Kuçi (Vlorë): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 99:
Këto ndryshime në temperaturë lidhen me pozitën e Kuçit më në brendësi të vendit, me largësinë më të madhe nga deti dhe me relievin e mbyllur midis maleve. Kurse sasia më e madhe e rreshjeve se Borshi, spiegohet me konfiguracionin e relievit. Erërat e lagështa që vijnë nga deti, duke hyrë nëpër luginat në Kuç, ndrydhen nga malet përreth duke lëshuar sasira të mëdha shirash.
 
===Ujrat===
zona e Kuçit ka pasuri të shumta ujrash, si pak fshatra të Kurveleshit ku numërohen rreth 157 burime ujore. Pasuritë më të mëdha janë burimet e Lëpushës me 550l në sek, dhe buronjat e Kuçe me 300l /sek; një nga burimet më të mëdha karstike të Shqipërisë jugore. Ato dalin në grykë të Shurit në Lëpushë, duke përshkruar 4 km kanionin mahnitës deri sa vjen në Buronja te Rrapet e Kuçit ku ndodhet nje korije e mrekullueshme, e mbuluar me rrepe shekullore, që në verë krijojnë një mjedis të freskët e me bukuri mahnitëse. Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujrat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi ku dalin Buronjat. Buronjat përfaqësojnë një objekt me rëndësi turistike për gjithë rajonin. Këtu organizohen herë pas here shëtitje turistike, piknikë dhe festa të ndryshme. Por natyra e virgjër e Buronjave është dëmtuar shumë nga ndërhyrjet e këqia të njeriut duke marrë ujin pa kriter me anë ndërtimesh të vrazhda.
 
==Tokat==
Tokat – e zonës së Kuçit janë jo shumë të trasha.Mbizotërojnë tokat e holla dhe bokërrima.Por ka edhe toka bujqësore (të hirta, kafe dhe të kafenjta) Në luginat ka toka aluvionale të pasura me humus që i bën ato pjellore. Në to rriten shumë mirë misri, perime e drurë frutorë.
 
===Mbulesa bimore===
Mbulesa bimore e zonës së Kuçit është dëmtuar shumë nga shpyllëzimet për toka bujqësore (bukë), nga prerjet për dru zjarri, djegiet e bëra nga barinjtë dhe nga kullotja pa kriter e bagëtisë (dhive). Bimësia më e përhapur janë shkurret e tipit mesdhetar (makja) të përbëra nga: sqina (xina), koçimarja, përralli, mersina, shqopa, cfaka (bezga), thrumja, sherebeli etj. Në luginat përhapje të gjerë ka dhe hilqja dhe rrapi. Në pjesët e larta rritet bredhi e pak pisha. Ka gjithashtu kullota të pasura verore1).
 
===Kafshe e egra===
Nga kafshët e egra më shumë gjendet derri i egër dhe lepuri, të dëmtuar rëndë nga gjuetia. Haset edhe dhelpra e kunadhja. Nga shpendët përhapje të gjerë ka thëllëza e malit, pëllumbat, shapkat dhe lloje të ndryshme shpendësh.
 
[[Kategori:Fshatra në Shqipëri]]