[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.109.18 (diskutimet) në versionin e fundit nga Puntori.
No edit summary
Rreshti 1:
'''Koto Hoxhi''' ishte një prej lëvruesve të gjuhës shqipe, pionier i arsimit shqiptar. Ai ishte një nga përgatitësit e truallit për shkollat e para shqipe, si dhe të "Alfabetares së gjuhës shqipe" gjatë [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes Shqiptare të Prizrenit]] më [[1879]].
 
Koto Hoxhi nga [[Qestorati]] i Gjirokastrës (1824-1895), i cili ishte emëruar më 1873 mësues në normalen e Qestoratit, në orët e lira u mësonte fshehurazi nxënësve shqipen dhe u ngjallte atyre dashurinë për gjuhën, për atdheun, për bashkatdhetarët e feve të tjera. Kjo veprimtari patriotike e futi Koto Hoxhin në grindje me konsullin grek dhe me peshkopin e Gjirokastrës. Peshkopi e shkishëroi dhe njëkohësisht vuri njerëz ta sulmonin. Por ky nuk u tërhoq para vështirësive. Kështu, nga shkolla e Qestoratit nuk dolën vetëm mësues fanatikë të helenizmit, por edhe atdhetarë si Pandeli Sotiri e Petro Nini Luarasi, të cilët ndoqën rrugën e Koto Hoxhit.
{{cung}}