Arbëria në Mesjetë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 2:
 
==Shqipëria dhe Bizanti==
Pas ndarjes së [[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]] në dy pjesë, më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të [[Perandorisë Bizantine]], siç quhet zakonisht pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt [[Konstandinopoja|Konstandinopojë]].
Ashtu siç i kishin dhënë në shek. III-IV Perandorisë Romake një numër perandorësh e gjeneralësh të shquar, po ashtu gjatë periudhës së hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanë Perandorisë Bizantine disa perandorë, ndër të cilët shquhen në mënyrë të veçantë [[Anastasi I]] nga [[Durrësi]] (491-518) dhe [[Justiniani I]] nga [[Taurisium]] i [[Shkupit]] (527-565). Me reformat dhe me masat e zbatuara në administratën civile e ushtarake, këta dy perandorë përgatitën kalimin nga antikiteti në mesjetë dhe hodhën bazat e asaj që do të ishte perandoria më jetëgjatë në historinë e qytetërimit mesdhetar.
Pozicioni skajor në kufi me [[Italinë]], me të cilën interesat e Bizantit mbetën deri në fund të lidhura ngushtë, përcaktoi rolin e jashtëzakonshëm të trevave iliro-shqiptare në kuadrin e Perandorisë Bizantine. Ato u kthyen në një nyje komunikimi të Lindjes me Perëndimin dhe anasjelltas. Një rol të tillë e favorizonte ekzistenca e porteve të rëndësishme gjatë bregdetit të [[Adriatikut]] e të [[Jonit]] ose e arterieve rrugore që fillonin prej tyre dhe zgjateshin në thellësi të Gadishullit duke lidhur bregdetin me qendra të tilla të rëndësishme, si [[Nishin]], [[Shkupin]], [[Ohrin]], [[Sofjen]], [[Kosturin]], [[Selanikun]], [[Adrianopojën]] e vetë Konstandinopojën. Ashtu si në shekujt e lashtësisë, rruga [[Egnatia]] vazhdoi ta luante rolin si vija kryesore e komunikimit midis provincave të Perandorisë në rrafshin perëndim-lindje. Përgjatë traktit perëndimor të rrugës Egnatia ([[Durrës]]-[[Apoloni]]-[[Peqin]]-[[Ohër]]) janë zhvilluar disa nga betejat më të përgjakshme të historisë bizantine. Perandorët bizantinë i kushtuan vëmendje të veçantë mbrojtjes strategjike të trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, sipas biografit të tij, [[Prokopit të Cezaresë]], ndërtoi nga e para apo rimëkëmbi 168 kështjella në katër provincat ilire: të [[Dardanisë]], [[Prevalit]] dhe të dy [[Epirëve]]. Nga ana e tij, Anastasi I e rrethoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin me mure madhështore që shihen ende sot. Veç Durrësit, pikëmbështetje të pushtetit bizantin në Shqipëri përbënin [[Tivari]], [[Shkodra]], [[Lezha]], [[Kruja]], [[Dibra]], [[Prizreni]], [[Shkupi]], [[Berati]], [[Devolli]], [[Kolonja]], [[Adrianopoja]] etj. Mbrojtja e tyre dhe e territorit në juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandantëve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare shërbenin gjithashtu në vise të tjera të Perandorisë, sa në Lindje aq edhe në Perëndim. Në kohën e perandorit Justinian, ushtarë iliro-shqiptarë shërbenin në ushtrinë bizantine me qëndrim në [[Itali]]. Në një nga mbishkrimet e asaj kohe të gjetura në Itali, bëhet fjalë për “numrin e madh të ilirëve” (numerus felix Illyricianorum). Edhe në shekujt e mëvonshëm, reparte nga trevat iliro-shqiptare shërbenin në provincat bizantine të Italisë e në provinca të tjera në [[Evropë]] dhe [[Azi]].