Kuçi (Vlorë): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 60:
 
===Relievi===
Kuçi është i rrethuar nga një kurorë malesh të larta: Papadhia me lartësi 1481m, në vendin e quajtur Vali i Papadhisë është një vend i sheshtë me një fushë të bukur prej 7 ha ku ka kullota verore të dhenve e mund të ndërtohet një aerodrom i mirë për aviacionin civil, ushtarak e helikopterat, ku mund të zhvillohet agroturizmi dhe gjuetia e kafshëve e shpendëve të egra si: lepuri, kunadhia, thëllënxa, pëllumbat etj. Mali i Papadhisë është ngjitur me malin e Golemit, (Gjoshnikoshi 1533m) ku ndodhet lapidari i Heroit të Popullit Temo Vasi dhe i gjashtë kuçiotëve e një nga Golemi që ranë dëshmorë në luftë me nazistët në 2 tetor 1943, malet Shkage, maja e Shytit 1262m, Balçik 1467m, Zareli 1651m, në lindje e në veri Valthi 1226m, maja e Mureve 1700,3m, maja e Kunjovës Pleshovica 1773m që shtrihen përkatësisht në veri e lindje, mali i Bogonicës në perëndim (pjesa e vargut të Çikës) me lartësi 1672m dhe mali i Çorrajt (mali i Shëndëllisë) me majën e Gjinikut 1404 m i lartë ne jug. Këto male përbëhen nga shkëmbinj gëlqerorë dhe shpatet e tyre bien pjerrtas mbi luginën e Shushicës e të Borshit (rrjedhjet e sipërme). Pjesët e poshtme të shpatave zbresin në formë kodrash të ulëta, të përbëra nga flishe (shtufe) e argjile. Ato janë të veshura me shkurre. Pjesë përbërëse e relievit janë edhe luginat e lumenjve dhe përrenjve, për të cilat u fol më sipër.
 
==Klima==
Klima e Kuçit është midis asaj të butë mesdhetare të Borshit dhe klimës së ashpër të Kurveleshit të sipërm. Kjo duket nga pasqyra e mëposhtme:
 
 
Fshatrat Mes.vjetore Mes.e Janarit Mes.e Korrikut
 
 
Borshi 17°c 10°c 24,8°c
 
Kuç 14°c 5,7°c 23,3°c
 
Nivicë 12°c 4°c 20,6°c
 
 
Pasqyra tregon qartë që klima e Kuçit është më e ashpër se ajo e Borshit (Janari mbi 4°c më i ftohtë se në Borsh) por më i butë se i Nivicës (Gati 2°c më i ngrohtë). Ndryshime të mëdha ka edhe në sasinë e reshjeve, siç e tregon pasqyra:
 
 
Fshatrat Sasia mes.vjetore e rreshjeve në mm
 
 
Borsh 1368
 
Kuç 2406
 
Nivicë 2450
 
 
Siç shihet, në Kuç bien 1038 mm reshje më shumë se në Borsh, kurse në Nivicë 44mm më shumë se në Kuç. Kuç me 2670 mm shi2) në vit zë vendin e dytë pas Bogës së Alpeve.
 
Këto ndryshime në temperaturë lidhen me pozitën e Kuçit më në brendësi të vendit, me largësinë më të madhe nga deti dhe me relievin e mbyllur midis maleve. Kurse sasia më e madhe e rreshjeve se Borshi, spiegohet me konfiguracionin e relievit. Erërat e lagështa që vijnë nga deti, duke hyrë nëpër luginat në Kuç, ndrydhen nga malet përreth duke lëshuar sasira të mëdha shirash.
 
==Ujrat==
 
[[Kategori:Fshatra në Shqipëri]]