëngjitet edhe katundi Modestorp me kishën e Shën Johanit. Hercogu Otto, nipi i Hajnrit të Luanëve, e pasuron Lyneburgun me kanun të vet, më 1247. Salina dhe Mynce bien gjithnjë e më shumë nën ndikimin e qytetit.
 
Rreshti 45:
Në të vërtet në këtë kohë (rreth 1980-ës) merr fund historia një mijë vjeçare e Salinës (kripores), mirëpo më 1973 aty hapet qendra shëruese "Solo" e cila më vonë thirret "SaLü". Më 1976 pranë kanalin anësorë të Elbës, ndërtohet një portë e industrisë dhe më 1995 me vijën e rrugës "BAB A 250" përmirësohet dukshëm rrjeti rrugorë. Në brendi të qytetit, rrjeti i rrugëve për këmbësorë, i planifikuara që më 1968 përmirësohet dhe plotësohet me planin urbanistik të vitit 1993 deri në brendi të qytetit të vjetër. Kështu më 1994, Lyneburku merr titullin si qendër kryesore e rajonit të pjesës veri lindore të Saksionisë së ultë. Ndërtesat e ushtrive të huaja dhe ato që u lëshuan me zvogëlimin e ushtrisë gjermane më 1996 shndërrohen në një qytet të studentëve "Uni-Campus". Dhe nga ky vit për herë të parë, Kryetari i qytetarëve zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët votues.
 
== Historia e shqiptarëve në Lyneburg ==
[[FiguraSkeda:050907 Lueneburg 1.jpg|thumb|290px|Rrugët e qytetit të vjetër]]
Mërgimtarët e parë shqiptarë që kanë zënë vend në këtë qytet duket të kenë ardhur në vitet 60-70 gjatë zbatimit të marrëveshjes së punësimit të thirrur në jetë nga RSFJ-a dhe RFGJ-a. Deri në vitet 90-ta, në qytet kanë qenë tri familje shqiptare dy nga Mali i Zi dhe një familje nga Kosova ndërsa një familje tjetër nga Kosova ka banuar në rrethinën e qytetit. Pas fillimit të 90-ve në qytet fillojnë gjithnjë e më shumë të vijnë mërgimtarë nga vise të ndryshme të Kosovës. Kështu gjatë luftës në vitin 1999, në Lyneburg kanë jetuar mbi 2000 shqiptarë dhe një numër i konsiderueshëm i romëve nga Kosova kryesisht nga rrethina e Pejës. Pas përfundimit të luftës një numër i popullsisë kosovare është dëbuar nga qeveria e rrethit të Lyneburgut, një pjesë ka migruar në qytete jugore të Gjermanisë për kushte më të mira punësimi. Gjatë intervalit kohorë 1994-1999 për t´posa ardhurit janë përkujdesur aktivist të lëvizjes shqiptare të quajtur LDK - Dega e Lyneburgut, të cilët në mbledhjet e rregullta mujore bënin këmbimin e informatave për vende punësimi dhe mbrojtjen e të rinjve nga kriminaliteti dhe blerja e vendeve të punës (dukuri e përhapur tek racat tjera lindore). Po ashtu mërgata e Lyneburgut gjatë kësaj kohe ka ndërmarrë disa aksione për të ndihmuar arsimin kosovar dhe për të ndihmuar familjet e vobekta si dhe ka realizuar aksionet e organizuar nga qeveria kosovare në mërgim për çlirimin e Kosovës. Gjatë vitit 1999 janë ndërmarr disa aktivitete në qendër të qytetit dhe rrethin me qëllim informimin të Lyneburgianëve me dhe për Kosovën. Kulmi i aktiviteteve ka qenë organizimi i protestës (parakalimit) të rinjve shqiptar dhe shokëve të tyre Lyneburgianë në qendrën e qytetit.
 
Rreshti 166:
== Shih edhe ==
{{Commonskat|Lüneburg|Lyneburg}}
== Lidhje të jashtme ==
* [http://video.google.de/videoplay?docid=2291449555679412492&q=l%C3%BCneburg&total=930&start=10&num=10&so=1&type=search&plindex=3 Unabhaengigkeit-Kosovo-Lueneburg ]
 
== Burim i të dhënave ==
<references />
[[CategoryKategoria:Qytete në Gjermani]]
 
[[af:Lüneburg]]
Rreshti 189:
[[ja:リューネブルク]]
[[kk:Люнебург]]
[[la:Luneburgum]]
[[nds:Lümborg]]
[[nl:Lüneburg (stad)]]